Gjilan: Mbahet mbledhje komemorative për Elif Sherifin
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Gjilan ka njoftuar se do të organizojë mbledhje komemorative në nderim të gazetares, zëdhënëses së klubit futbollistik “Drita” dhe aktivistes së njohur, Elif Sherifi, e cila ka ndërruar jetë.
Në njoftim thuhet se kjo mbledhje do të mbahet më 19 mars, në ora 10:00, në Teatrin e Qytetit, para ceremonisë së varrimit.
Elif Sherifi vlerësohet për kontributin e saj të çmuar në gazetari, ku me përkushtim dhe dashuri ka përcjellë ngjarjet sportive dhe zhvillimet e tjera në qytetin e Gjilanit.
Institucionet komunale dhe qytetarët do të kenë mundësinë që përmes kësaj mbledhjeje të nderojnë jetën dhe veprën e saj, duke kujtuar rolin dhe angazhimin e saj në komunitet.
