Saturday 7 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

371 kandidatë në garë për 34 pozita të prokurorëve të rinj të shtetit

Gjilani i dha lamtumirën e fundit Bajram Isufit: “Kujtimi yt do të jetojë mes nesh”

Kurti: Gjatë vitit 2025, 171 mjekë u kthyen për të jetuar dhe punuar në Kosovë

Parashikimi i motit për të shtunën, 07.11.2026

Kurti: Dokumentimi i krimeve të luftës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës

Ahmet Isufi me dedikim për Bajram Isufin: Njeri i idealit të lirisë dhe i përkushtuar

Bashkëshortja e heroit Agim Ramadani: “Bajrami u bë një yll më shumë në qiellin e

PDK-ja në Gjilan shpreh ngushëllime për familjen Isufi: Bajrami la gjurmë në jetën politike dhe

Komuna e Gjilanit mban mbledhje komemorative në nderim të Bajram Isufit

Arrestohet në Gjilan personi i kërkuar nga policia për armëmbajtje pa leje dhe arratisje

 Universiteti Publik “Kadri Zeka” promovoi Programet Studimore para maturantëve të Komunës së Kamenicës
Lajme

Universiteti Publik “Kadri Zeka” promovoi Programet Studimore para maturantëve të Komunës së Kamenicës

8 May 2026 0 Comment 6 min read

AA

Në kuadër të aktiviteteve për promovimin e programeve studimore dhe informimin e të rinjve për mundësitë që ofron, Përfaqësues të Universitetit Publik “Kadri Zeka” zhvilluan një takim me maturantët e Komunës së Kamenicës.

Ky aktivitet kishte për qëllim prezantimin e programeve akademike, orientimin profesional të maturantëve dhe njohjen e tyre me mundësitë që universiteti ofron për zhvillim akademik dhe profesional.


Në takim morën pjesë një numër i madh maturantësh dhe përfaqësues të institucioneve arsimore në Kamenicë, të cilët shprehën interesim të veçantë për programet studimore, mundësitë e bursave, mobilitetin dhe aktivitetet studentore.

Në emër të Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Dekani Prof. Dr. Xhevat Sopi prezantoi programet studimore që ofron universiteti, duke theksuar përkushtimin institucional për ngritjen e cilësisë në arsim dhe përgatitjen profesionale të studentëve.


Ai para maturantëve u shpreh se universiteti vazhdon të jetë një institucion i hapur për të rinjtë që synojnë dije cilësore dhe zhvillim profesional. “Universiteti Publik ‘Kadri Zeka’ ofron programe studimore bashkëkohore, staf akademik të përgatitur dhe mundësi të shumta për zhvillim profesional.

Ne jemi të përkushtuar që studentëve tanë t’u ofrojmë një arsim cilësor dhe një mjedis që nxit inovacionin, kreativitetin dhe përgatitjen për tregun e punës,” tha Prof. Dr. Xhevat Sopi.

Dekani gjithashtu inkurajoi maturantët që të vazhdojnë studimet e tyre universitare dhe të investojnë në ngritjen profesionale dhe akademike.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Kamenicë, Selami Klaiqi, i cili vlerësoi rëndësinë e organizimeve të tilla për orientimin e maturantëve drejt zgjedhjeve të duhura akademike dhe profesionale.

Ai theksoi se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të arsimit parauniversitar dhe universiteteve është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e të rinjve. “Takime të tilla janë shumë të nevojshme për maturantët tanë, pasi u ndihmojnë atyre të njihen më afër me programet studimore dhe mundësitë që ofrojnë universitetet publike. Arsimi mbetet investimi më i rëndësishëm për të ardhmen e secilit të ri dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim iniciativa që kontribuojnë në orientimin dhe zhvillimin e tyre profesional,” u shpreh Selami Klaiqi.


Gjatë takimit, Arlinda Selmani, ushtruese e detyrës së Udhëheqëses së Divizionit për Karrierë dhe Alumni, prezantoi mundësitë që universiteti ofron për zhvillim personal dhe profesional, duke folur për shërbimet e karrierës, trajnimet, praktikat profesionale dhe programet e mobilitetit për studentët. Ajo theksoi rëndësinë e përfshirjes së studentëve në aktivitete zhvillimore dhe krijimin e lidhjeve me tregun e punës që nga periudha e studimeve.

Gjatë takimit maturantët patën mundësinë të parashtrojnë pyetje dhe të marrin informacione të detajuara lidhur me drejtimet studimore, kriteret e regjistrimit dhe mundësitë që ofron Universiteti Publik “Kadri Zeka”

Share This:

Tags: Kamenica
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Futboll

Feronikeli ’74 mposht Ballkanin në minutat shtesë

7 November 2026
Lajme

371 kandidatë në garë për 34 pozita

7 November 2026
Lajme

Gjilani i dha lamtumirën e fundit Bajram

7 November 2026
Lajme

Kurti: Gjatë vitit 2025, 171 mjekë u

7 November 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Përfundon ndërtimi i urës në Ajnoc, investim

6 November 2026

KAMENICË – Ka përfunduar ndërtimi i urës së re në fshatin Ajnoc të Komunës

Lajme

Rast i dhunës në familje në Kamenicë,

6 November 2026

KAMENICË – Policia ka raportuar një rast të dhunës në familje dhe të lëndimit

Lajme

KAMENICA SIGURON 150 MIJË EURO PËR PËRFUNDIMIN

29 October 2026

Komuna e Kamenicës dhe Ministria e Mjedisit nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi Komuna e Kamenicës do

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.