Tuesday 12 May 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Sqarim editorial dhe publikim i reagimit lidhur me historikun e KV “Drita” nga Gjilani

AAK mban mbledhjen e Këshillit: Votohet Ardian Gjini për bartës të listës dhe kandidatët për

Agim Veliu përfshihet në listën e LDK-së

Vendos kryesia e PDK-së: Refuzohet kthimi i Fatmir Limajt

Kamenicë: Homazhe dhe vizita përkujtimore në Hogosht, Kopërnicë, Karaçevë dhe Roganë

PDK-ja mblidhet sot, në fokus rikthimi i mundshëm i Fatmir Limajt në listën zgjedhore

Kosova zhvillon dy miqësore në qershor, përballet me Çekinë dhe Andorrën

Janina Ymeri flet për mungesën në “tubimin e bashkimit” të LDK-së

Shefqet DIBRANI: DASHURIA SI UNIVERS I METAFORËS EROTIKE – (Muhamet Halili, “KASAFORTA EROTIKE”, poezi, “Beqir

Portieri i Drenicës, Kenan Haxhihamza, është shpallur më i miri i xhiros së 33-të në

 Sqarim editorial dhe publikim i reagimit lidhur me historikun e KV “Drita” nga Gjilani
Lajme Sport Sporte tjera

Sqarim editorial dhe publikim i reagimit lidhur me historikun e KV “Drita” nga Gjilani

11 May 2026 0 Comment 7 min read

AA

TV Gjilani, në kuadër të hapësirës së saj mediale për tema sportive, historike dhe kulturore të qytetit, ka publikuar ditë më parë një shkrim të autorit Ismajl Veliu, i cili i referohej një prej periudhave më të suksesshme të KV “Drita”, konkretisht gjeneratës së sezonit 1997/1998.

Shkrimi në fjalë ishte bazuar në një publikim personal të autorit në rrjete sociale, me karakter kujtese dhe rikthimi nostalgjik për një periudhë të rëndësishme të sportit gjilanas. Megjithatë, pas publikimit kemi pranuar reagimin e prof. Hajrush Fazliut, i cili me të drejtë ka vlerësuar se në kontekstin e trajtimit të historikut të KV “Drita” mungojnë disa elemente të rëndësishme historike dhe institucionale që lidhen me periudhat paraprake të suksesit të klubit dhe me figurat që kanë udhëhequr e ndërtuar këtë traditë sportive ndër vite.

Duke e konsideruar reagimin si kontribut në saktësimin e historikut të klubit dhe jo si polemikë personale, vendosëm ta botojmë të plotë, në funksion të korrektësisë publike dhe respektimit të pluralitetit të mendimeve.

Po ashtu, vlerësojmë se në shkrimin e autorit Ismajl Veliu fokusi kryesor ka qenë te një gjeneratë specifike e viteve 1997/1998, ndërsa në interpretim mund të jetë krijuar përshtypja sikur trajtohet e tërë periudha e viteve ’90, çka ka nxitur edhe reagimin e prof. Fazliut.

LEXO EDHE: Shkrimi origjinal (Opinioni) i autorit: (KV Drita) – ekipi i vashave – ka një histori të pasur dhe të lavdishme në volejbollin kosovar, duke qenë një nga simbolet sportive . I themeluar në vitin 1951, klubi ka nxjerrë gjenerata të tëra volejbollistesh që kanë shkruar histori në sportin e Kosovës.

Gazetaria shqiptare ndër dekada është karakterizuar nga polemika dhe debate publike, që nga koha e rilindësve shqiptarë në kolonitë e Bukureshtit, Stambollit, Sofjes e më gjerë, ku përmes shtypit zhvilloheshin diskutime të forta për çështje historike, kulturore e kombëtare. Në këtë frymë, edhe debatet për historikun sportiv duhet të shihen si pjesë e përpjekjes për ruajtjen e së vërtetës dhe dokumentimit korrekt të kujtesës kolektive.

