Tuesday 10 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kuvendi i Kosovës nesër në seancë të jashtëzakonshme, në rend dite Raporti i Progresit i

Bileta shtesë për ndeshjen Kosovë – Izrael, tifozë mysafirë nuk do të ketë

Vjosa Osmani nderohet me çmimin “Global Diplomacy Award” në Turqi

SHBA harton planin për të izoluar Iranin, çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

Parashikimi i motit për të martën, 10. 11. 2026

Karvani Shëndetësor “PërSHËNDETje” në Gjilan me rastin e Ditës Botërore të Diabetit

Presidentja e Kosovës viziton kombëtaren, merr dhuratë fanellën e “Dardanëve”

Sokol Haliti viziton vendbanimin arbëresh në Kalabri të Italisë

Selver Xhelili finalizon pas 18 muajsh një synim të kahershëm, bëhet pronar i hotelit në

Tragjedi në Kretë: 12 emigrantë humbin jetën, 105 të tjerë shpëtohen

 Ismajl Rashiti, një nga “vulat identitare” të futbollit gjilanas – dëshmitar i tri periudhave të rëndësishme të historisë së tij
Futboll Sport

Ismajl Rashiti, një nga “vulat identitare” të futbollit gjilanas – dëshmitar i tri periudhave të rëndësishme të historisë së tij

10 November 2026 0 Comment 14 min read

AA

Historia e futbollit në Gjilan është ndërtuar ndër vite nga gjenerata të tëra futbollistësh, trajnerësh, drejtuesish klubesh, donatorësh dhe sportdashësish. Secila periudhë ka pasur njerëzit dhe veçoritë e saj, ndërsa disa prej protagonistëve kanë pasur mundësinë t’i përjetojnë nga afër ndryshimet dhe zhvillimet e këtij sporti.

Njëri prej tyre është Ismajl Rashiti, futbollist që karrierën e nisi në fund të viteve ’70, u afirmua në periudhën e C. Zvezdës dhe vazhdoi të ishte pjesë aktive e futbollit gjilanas edhe gjatë viteve ’90, kur rrethanat politike dhe shoqërore e vështirësuan jashtëzakonisht shumë organizimin e sportit në Kosovë.

Rrugëtimi i tij lidhet me tri klube – C. Zvezdën, Kikën dhe Dritën – por edhe me një histori më të gjerë të futbollit të Gjilanit.

Fillimet dhe afirmimi te C. Zvezda

Rashiti iu bashkua grupmoshave të C. Zvezdës së Gjilanit në vitin 1977. Ai kaloi nëpër kategoritë e pionierëve dhe juniorëve, për t’u inkuadruar në ekipin e parë në vitin 1980, në moshën 18-vjeçare.

Golin e parë në ekipin senior e shënoi në Prizren, në përballjen me Lirinë, ku C. Zvezda fitoi me rezultat 1:0. Ishte një moment i rëndësishëm në fillimet e karrierës së tij dhe një kujtim që e shoqëron edhe sot.

Në vitin 1981, shërbimi ushtarak në ish-Jugosllavi, që zgjati 12 muaj, ia ndërpreu përkohësisht aktivitetin sportiv. Pas kthimit, iu deshën rreth tre muaj përgatitje nën drejtimin e trajnerit Kemajl Halimi, për t’u rikthyer në formën e duhur.

Në vitet që pasuan, C. Zvezda kishte një skuadër të përforcuar dhe synonte të ngjitej në Ligën e Dytë të ish-Jugosllavisë, në grupin Lindor. Në përbërjen e saj ishin edhe futbollistë cilësorë, ndër ta Naser Salihu dhe Shefqet Lajqi, më pas Kodraliu e shumë emra tjerë të spikatur që kishin ardhur ta ndihmonin klubin në cilësi e rezultate. Nga mesi i viteve ’80, klubi arriti të afirmohej edhe në këtë nivel garash.

Rashiti kujton se C. Zvezda kishte organizim të mirë dhe kujdesej për përgatitjen e futbollistëve. Përgatitjet dimërore zhvilloheshin në zonat bregdetare, ndërsa ato verore në vende me lartësi më të madhe mbidetare. Intensitetin e atij angazhimi e kujton edhe me humor: “Mua të gjithë fëmijët më kanë lindur, ndërsa unë kam qenë zakonisht jashtë shtëpisë, në përgatitje”.

