Thursday 16 July 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Vazhdon shpërndarja e pakove Baby Box nga Komuna edhe për 13 familje përfituese

UKZ – Shpallen rezultatet preliminare të provimit pranues, Afati i parë në Universitetin Publik “Kadri

Universiteti Publik “Kadri Zeka” riakreditohet në nivel institucional për periudhën 5 vjeçare

Diskutohen reformat në shëndetësinë e Gjilanit, Komuna zhvillon takim me subjektet politike

Parlamenti ukrainas shkarkon qeverinë, nis riformatimi i kabinetit

Abdixhiku hap rrugën për Kuvendin e Jashtëzakonshëm: Nuk do ta mbaj asnjë detyrë kundër vullnetit

Dhimbje e madhe: U nda nga jeta Petrit Xhevdet Kallaba, zëri i ri i kulturës

Në UKZ u mbajt provimi pranues për studentët e rinj për vitin akademik 2026/2027

Spiropali reagon ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe: “Ky nuk është mendim politik, është barbarizëm

Fillon asfaltimi i rrugës Breznicë–Muhoc, projekt që lidh malësinë e Bujanocit me Kamenicën e Gjilanin

 LDK me Kryesi të re, pjesë e saj edhe Lutfi Haziri dhe Arbër Ismajli nga Gjilani
Lajme

LDK me Kryesi të re, pjesë e saj edhe Lutfi Haziri dhe Arbër Ismajli nga Gjilani

15 April 2026 0 Comment 5 min read

AA

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar për emërimin e Kryesisë së re të partisë, në kuadër të procesit të riorganizimit të brendshëm politik. Në përbërjen e re të Kryesisë së LDK-së bëjnë pjesë edhe dy figura të njohura nga Gjilani – Lutfi Haziri dhe Arbër Ismajli.

Sipas komunikatës për media, vendimi është marrë nga kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, në përputhje me autorizimet e dhëna nga Kuvendi i LDK-së, i mbajtur më 31 janar.

“Në përputhje me autorizimet e marra nga Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i mbajtur më 31 janar, Kryetari i LDK-së, pas konsultimeve të brendshme, ka marrë vendim për emërimin e Kryesisë së re, si pjesë e riorganizimit të thellë politik”, thuhet në komunikatë.

Sipas LDK-së, përbërja e re synon të reflektojë një kombinim të përvojës dhe energjisë së re politike.

“Kjo përbërje reflekton përvojën institucionale, energjinë e re dhe përbashkimin e të gjitha niveleve si element thelbësor të forcimit partiak. Kryesia e re është në funksion të forcimit të organizimit të brendshëm dhe rritjes së efikasitetit në vendimmarrje”, thuhet më tej.

Në krye të Kryesisë do të jetë Lumir Abdixhiku, ndërsa pjesë e saj janë dhjetëra figura të njohura të partisë, përfshirë edhe Lutfi Hazirin dhe Arbër Ismajlin nga Gjilani.

Në këtë përbërje bëjnë pjesë: Alban Zogaj, Alush Gashi, Anton Quni, Arbër Ismajli, Ardian Shala, Arjeta Salihu Abazi, Armend Zemaj, Avdullah Hoti, Berat Rukiqi, Besian Mustafa, Bexhet Xheladini, Doarsa Kica Xhelili, Doruntinë Maloku, Ekrem Hyseni, Ermal Sadiku, Fadil Hadergjonaj, Festim Kabashi, Gazmend Muhaxheri, Hykmete Bajrami, Ilir Ferati, Izet Sadiku, Jehona Lushaku Sadriu, Kujtim Shala, Lutfi Haziri, Paris Guri, Ruzhdi Shehu, Shefqet Shehu, Shkëmb Manaj, Sibel Halimi, Sokol Haliti, Sokol Havolli, Ukë Rugova, Visar Azemi dhe Xhafer Gashi.

LDK-ja thekson se Kryesia e re do të ketë rol kyç në drejtimin politik dhe organizativ të partisë.

“Kryesia e re do të ketë përgjegjësi të plotë për drejtimin politik dhe organizativ të partisë, në përputhje me programin dhe objektivat tona”, thuhet në komunikatë.

Tutje bëhet e ditur se kjo përbërje është pjesë e një faze kalimtare organizative, që synon konsolidimin e strukturave dhe forcimin e lidhjes mes qendrës dhe degëve.

Po ashtu, LDK-ja ka paralajmëruar se Kryesia mund të plotësohet edhe më tej në ditët në vijim, pas konsultimeve shtesë.

Në kuadër të këtij procesi, është bërë e ditur se së shpejti do të themelohet edhe një trup këshillëdhënës, i përbërë nga figura të shquara të partisë me përvojë institucionale dhe profesionale.

LDK-ja ka theksuar se mbetet e përkushtuar ndaj forcimit të brendshëm dhe ndërtimit të një alternative politike për qytetarët e Kosovës.

Share This:

Tags: LDK
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Vazhdon shpërndarja e pakove Baby Box nga

16 July 2026
Lajme

UKZ – Shpallen rezultatet preliminare të provimit

16 July 2026
Futboll

Bayern Munich “rrëmben” super talentin kosovar, Lisian

16 July 2026
Lajme

Universiteti Publik “Kadri Zeka” riakreditohet në nivel

16 July 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Nis mbledhja e Kryesisë së LDK-së

9 July 2026

Një ditë pas certifikimit të zgjedhjeve të 7 qershorit, Lidhja Demokratike e Kosovës ka

Lajme

Përfundon numërimi preliminar: LVV fiton 42.91% të

8 June 2026

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është përmbyllur procesimi i të gjitha 2,498

Lajme

Takime masive të LDK-së në Viti: “Republika

20 May 2026

Delegacioni i LDK-së vizitoi Komogllavën, Mahallën e Muhaxherëve dhe Mramorin, duke u pritur gjerësisht

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.