Friday 19 June 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Homazhe në nder të 18 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Kamenicës

Ekspozita “Gratë në rrugën e lirisë” nderon kontributin e grave në luftën e UÇK-së

Riad Rashiti: PDK do ta kundërshtoj fuqishëm nismën për hapjen e deponisë së mbeturinave inerte

Parashikimi i motit për të premten, 19 qershor 2026

Haziri: Jemi të gatshëm të ulemi dhe të diskutojmë me Kurtin për mundësinë e bashkëpunimit

LAJM MORTOR – NDËRROI JETË PROF. NEHAT BAXHUKU

Kryetari Alban Hyseni: Kompleksi i banimit të përballueshëm social, ndër projektet më të rëndësishme për

Profesoresha nga Gjilani – Kosova, dr. Milote Sadiku, ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani

U mbajt aktivitet përkujtimor për Ditën e Çlirimit me nxënësit e shkollave të Kamenicës

Armend Thaqi vazhdon me SC Gjilanin, rinovon kontratën deri në vitin 2028

 Eurodeputeti Lukas Mandl sjell përvojën evropiane në UKZ duke ligjëruar para studentëve të FSHS-së
Lajme

Eurodeputeti Lukas Mandl sjell përvojën evropiane në UKZ duke ligjëruar para studentëve të FSHS-së

5 May 2026 0 Comment 3 min read

AA

Eurodeputeti Lukas Mandl, po vazhdon ciklin e ligjëratave me studentët e programit Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Studimet Evropiane në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universiteti Publik “Kadri Zeka”, duke sjellë një qasje të integruar ndërmjet reflektimit teorik dhe përvojës institucionale në fushën e sigurisë ndërkombëtare.

Në kuadër të lëndës “Siguria ndërkombëtare: Teoritë dhe konceptet”, ai trajton zhvillimin konceptual të sigurisë nga format klasike drejt qasjeve bashkëkohore, duke i vendosur teoritë kryesore si realizmi, liberalizmi dhe konstruktivizmi në raport me dinamikat aktuale të sistemit ndërkombëtar. Ligjëratat ndërtohen mbi një analizë kritike, ku konceptet nuk mbeten abstrakte, por marrin jetë përmes rasteve konkrete dhe zhvillimeve aktuale në politikën globale.

Në vijim, trajtimi i çështjeve si konfliktet e armatosura, arkitektura e sigurisë evropiane, roli i NATO-s dhe i Bashkimit Evropian, si dhe proceset e transformimit politik në Ballkanin Perëndimor, i mundëson studentëve të kuptojnë ndërveprimin kompleks ndërmjet teorisë dhe praktikës së vendimmarrjes ndërkombëtare. Vëmendje e veçantë i kushtohet pozitës së Kosovës, e analizuar në raport me sfidat e sigurisë, integrimit evropian dhe zhvillimeve rajonale. Përfshirja e përvojës së drejtpërdrejtë të z. Mandl si eurodeputet e pasuron procesin studimor me perspektiva autentike mbi funksionimin e institucioneve evropiane dhe mekanizmat realë të politikë bërjes.

Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof. Asoc. Dr. Selim Daku, thekson se angazhimi i z. Mandl në këtë fakultet përbën një vlerë të jashtëzakonshme për studentët dhe stafin akademik. Sipas Dekanit Daku, prania e Lukas Mandl në UKZ, nuk është vetëm një kontribut profesional, por edhe një dimension që i jep gjallëri dhe kuptim tjetër jetës akademike në universitet. Ai e cilësoi këtë bashkëpunim si një urë të gjallë ndërmjet teorisë dhe realitetit, ku praktikat konkrete të politike bërjes ndërkombëtare nuk mbeten në dokumente apo salla parlamentare, por zbresin në mënyrë organike në bankat e sallave të mësimit, duke u bërë pjesë e mendimit kritik dhe formimit të studentëve.

Në këtë mënyrë, përvoja diplomatike dhe institucionale e z. Mandl shndërrohet në një burim frymëzimi dhe orientimi, duke i dhënë studimeve një dimension më të hapur, më të prekshëm dhe më të lidhur me zhvillimet reale ndërkombëtare.

Angazhimi i tij përbën një kontribut të rëndësishëm në ndërkombëtarizimin e jetës akademike të Fakultetit të Shkencave Sociale, duke forcuar lidhjet me institucionet evropiane dhe duke krijuar mundësi të reja zhvillimi profesional për studentët.

Share This:

Tags: UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

KOMUNIKATË | Oltion Bilalli dhe SC Gjilani

19 June 2026
Futboll

SC Gjilan, KOMUNIKATË | Blerim Bunjaku emërohet

19 June 2026
Lajme

Homazhe në nder të 18 Qershorit –

19 June 2026
Kulturë

Ekspozita “Gratë në rrugën e lirisë” nderon

19 June 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Programi “Shkenca Kompjuterike, BSc” riakreditohet për periudhën

17 June 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka pranuar vendim pozitiv për riakreditimin e programit

Lajme

UKZ priti delegacionin e investitorëve dhe përfaqësuesve

11 June 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan priti në një takim zyrtar një delegacion të

Lajme

Fakulteti i Edukimit në UKZ mbajti takim

9 June 2026

Në Fakultetin e Edukimit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan u mbajt një

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.