Sokol Haliti viziton vendbanimin arbëresh në Kalabri të Italisë
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, gjatë qëndrimit në San Cosmo Albanese të Kalabrisë, në Itali, ka zhvilluar një vizitë kulturore për t’u njohur nga afër me historinë dhe trashëgiminë arbëreshe.
Gjatë kësaj vizite, Haliti u njoh me traditat dhe vlerat kulturore të komunitetit arbëresh, i cili ndër shekuj ka ruajtur gjuhën shqipe, besimin dhe zakonet e trashëguara nga të parët.

Ai e vlerësoi trashëgiminë arbëreshe si pasuri të përbashkët kulturore, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së saj dhe të forcimit të lidhjeve ndërmjet komuniteteve përmes shkëmbimeve dhe bashkëpunimit kulturor.


Me këtë rast, kryetari Haliti falënderoi kryetarin e Bashkisë së San Cosmo Albanese, Damiano Baffa, si dhe nikoqirët e tjerë për mikpritjen dhe mundësinë për t’u njohur më nga afër me historinë dhe vlerat e këtij vendbanimi arbëresh.

