Gjilani triumfon në derbin ndaj Dritës
SC Gjilani ka marrë fitore të rëndësishme në derbin e Anamoravës përballë FC Drita, në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të Superligës së Kosovës.
Skuadra kuqe-bardh zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë, duke triumfuar me rezultat 0-2 në stadiumin e rivalit lokal.
Besart Morina realizoi golin e avantazhit që në minutën e tretë të takimit, duke i dhënë Gjilanit nisje ideale në derbi.
Në pjesën e dytë, Robert Rrahmani vulosi fitoren me një supergol pas një kundërsulmi të shpejtë në minutën e 62-të.
Pas kësaj fitoreje, Gjilani ngjitet në pozitën e gjashtë me 48 pikë, ndërsa Drita mbetet në kuotën e 66 pikëve, duke e pasur tashmë të siguruar titullin kampion.
