Sunday 29 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

BE nis zbatimin e standardit të ri “Euro 7”, makinat do të kontrollohen edhe për

Komuna e Gjilanit thotë se të gjitha rrugët në territorin e saj janë të kalueshme:

Byroja për Verifikimin e Pasurisë do ketë 60 punëtorë, pritet të funksionalizohet vitin tjetër

Formalizohet marrëveshja, Enkel Rexhepi do ta drejtojë Këshillin Kombëtar Shqiptar

Londra në shifra e fakte interesante – një përmbledhje nga Lirka Kadriu

“Me rrënjë në Kosovë, me ëndrra globale” – Intervistë me Lirka Kadriu

Në 04:30 të mëngjesit po hynte në Kosovë, arrestohet edhe personi i tretë i dyshuar

Kurti takon anëtarët e sapozgjedhur të Këshillit Kombëtar Shqiptar

Basha thotë se ekipet punuan gjatë natës për pastrimin e rrugëve nga bora

Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

 BE nis zbatimin e standardit të ri “Euro 7”, makinat do të kontrollohen edhe për ndotjen nga gomat dhe frenat
Lajme

BE nis zbatimin e standardit të ri “Euro 7”, makinat do të kontrollohen edhe për ndotjen nga gomat dhe frenat

29 November 2026 0 Comment 5 min read

AA

Bashkimi Evropian ka nisur zbatimin e standardit të ri të emetimeve “Euro 7”, i cili sjell kërkesa të reja për automjetet e reja, duke përfshirë jo vetëm shkarkimin e gazrave, por edhe ndotjen që shkaktohet nga konsumimi i frenave dhe gomave.

Rregullat e reja, që nisin të zbatohen që më 29 nëntor të 2026-ës, për modelet e reja të automjeteve, synojnë të reduktojnë ndotjen nga grimcat e imëta dhe të garantojnë qëndrueshmëri më të madhe të baterive në automjetet elektrike dhe ato hibride plug-in.

Frenat dhe gomat, nën kontroll më të rreptë

Një nga ndryshimet kryesore të standardit “Euro 7”, është vendosja e kufijve për grimcat që çlirohet nga konsumimi i frenave gjatë përdorimit të automjetit.

Sipas rregullave të reja, automjetet me sisteme konvecionale frenimi, do të duhet të kufizojnë emetimin e grimcave të imëta në 7 miligramë për kilometër, ndërsa për automjetet plotësisht elektrike, kufiri fillestar është 3 miligramë për kilometër.

Vëmendje e veçantë i kushtohet edhe konsumimit të gomave, të cilat gjatë lëvizjes çlirojnë grimca të vogla plastike dhe materiale të tjera që përfundojnë në mjedis.

Komisioni Evropian e konsideron konsumimin e gomave, një burim të rëndësishëm të mikro-plastikës, ndaj standardi i ri i parashikon teste dhe kërkesa specifike për të nxitur prodhimin e gomave më të qëndrueshme.

Bateritë e makinave elektrike duhet të ruajnë kapacitetin

“Euro 7” sjell gjithashtu kërkesa të reja për jetëgjatësinë e baterive të automjeteve elektrike dhe hibride plug-in. Sipas standardit, bateritë duhet të ruajnë të paktën 80% të kapacitetit fillestar pas pesë vitesh përdorimi ose 100 mijë kilometrash.

Ndërsa pas tetë vitesh ose 160 mijë kilometrash, kapaciteti i baterisë duhet të jetë të paktën 72% e vlerës fillestare. Këto kërkesa synojnë të garantojnë performancë më të qëndrueshme të automjeteve elektrike dhe të ofrojnë më shumë siguri për konsumatorët lidhur me jetëgjatësinë e baterive.

Çfarë ndryshon për blerësit e makinave?

Standardi i ri parashikon gjithashtu krijimin e një dokumenti të posaçëm, të quajtur “Pasaporta Mjedisore e Automjetit”, ku do të përfshihen të dhëna për emetimet e CO2, konsumin e karburantit dhe energjisë elektrike, jetëgjatësinë e baterisë dhe autonominë e automjeteve elektrike.

Prodhuesit e automjeteve pritet të përballen me kosto shtesë për përshtatjen me kërkesat e reja, përfshirë teknologjitë e monitorimit dhe komponentët që reduktojnë ndotjen.

Megjithatë, standardi Euro 7 nuk i ndryshon në mënyrë thelbësore kufijtë ekzistues të emetimeve të CO₂ nga marmita për makinat e lehta, por zgjeron kontrollin drejt burimeve të tjera të ndotjes.

Rregullat do të zbatohen fillimisht për modelet e reja të makinave dhe furgonëve nga 29 nëntori 2026, ndërsa nga 29 nëntori 2027 do të bëhen të detyrueshme për të gjitha automjetet e reja të kategorive përkatëse që regjistrohen në Bashkimin Evropian.

Automjetet që janë tashmë në qarkullim nuk preken nga këto kërkesa të reja. Me “Euro 7”, Bashkimi Evropian synon të zgjerojë kontrollin e ndotjes në të gjithë ciklin e përdorimit të automjeteve, duke përfshirë edhe burimet që deri më tani nuk ishin pjesë e standardeve tradicionale të emetimeve.

Share This:

Tags: BE
Previous post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

BE nis zbatimin e standardit të ri

29 November 2026
Lajme

Komuna e Gjilanit thotë se të gjitha

29 November 2026
Lajme

Byroja për Verifikimin e Pasurisë do ketë

29 November 2026
Lajme

Formalizohet marrëveshja, Enkel Rexhepi do ta drejtojë

29 November 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Spanja thotë se nuk do të jetë

18 November 2026

Spanja nuk do të jetë pengesë për afrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian, deklaroi

Lajme

Presidenti Begaj merr progres-raportin e KE-së: Shqipëria

5 November 2026

TIRANË – Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, priti sot në një takim Ambasadoren

Lajme

“Europiania e Vitit 2026”, BE-ja zgjedh Shqipe

7 May 2026

Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë ka shpallur Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.