Një traditë futbollistike përtej dy klubeve kryesore

Futbolli gjilanas i viteve ’80 dhe ’90 nuk përfaqësohej vetëm nga C. Zvezda dhe Drita. Në qytet dhe rrethinë vepronin edhe skuadra të tjera, si Bashkimi, Tekstili, Ternipe dhe klube të tjera që garonin në kuadër të Ligës Ndërkomunale Futbollistike të Gjilanit. Pjesë e kësaj skene ishte edhe Liria e Pogragjës.

Këto skuadra përbënin një pjesë të rëndësishme të aktivitetit futbollistik në komunë dhe rrethinë. Megjithatë, për nga organizimi dhe struktura sportive, gjatë viteve ’80 veçoheshin C. Zvezda dhe Drita. Në vitet ’90, në rrethana të reja, Drita dhe Gjilani u bënë dy klubet kryesore që përfaqësonin futbollin e qytetit.

Vështirësitë e viteve ’80 dhe ndikimi i politikës

Përkundër organizimit dhe zhvillimit sportiv, periudha e viteve ’80 u shoqërua edhe me tensione brenda C. Zvezdës. Sipas kujtimeve të Rashitit, marrëdhëniet ndërmjet menaxhmentit të klubit, ku shumica ishin serbë, dhe futbollistëve shqiptarë nisën të përkeqësoheshin.

Ai përmend Nehat Osmanin ndër futbollistët e parë që, sipas tij, u anashkaluan. Rashiti këto zhvillime i lidh me ndikimin e politikës së kohës në sport.

Kështu, futbolli nisi të ndiente gjithnjë e më shumë pasojat e zhvillimeve jashtë fushës së lojës. Rrethanat do të bëheshin edhe më të vështira në fillim të viteve ’90, kur ndryshimet politike dhe përjashtimi i shqiptarëve nga institucionet ndikuan edhe në organizimin e garave sportive.

Vitet ’90 dhe vazhdimësia e futbollit në rrethana të vështira

Në fillim të viteve ’90, shumë futbollistë u detyruan ta ndërprisnin karrierën, ndërsa klubet u përballën me vështirësi të mëdha organizative dhe financiare. Megjithatë, futbollistët dhe njerëzit e sportit nuk lejuan që aktiviteti të shuhej tërësisht.

Në atë periudhë u organizuan gara të futbollit të vogël, përmes të cilave u ruajtën kontakti mes futbollistëve dhe fryma sportive. Pastaj, pas rreth dy-tri vitesh, Federata organizoi garat paralele në katër grupe, duke mundësuar vazhdimin e futbollit në kushte të jashtëzakonshme.

Në sezonin 1993/1994, Ismajl Rashiti luajti për KF Kika. Skuadra kishte një gjeneratë cilësore dhe arriti të shpallej nënkampione e Kosovës. Në përbërjen e saj ishin Sabri Dërmaku, Naser Bunjaku dhe Shefket Sermaxhaj që kishin shkuar nga futbolli i qytetit të Gjilanit në Hogosht, si dhe Rabit Ahmeti, Zejdi Sermaxhaj e Shaip Morina, Mentor Kastrati, pastaj futbollistët nga Tërnoci –  Fati, GAlipi, Fehmiu, Izeiri e Nexhatiu tashmë I ndjerë, që asokohe ishin në kulmin e karrierës, si dhe drejtuesit e klubit, bashkë me futbollistë më të rinjë që bartnin “barrën” e fanelës së skuadrës nga Hogoshti.

“Një rol të rëndësishëm në mbështetjen e klubit kishte kryetari dhe donatori Bajram Vranja, i cili kontribuoi në funksionimin e skuadrës gjatë asaj periudhe”, tregon ai.

Shukri Sulejmani – Shuka dhe Selami Osmani – Bezi, dy emra me peshë në futbollin gjilanas

Kur flitet për mbijetesën dhe vazhdimësinë e futbollit gjilanas në vitet ’90, kontributi i Shukri Sulejmanit – Shukës dhe Selami Osmanit – Bezit zë një vend të veçantë.

