KV Drita vazhdon bashkëpunimin me Beltec SHPK për sezonin 2026/27
Klubi i Volejbollit Drita (meshkujt) ka bërë të ditur se ka vazhduar bashkëpunimin e sponsorizimit me kompaninë Beltec SHPK edhe për sezonin garues 2026/27.
Përmes një njoftimi, klubi ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të kompanisë, duke theksuar se ky partneritet është një shtysë e rëndësishme në rrugëtimin drejt objektivave dhe sukseseve të reja.
Një falënderim i veçantë i është adresuar pronarit të kompanisë, Blerim Sherifi, për besimin, përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj klubit, duke vlerësuar kontributin e tij në zhvillimin e sportit dhe përkrahjen e të rinjve.
Nga KV Drita theksojnë se janë krenarë që kanë pranë partnerë si Beltec SHPK, të cilët besojnë në vlerat e sportit dhe në të ardhmen e volejbollit gjilanas.
Me këtë bashkëpunim, Drita synon të vazhdojë rrugëtimin drejt trofeve dhe rezultateve të reja në sezonin 2026/27.
