Sunday 29 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Formalizohet marrëveshja, Enkel Rexhepi do ta drejtojë Këshillin Kombëtar Shqiptar

Londra në shifra e fakte interesante – një përmbledhje nga Lirka Kadriu

“Me rrënjë në Kosovë, me ëndrra globale” – Intervistë me Lirka Kadriu

Në 04:30 të mëngjesit po hynte në Kosovë, arrestohet edhe personi i tretë i dyshuar

Kurti takon anëtarët e sapozgjedhur të Këshillit Kombëtar Shqiptar

Basha thotë se ekipet punuan gjatë natës për pastrimin e rrugëve nga bora

Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

A harxhon më shumë rrymë kondicioneri kur temperaturat bien nën zero?

Borë në gjithë Kosovën, rrugët të kalueshme, por kërkohet kujdes

Kryeziu-Hyseni: Anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare kërkon kohë

 Formalizohet marrëveshja, Enkel Rexhepi do ta drejtojë Këshillin Kombëtar Shqiptar
Lajme

Formalizohet marrëveshja, Enkel Rexhepi do ta drejtojë Këshillin Kombëtar Shqiptar

29 November 2026 0 Comment 4 min read

AA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të shtunën mbrëma në Prishtinë në takim anëtarët e sapozgjedhur të Këshillit Kombëtar Shqiptar, me rastin e formalizimit të marrëveshjes për drejtimin e përbashkët të këtij institucioni. 

Pas zgjedhjeve të 8 nëntorit dhe përfundimit të përsëritjes së votimit më 22 nëntor në Breznicë dhe Samolicë, sipas rezultateve përfundimtare të konfirmuara nga Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi më 26 nëntor, PVD–AL me Enkel Rexhepin prin me 4.752 vota dhe 10 mandate; LPD–PDSH me Shqiprim Musliun ka marrë 4.267 vota dhe 9 mandate; APN me Levent Qazimin 2.843 vota dhe 5 mandate, ndërsa PD–LR me Sali Salihin 2.410 vota dhe 5 mandate.

Sipas marrëveshjes për drejtimin e përbashkët të KKSh-së, Enkel Rexhepi do ta drejtojë këtë Këshill. Marrëveshja bashkon 24 nga 29 anëtarët e sapozgjedhur. Ajo mbështetet në parimet e gjithëpërfshirjes, respektimit të fituesit, peshës që qytetarët përmes votës ia kanë dhënë secilës listë dhe ndarjes së përgjegjësive institucionale, thuhet nga Qeveria e Kosovës. 

“Kryeministri Kurti dhe anëtarët e sapozgjedhur theksuan se në Këshillin Kombëtar Shqiptar, si institucion i përbashkët për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave kolektive të shqiptarëve, nuk duhet të ketë ndarje në pozitë dhe opozitë, por bashkëpunim dhe bashkëpërgjegjësi institucionale. Në këtë frymë, mirëpritën që marrëveshjes t’i bashkohen edhe pesë anëtarët e Lëvizjes së Progresit Demokratik, duke mundësuar përfshirjen e të gjithë 29 anëtarëve në drejtimin e përbashkët të këtij institucioni”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës. “Pas marrëveshjes së 29 shtatorit në Prishtinë, e cila mundësoi pjesëmarrjen e përbashkët të subjekteve politike shqiptare në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi, formalizimi i marrëveshjes së re përbën një hap të mëtejmë në konsolidimin e bashkëpunimit politik dhe institucional të shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës”.

Kurti theksoi se rruga e bashkëpunimit, e dëshmuar në zgjedhjet parlamentare dhe tash edhe në Këshillin Kombëtar Shqiptar, duhet të vazhdojë e të shtrihet edhe në institucionet e tjera përfaqësuese, duke respektuar vullnetin demokratik të qytetarëve.

“Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar në mbështetjen e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, në avancimin e të drejtave të tyre individuale e kolektive, në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe në fuqizimin e institucioneve të tyre përfaqësuese”, thuhet në njoftimin. 

Share This:

Tags: Bujanoc Keshilli Kombetar Shqptar KKSh
Previous post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Formalizohet marrëveshja, Enkel Rexhepi do ta drejtojë

29 November 2026
Kulturë

Londra në shifra e fakte interesante –

29 November 2026
Arte tjera

“Me rrënjë në Kosovë, me ëndrra globale”

29 November 2026
Lajme

Në 04:30 të mëngjesit po hynte në

29 November 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Kurti takon anëtarët e sapozgjedhur të Këshillit

29 November 2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur anëtarët e sapozgjedhur të Këshillit Kombëtar Shqiptar

Lajme

Nisin konsultimet për formimin e koalicionit në

26 November 2026

Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Bujanoc, kanë nisur konsultimet ndërmjet listave

Lajme

𝗧𝗵𝗶𝗿𝗿𝗷𝗲 𝗽𝗲̈𝗿 𝗽𝗷𝗲𝘀𝗲̈𝗺𝗮𝗿𝗿𝗷𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗴𝗷𝗲𝗿𝗲̈ 𝗾𝘆𝘁𝗲𝘁𝗮𝗿𝗲 𝗻𝗲̈

25 October 2026

Arritja e marrëveshjes ndërmjet subjekteve politike shqiptare të Krahinës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit,

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.