Shukri Sulejmani – Shuka ishte themelues dhe donatori kryesor i FC Gjilani 95, ndërsa Selami Osmani – Bezi ishte pronar dhe sponsori kryesor i FC Drita.

Në një periudhë kur futbolli në Kosovë zhvillohej në kushte jashtëzakonisht të vështira, mbështetja e tyre ishte thelbësore për vazhdimësinë e dy klubeve. Përmes këtij angazhimi u ruajtën jo vetëm aktiviteti sportiv dhe garat, por edhe rivaliteti ndërmjet dy skuadrave, i cili mori përmasa të veçanta në jetën publike të qytetit.

Kontributi i tyre duhet parë në kontekstin e kohës: mbajtja gjallë e dy klubeve nënkuptonte ruajtjen e një pjese të rëndësishme të jetës sportive të Gjilanit, të interesimit të publikut dhe të traditës së futbollit që vazhdoi edhe në vitet pasuese.

Rikthimi te Drita dhe periudha si kapiten

Në pranverën e hershme të vitit 1995, Rashiti u rikthye te FC Drita. Në atë kohë, shumë futbollistë kishin kaluar në radhët e FC Gjilani 95, ndërsa Drita po përpiqej ta ruante vazhdimësinë e saj sportive.

Në krye të klubit ishte Nehat Osmani, ndërsa në kryesi bënte pjesë edhe Qemajl Shkodra. Ata u angazhuan për ta mbajtur gjallë Dritën dhe për të siguruar vazhdimin e aktivitetit të saj në garat e futbollit kosovar.

Rashiti ishte pjesë e Dritës nga viti 1995 deri në vitin 2000 dhe për një periudhë e mbajti shiritin e kapitenit. Pas tij, këtë përgjegjësi e morën Milaim Zuzaku dhe Bekim Isufi.

Kjo periudhë u karakterizua nga rivaliteti i madh sportiv dhe interesimi i publikut për futbollin. Përballjet ndërmjet Dritës dhe Gjilanit u shndërruan në ngjarje të rëndësishme për qytetin, duke e forcuar një traditë që vazhdon të jetë pjesë e identitetit të tij sportiv.

Garat u ndërprenë në vitin 1999 për shkak të luftës në Kosovë. Kjo ndërprerje shënoi një tjetër kapitull të rëndë për futbollin, pas një periudhe në të cilën klubet dhe protagonistët e tyre kishin bërë përpjekje të vazhdueshme për ta mbajtur gjallë sportin.

Një dëshmi për historinë e futbollit gjilanas

Ismajl Rashiti është një nga futbollistët që përjetoi nga afër ndryshimet e rëndësishme të futbollit në Gjilan: nga fillimet dhe afirmimi te C. Zvezda, te angazhimi me Kikën dhe rikthimi te Drita në vitet ’90.

Rrëfimi i tij sjell në kujtesë jo vetëm karrierën personale, por edhe një periudhë të historisë sportive të qytetit, në të cilën rol patën shumë njerëz dhe klube. Përtej rezultateve dhe emrave të njohur, kjo histori dëshmon për përkushtimin e futbollistëve, punën e drejtuesve, mbështetjen e donatorëve dhe interesimin e një publiku që nuk u nda nga futbolli as në kohët më të vështira.

Prandaj, historia e kësaj periudhe nuk mund të shkruhet pa i përmendur të gjithë ata që kontribuuan në të. Ismajl Rashiti është një nga dëshmitarët dhe protagonistët e saj, ndërsa rrugëtimi i tij përbën një pjesë të kujtesës së përbashkët të futbollit gjilanas.

Share This:

Tags: Ismajl Rashiti
Previous post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Futboll

Ismajl Rashiti, një nga “vulat identitare” të

10 November 2026
Lajme

Kuvendi i Kosovës nesër në seancë të

10 November 2026
Lajme

Bileta shtesë për ndeshjen Kosovë – Izrael,

10 November 2026
Sport

Nga futbolli i madh në Harvard, Kosovare

10 November 2026
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.