Tuesday 13 October 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

UKZ nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi në kuadër të CoVE Kosovo

Shkruan: Arton Hoxha – Sa vlen jeta kur arma merret më lehtë sesa kontrollohet!

UKZ dhe Universiteti i Lucernit thellojnë bashkëpunimin për zhvillimin e start-up-eve dhe bizneseve vendore

Nga e marta shtohen reshjet dhe ulen temperaturat, borë në zonat malore

DMSH E GJILANIT DHE SIOUX CITY, IOWA (SHBA), REALIZOJNË USHTRIM TË PËRBASHKËT SIMULUES “VËRSHIMET”

NPL “TREGU” Gjilan: Çdo ditë në terren për pastërtinë e qytetit këtë vjeshtë

Lajm i trishtë! Ndërron jetë Dr. Ukshin Ismajli, një nga figurat e shquara të shëndetësisë

Dogana e Kosovës ndalon mallra të padeklaruara në Han të Elezit

Parashikimi i motit për të hënën, 12 tetor 2026

Vrasjet në Gjilan, reagon kryetari Hyseni: Nesër do të thërras në mbledhje urgjente Këshillin Komunal

 Shkruan: Arton Hoxha – Sa vlen jeta kur arma merret më lehtë sesa kontrollohet!
Screenshot
Lajme Opinione

Shkruan: Arton Hoxha – Sa vlen jeta kur arma merret më lehtë sesa kontrollohet!

13 October 2026 0 Comment 4 min read

AA

Një jetë e humbur nuk kthehet më. Asnjë dokument, asnjë leje dhe asnjë pendim nuk mund ta kthejnë atë. Ka pyetje që nuk duhet t’i bëjmë vetëm pasi ndodh një tragjedi.

Duhet t’i bëjmë më herët, kur ende mund të shpëtohet një jetë, kur ende mund të parandalohet një dhimbje që një familje do ta bartë përgjithmonë

Shkruan: Arton Hoxha

Sa seriozisht kontrollohet personi që kërkon të pajiset me armë?

A mjaftojnë disa dokumente për t’ia dhënë dikujt të drejtën të mbajë në duar diçka që mund t’ia marrë jetën tjetrit. Dhe kush kujdeset që kjo përgjegjësi të vazhdojë edhe pasi leja është lëshuar? Arma nuk është një send i zakonshëm.

Në duar të gabuara, ajo mund ta kthejë një çast zemërimi në një tragjedi të pakthyeshme. Pas saj nuk mbetet vetëm një jetë e humbur, por edhe një familje e shkatërruar, prindër që nuk gjejnë më qetësi dhe familje që do ta presin më kot kthimin e më të dashurit që nuk do të vijë më.

Prandaj, nuk duhet të presim të ndodhë tragjedia për të pyetur nëse janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme.

Nuk duhet të presim të derdhet gjaku për të kuptuar se parandalimi është përgjegjësi, jo zgjedhje. Institucionet duhet të sigurohen që çdo leje për armë të mbështetet në verifikime të mirëfillta, që kushtet për posedimin e saj të kontrollohen me seriozitet dhe që përgjegjësia të mos përfundojë ditën kur lëshohet dokumenti.

Në fund, pyetja nuk është vetëm se kush ka të drejtë të mbajë armë, por edhe sa bëjmë ne si shoqëri dhe si institucione për të mbrojtur jetën e njëri-tjetrit.

Sepse një leje mund të lëshohet me dokumente, por pas një jete të humbur mbetet një familje një nënë që pret fëmijun një baba që nuk pajtohet me humbjen e një motër apo vëlla që do ta ndiejë përgjithmonë mungesën që asnjë dokument, asnjë vendim dhe asnjë pendim nuk mund ta mbushë.

Për këtë arsye, kontrolli nuk duhet të vijë pas tragjedisë. Duhet të vijë përpara saj, kur ende mund të shpëtohet një jetë.

Share This:

Tags: Opinione
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Kulturë

KALENDARI I “VJESHTËS LETRARE…” PËR VITIN 2026

13 October 2026
Lajme

UKZ nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi në kuadër të

13 October 2026
Lajme

Shkruan: Arton Hoxha – Sa vlen jeta

13 October 2026
Lajme

UKZ dhe Universiteti i Lucernit thellojnë bashkëpunimin

13 October 2026
RELATED Stories for you
Lajme Opinione

Ndërroi jetë Hysnije Geci Demi, Ndër gratë

4 October 2026

Ndërroi jetë Hysnije Geci Demi. Ajo njihet si njera ndër gratë e para të

Opinione

Izmi Zeka: Nuhi Berisha – Nga demonstratat

3 October 2026

OPINION nga Izmi Zeka – Me rastin e 65-vjetorit të lindjes së Heroit Nuhi

Opinione

Silvana Begaj: “Sa shumë dele të pamerituara

2 October 2026

Opinionistja Silvana Begaj, ka publikuar një opinion mbi mentalitetin e turmës dhe pasojat e

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.