Deputeti i LVV-së thotë se ka optimizëm për arritjen e marrëveshjes për zgjedhjen e Presidentit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Driton Hyseni, është shprehur optimist se brenda afatit kushtetues mund të arrihet një zgjidhje për zgjedhjen e presidentit.
Ai tha se takimet mes partive politike kanë për qëllim gjetjen e një gjuhe të përbashkët dhe shmangien e zgjedhjeve të reja, të cilat sipas tij nuk janë të dëshirueshme për askënd.
Sipas Hysenit, të gjitha subjektet politike duhet të bëjnë përpjekje maksimale për të arritur një marrëveshje dhe për të dalë nga kriza politike e javëve të fundit.
