Selver Xhelili finalizon pas 18 muajsh një synim të kahershëm, bëhet pronar i hotelit në Ksamil
Afaristi gjilanas, Selver Xhelili, ka bërë të ditur se ka përmbyllur një proces 18-mujor për marrjen e certifikatës së pronësisë së hotelit më të madh në Ksamil, investim që, sipas tij, kap vlerën e rreth 6 milionë eurove.
Përmes një njoftimi publik, Xhelili ka bërë të ditur se ky ishte një synim i kahershëm i tij, i cili tashmë është realizuar. Ai e ka cilësuar këtë proces si një kapitull të vështirë, por me përfundim të suksesshëm.

Në këtë rrugëtim, afaristi ka shprehur mirënjohje të veçantë për familjen e tij, e cila, siç thotë, i qëndroi pranë gjatë gjithë procesit, duke e mbështetur në realizimin e këtij synimi.


Xhelili ka falënderuar Zotin dhe familjen për mbështetjen, duke e vlerësuar marrjen e pronësisë si një nga momentet e rëndësishme në rrugëtimin e tij afarist.
