Thursday 9 July 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Shkruan, Fatmir Shurdhani: Peticion për anulimin e vendimit skandaloz të Kuvendit Komunal të Gjilanit –

Kurti fton në takim krerët e partive

Nis mbledhja e Kryesisë së LDK-së

Myftiu Tërnava viziton “Fshatin e Lumtur” në Gjilan, kompleksi i jepet në shfrytëzim Bashkësisë Islame

Nis mbyllja e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, objekti do t’i kalojë Danimarkës për ekzekutimin

Shkolla “Liria” në Pogragjë pajiset me 10 laptopë falë donacionit të Celonis Labs GmbH nga

Ndahet nga jeta Prof. Dr. Nuhi Rexhepi, studiues i shquar i letërsisë shqipe dhe profesor

Një delegacion i WSG University vizitoi UKZ-në

Drejtoria për Gjeodezi lë objektin e Shkollës së Bujqësisë, zhvendoset në lokacion të ri pranë

Gjilani zgjat orarin për muzikën në lokalet e gastronomisë deri më 20 gusht

 Kryetari Hyseni: Do të vazhdojmë të mbështesim arsimin profesional
Lajme

Kryetari Hyseni: Do të vazhdojmë të mbështesim arsimin profesional

25 May 2026 0 Comment 4 min read

AA

Zëvendësministri i Arsimit, Përparim Kryeziu, ka vizituar Gjilanin, ku është prit nga drejtori për Arsim, Jeton Rexhepi.


Fokus i kësaj vizite ishin tri shkollat profesionale të Komunës së Gjilanit.


Pas takimit në DKA, zëvendësministri fillimisht vizitoi Shkollën e Mesme Teknike “Mehmet Isai”, ku u njoftua nga afër me profilet e shkollës, kabinetet përcjellëse, investimet e realizuara dhe projektet zhvillimore të paraqitura nga drejtuesit e saj.


Më pas, së bashku me drejtorin dhe stafin përcjellës, ai vizitoi objektin në ndërtim të shkollës së re të mjekësisë “Dr. Asllan Elezi”, ku u informua për dinamikën e punimeve dhe përkushtimin që projekti të përfundojë brenda afateve kontraktuale.


Në kuadër të mësimit dual, një model që po forcon lidhjen ndërmjet arsimit dhe tregut të punës, zëvendësministri Kryeziu dhe drejtori i DKA-së, Rexhepi, morën pjesë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së dytë të Shkollës së Agrobiznesit “Sahit Baftiu”, drejtimi kuzhinieri, ku uruan nxënësit e diplomuar për suksesin e arritur.


“Arsimi dual konsiderohet një nga zhvillimet më të rëndësishme në arsimin profesional parauniversitar në Kosovë, duke krijuar ura të forta ndërmjet shkollës dhe tregut të punës, si dhe duke i përgatitur të rinjtë për jetë dhe profesion përmes kombinimit të mësimit teorik me praktikën në kompani dhe biznese”, tha drejtori Rexhepi.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se me kënaqësi të veçantë shënuan diplomimin e gjeneratës së dytë të Arsimit Dual në Shkollën e Mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Sahit Baftiu”.


Sipas tij ky sukses është rezultat i partneritetit të shkëlqyeshëm me bizneset lokale, në këtë rast edhe me biznesin Astoria, që kanë kontribuar në aftësimin praktik dhe profesional të nxënësve tanë.


I pari i Gjilanit, theksoi se arsimi dual ka rezultuar shumë i suksesshëm, sepse një numër i madh i nxënësve, menjëherë pas diplomimit kanë pranuar oferta pune nga kompani të ndryshme.


“Si Komunë e Gjilanit, do të vazhdojmë të mbështesim arsimin profesional dhe bashkëpunimin me sektorin privat, me synimin që të rinjtë tanë të kenë më shumë mundësi zhvillimi dhe punësimi në vendin e tyre. Urime të gjithë nxënësve për diplomimin dhe suksese në rrugëtimin e tyre profesional”, tha kryetari Alban Hyseni.

Share This:

Tags: Gjilan
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Shkruan, Fatmir Shurdhani: Peticion për anulimin e

9 July 2026
Lajme

Kurti fton në takim krerët e partive

9 July 2026
Uncategorised

Kurti fton në takim krerët e partive

9 July 2026
Lajme

Nis mbledhja e Kryesisë së LDK-së

9 July 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Myftiu Tërnava viziton “Fshatin e Lumtur” në

9 July 2026

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka vizituar kompleksin “Fshati

Lajme

Nis mbyllja e Qendrës së Paraburgimit në

9 July 2026

Ka nisur procesi i mbylljes së Qendrës së Paraburgimit në Gjilan dhe transferimi i

Lajme

Ndahet nga jeta Prof. Dr. Nuhi Rexhepi,

8 July 2026

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të Prof. Dr.

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.