TV Gjilani mbetet e hapur për publikimin e reagimeve, sqarimeve dhe plotësimeve faktike, duke synuar gjithmonë që publiku të ketë qasje në informacion sa më të balancuar dhe të verifikuar.

LEXO EDHE:

Shkruan: Ismajl Veliu – Gjenerata e Artë e KV Drita në vitet ’90 të shekullit XX – Krenaria e Gjilanit dhe Lavdia e Volejbollit Kosovar

Shkruan: Ismajl Veliu – Gjenerata e Artë e KV Drita në vitet ’90 të shekullit XX – Krenaria e Gjilanit dhe Lavdia e Volejbollit Kosovar

Reagimi i plotë i Prof. Hajrush Fazliut:

“Reagim publik ndaj keqinformimit për historikun e KV “Drita” – Gjilan

I nderuari z. Ismajl Veliu,

Me respekt për kontributin tuaj mediatik dhe për kujtesën sportive të qytetit tonë, ndjej obligim moral dhe institucional të reagoj ndaj informacionit të publikuar lidhur me të ashtuquajturën “Gjenerata e Artë” e KV “Drita” nga Gjilani.

Historiku i këtij klubi të lavdishëm nuk mund të trajtohet në mënyrë të pjesshme apo me të dhëna të mangëta, sepse kështu dëmtohet e vërteta sportive dhe mohohet puna shumëvjeçare e gjeneratave që ndërtuan identitetin e volejbollit gjilanas dhe kosovar.

KV “Drita” ka qenë kampione e Kosovës për më shumë se një dekadë radhazi, shumë vite përpara periudhës që përmendet në publikimin tuaj, nën udhëheqjen e themeluesit të klubit, prof. Hajrush Fazliu, trajner shumëvjeçar, së bashku me trajnerin Shaban Kastrati dhe kontributin e madh të prof. Hafiz Gashit. Këta emra janë gurthemeli i sukseseve dhe historisë së këtij institucioni sportiv.

Natyrisht, në periudha të ndryshme klubi ka vazhduar rrugëtimin e suksesshëm edhe me kontributin e trajnerëve dhe sportistëve të tjerë si Faruk Brestovci, Bardhyl Ibrahimi, Makfire Brestovci, ndërsa në vitet e fundit me shumë përkushtim e profesionalizëm po vazhdojnë Lorik Iliazi dhe Vlora Berisha, krenari e sportit gjilanas dhe kosovar.

Prandaj, është e domosdoshme që opinionit publik t’i prezantohen faktet e sakta historike dhe sportive, të mbështetura në dokumente, arkiva dhe dëshmi institucionale të Federatës së Volejbollit dhe sportit gjilanas.

Ky reagim nuk ka për qëllim polemikën, por ruajtjen e së vërtetës dhe respektin ndaj të gjithë atyre që sakrifikuan dhe ndërtuan historinë e KV “Drita”.

Me respekt,
Prof. Hajrush Fazliu”

Share This:

Tags: KV Drita
Previous post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Sqarim editorial dhe publikim i reagimit lidhur

11 May 2026
Lajme

AAK mban mbledhjen e Këshillit: Votohet Ardian

11 May 2026
Lajme

Agim Veliu përfshihet në listën e LDK-së

11 May 2026
Champions League

Një arbitër gjerman do të vendosë drejtësinë

11 May 2026
RELATED Stories for you
Lajme Sport Sporte tjera

KV Drita shpallet kampione në kategorinë U18

25 April 2026

Një sukses i madh për KV Drita në konkurrencën e meshkujve. Ekipi i juniorëve

Ciceroni Sport Sporte tjera

Fitore dramatike për KV Drita ndaj liderit

23 February 2026

Në një ndeshje të mbushur me tension dhe emocione, KV Drita Mashkujt arritën një

Sport Sporte tjera

Volejbollistja e KV Drita, viziton shkollën “Mulla

30 April 2025

Nxënësit e shkollës “Mulla Idriz Gjilani” nhga Velekinca, kanë pasur fatin, mundëisnë e rastin

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.