Friday 26 June 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Pensionohet mësuesja Fatbardha Shehu nga Shkolla “Musa Zajmi” në Gjilan

Gazetarja dhe kameramani i RTV Dukagjinit sulmohen gjatë punës në Gjilan

“Horizonti” dhe “Ndre Mjeda” – 46 vite histori të enigmatikës shqiptare kurorëzohen me monografinë e

Gjilan: Rrënim i një objekti me rrezikshmëri të lartë në “Livadhet e Arapit”

Kamenica mban punëtori profesionale për organizimin e mësimit tërëditor në shkolla

Nënshkruhen kontratat e përfituesve të subvencioneve në kulturë

Publikohen çmimet e reja të derivateve në Kosovë

Rrahje mes pesë personave në Aeroportin e Prishtinës, përfundojnë në mbajtje

Vjedhje e rëndë në ish-pishinën Hawaii në Gjilan, dëmi kap vlerën rreth 55 mijë euro

Gjilan: Disa nxënës, mësimdhënës e drejtoresha e shkollës “Thimi Mitko” vizitojnë Liqenin e Ujmanit

 Çifti nga Gjilani diplomon njëkohësisht – sukses i përbashkët në mjekësinë orale
Lajme

Çifti nga Gjilani diplomon njëkohësisht – sukses i përbashkët në mjekësinë orale

15 April 2026 0 Comment 6 min read

AA

Një çift bashkëshortësh nga Gjilani ka arritur një sukses të rrallë në fushën e stomatologjisë, duke përfunduar njëkohësisht specializimet e tyre pas një rrugëtimi të gjatë me sfida, sakrifica dhe përkushtim të madh.

Bashkëshortja, Jona Canaj ka përfunduar specializimin në Ortodonci, ndërsa Vedat Avdyli në Kirurgji Orale dhe Implantologji, duke shënuar kështu një moment të rëndësishëm në jetën e tyre profesionale dhe personale.

Ky rrugëtim, sipas tyre, nuk ka qenë i lehtë, por është përballuar falë mbështetjes së ndërsjellë dhe përkushtimit të përbashkët për të arritur këtë qëllim. Ata kanë theksuar se çdo hap e kanë bërë bashkë, duke e kthyer këtë sukses në një arritje të përbashkët.

Mirënjohje të veçantë çifti ka shprehur për familjet e tyre në Kosovë dhe Shqipëri, për dashurinë dhe mbështetjen e pakushtëzuar ndër vite, si dhe për miqtë dhe kolegët që i kanë qëndruar pranë gjatë gjithë këtij rrugëtimi.

Një falënderim i veçantë u është kushtuar edhe profesorëve për përkushtimin në formimin profesional, si dhe pacientëve për besimin dhe bashkëpunimin.

Emocionues mbetet edhe dedikimi për fëmijët e tyre, Amblin dhe Odritin, për të cilët ata shprehen se çdo sakrificë gjatë këtij rrugëtimi ka qenë për të ardhmen e tyre.

Ky sukses shënon fillimin e një etape të re për çiftin, të cilët synojnë të vazhdojnë kontributin e tyre në shëndetësi dhe në kujdesin ndaj pacientëve, duke e kthyer përkushtimin e tyre në shërbim të komunitetit.

Postimi

Pas një rrugëtimi të gjatë, plot sfida, sakrifica dhe shumë përkushtim, më në fund unë dhe Vedati arritëm të përfundojmë një nga etapat më të rëndësishme të jetës sonë profesionale dhe personale.

Sot mbyllet një kapitull i rëndësishëm: unë si specialiste e Ortodoncisë, ndërsa Vedati si specialist i Kirurgjisë Orale dhe Implantologjisë.

Falënderoj Zotin mbi të gjitha për shëndetin dhe që na ka ruajtur gjatë gjithë këtij rrugëtimi, si dhe për forcën dhe durimin që na ka dhënë në çdo hap.

Një falënderim i veçantë për Vedatin, shokun tim të jetës, me të cilin vazhdojmë çdo hap ta bëjmë bashkë. Mbështetja, forca dhe besimi yt më kanë shtyrë përpara që nga dita e parë dhe vazhdojnë të jenë pjesë e çdo arritjeje timen.

Mirënjohje e thellë për familjen time, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, për sakrificat, dashurinë dhe mbështetjen e pakushtëzuar. Pa mbështetjen tuaj, ky rrugëtim ndoshta do të kishte qenë i pamundur.

Faleminderit miqve të mi dhe sidomos shoqërisë sime të ngushtë për mirëkuptimin, përkrahjen dhe energjinë pozitive.

Një falënderim i veçantë për kolegët e mi të specializimit, me të cilët kemi ndarë jo vetëm auditorin dhe klinikën, por edhe momente që na kanë lidhur si miq përjetë. Prania juaj e ka bërë këtë rrugëtim shumë më të lehtë dhe shumë më të bukur.

Mirënjohje për profesorët e mi të shkëlqyer, që nuk kursyen asgjë për të na dhënë dijen dhe për të na formuar profesionalisht, si dhe për pacientët, për besimin dhe bashkëpunimin. Çdo përvojë ka qenë një mësim i vlefshëm.

Këtë arritje ia kushtoj me gjithë zemër dy fëmijëve të mi, Amblit dhe Odritit. Ju kërkoj falje sepse për të përmbushur këtë ëndërr u desh të merrja nga koha juaj. Çdo sakrificë ka qenë edhe për të ardhmen tuaj.

Lus Zotin të na japë mbi të gjitha shëndet dhe që kjo etapë e përfunduar të jetë fillimi i shumë arritjeve të reja dhe rrugëve të bukura përpara.

Mirënjohëse për gjithçka kam kaluar dhe e emocionuar për rrugën që më pret përpara.

Share This:

Tags: Gjilan Medicina
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Pensionohet mësuesja Fatbardha Shehu nga Shkolla “Musa

25 June 2026
Champions League

Kauno Zalgiris nxjerr në shitje biletat për

25 June 2026
Uncategorised

Sulmi ndaj ekipit të RTV Dukagjini: reagime

25 June 2026
Lajme

Gazetarja dhe kameramani i RTV Dukagjinit sulmohen

25 June 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Pensionohet mësuesja Fatbardha Shehu nga Shkolla “Musa

25 June 2026

Në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Musa Zajmi” në Gjilan është pensionuar mësuesja

Lajme

Gazetarja dhe kameramani i RTV Dukagjinit sulmohen

25 June 2026

Një ekip i Radiotelevizionit Dukagjini, i përbërë nga gazetarja Blerta Zuka dhe kameramani Enkelej

Lajme

Gjilan: Rrënim i një objekti me rrezikshmëri

25 June 2026

Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Gjilanit ka realizuar rrënimin e një objekti të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.