Tuesday 10 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Presidentja e Kosovës viziton kombëtaren, merr dhuratë fanellën e “Dardanëve”

Sokol Haliti viziton vendbanimin arbëresh në Kalabri të Italisë

Selver Xhelili finalizon pas 18 muajsh një synim të kahershëm, bëhet pronar i hotelit në

Tragjedi në Kretë: 12 emigrantë humbin jetën, 105 të tjerë shpëtohen

Greva e punëtorëve të Infrakosit ndal qarkullimin e trenave në Kosovë

OJQ LIZA-R mirëpret një delegacion të lartë ushtarak nga Turqia

FFK organizon kursin e radhës për Licencën UEFA GK B për trajnerë

Hakerët vjedhin të dhënat: Zbulohet numri i rusëve të vrarë në luftën në Ukrainë

Muhadin Haziri, këshilltar komunal i LDK-së: Buxheti 2027 – Gjilani ku mbeti?

Parashikimi i motit për të hënën, 09. 11. 2026

 TELKOS dhuron mbi 200 tituj librash për Bibliotekën e UKZ-së
Lajme

TELKOS dhuron mbi 200 tituj librash për Bibliotekën e UKZ-së

7 May 2026 0 Comment 3 min read

AA

Kompania Telkos ka dhuruar mbi 200 tituj të rinj librash për bibliotekën e Universitetit Publik “Kadri Zeka”.

Librat janë kryesisht nga fusha e marrëdhënieve ndërkombëtare, studimeve evropiane, integrimeve ndërkombëtare dhe historisë, ndërsa shumica prej tyre janë në gjuhën angleze.

Vlera e këtij donacioni është mbi 2 mijë euro dhe paraqet donacionin e dytë të kompanisë TELKOS për universitetin, pas investimit të mëhershëm në Laboratorin e Shkencave Sociale.

Me këtë rast, Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Porf. Asoc. Dr. Selim Daku, ka falënderuar kompaninë TELKOS për mbështetjen e vazhdueshme ndaj arsimit dhe studentëve. “E vlerësojmë dhe e çmojmë kontributin tuaj të TELKOS. Investimi në libra është strategji, sepse nga to dalin kuadro të përgatitura që do t’i shërbejnë këtij institucioni, këtij vendi dhe këtij shteti. Dëshirojmë të shohim fryte dhe duam të bëjmë ndryshimin, edhe nëse ai vjen më vonë”, tha dekani Daku.

Ndërkaq, drejtori i kompanisë TELKOS, Vedat Morina, tha se investimi në të rinjtë dhe në dije mbetet një mision i rëndësishëm për kompaninë. “Është mirë që mundemi me kontribu për shoqërinë. Teknologjia po ndryshon vazhdimisht dhe të rinjtë, nëse nuk marrin libra të rinj me lexu, nuk munden me arritë. Është një mision shumë i madh me kontribu për të rinjtë. Kjo na bën krenarë”, u shpreh Morina.

Gjithashtu, Udhëheqësja e Divizionit të Bibliotekës Universitare, Labinota Ramadani, theksoi rëndësinë që ka ky donacion për studentët dhe stafin e universitetit. “Ky donacion ka një rëndësi të veçantë për bibliotekën universitare, pasi pasuron fondin me literaturë bashkëkohore dhe shumë të nevojshme për studentët dhe stafin. Librat nga fusha e marrëdhënieve ndërkombëtare, studimeve evropiane dhe historisë do të jenë një ndihmë e madhe në studime, hulumtime dhe zhvillim profesional”, tha Ramadani.

Nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” u vlerësua se donacione të tilla ndikojnë drejtpërdrejt në ngritjen e cilësisë së studimeve dhe krijimin e kuadrove profesionale që do t’i shërbejnë vendit në të ardhmen.

Share This:

Tags: UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Futboll

Presidentja e Kosovës viziton kombëtaren, merr dhuratë

9 November 2026
Futboll

Ivan Balliu i jep fund karrierës me

9 November 2026
Lajme

Sokol Haliti viziton vendbanimin arbëresh në Kalabri

9 November 2026
Lajme

Selver Xhelili finalizon pas 18 muajsh një

9 November 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Në UKZ u mbajt takim pune për

6 November 2026

Në kuadër të proceseve për sigurimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë në Universitetin

Lajme

Rektorja e UKZ-së priti mësimdhënësit nga PH

4 November 2026

Rektorja e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, znj. Fitore Malaj, së bashku me

Lajme

Ministri Hajrulla Çeku në Gjilan: Takim me

27 October 2026

“Prindërit janë partnerë të pazëvendësueshëm për arsim më cilësor” GJILAN – Ministri i Arsimit,

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.