Tuesday 24 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kryetari Haliti shpërndau 14 plugje për fermerët e Vitisë

Sibel Halimi doktoron me temën “Trupi si konstrukt shoqëror”, kontribut për zhvillimin e sociologjisë në

Vidhen mbi 275 mijë euro nga një lokal në Prishtinë, Policia jep detajet

Turneu shkollor i futbollit në shenjë të 28 Nëntorit, shpërblehen ekipet fituese

Nxënësit e Kamenicës vizitojnë KFOR-in Turk në Prizren, njihen me trashëgiminë historike e kulturore

Gjashtë kandidatë në garë për drejtor të Policisë së Kosovës, këta janë emrat

Kamenica përgatitet për 28 Nëntorin, ekspozitë kolektive me artistë në Shtëpinë e Kulturës

Fakulteti i Shkencave Sociale në UKZ organizoi trajnim për analizën statistikore të të dhënave

Gjykata Themelore në Gjilan i cakton një muaj paraburgim të pandehurit për mashtrim

Kurti në 27-vjetorin e ShKK-së: Kemi arsye për krenari, por edhe përgjegjësi për të ardhmen

 Promovohet libri “Derbi Drita – Gjilani (1945–2025)” i autorit Enver Sadiku
Futboll Lajme Opinione Sport

Promovohet libri “Derbi Drita – Gjilani (1945–2025)” i autorit Enver Sadiku

18 February 2026 0 Comment 6 min read

AA

Me këngën e mirënjohur “Rrjedhë në këngë e ligjërime”, të interpretuar nga këngëtarja Elona Sadiku, u hap ceremonia e promovimit të librit Derbi Drita – Gjilani (1945–2025), me autor Dr. Enver Sadiku.

Ky eveniment kulturor-sportiv u përshëndet në emër të Komuna e Gjilanit nga drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Kushtrim Zeqiri, i cili e vlerësoi librin si një kontribut të rëndësishëm në dokumentimin e historisë sportive të qytetit.

Në emër të Federata e Futbollit e Kosovës, fjalë përshëndetëse mbajti Armand Misini, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, duke theksuar rëndësinë e veprave të tilla për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë sportive.

Nga SC Gjilani, me një fjalë përshëndetëse u paraqit Drilon Sylejmani, ndërsa në emër të KF Drita foli drejtori sportiv, Valon Zymberi.

Për librin nga aspekti shkencor foli dr. Fitim Rifati, redaktor shkencor i veprës, i cili e cilësoi librin si një arritje të rëndësishme dhe vlerë të shtuar, veçanërisht për nga dimensioni historik dhe profesional, duke ndërlidhur të kaluarën sportive me aktualitetin dhe perspektivën e sportit në Kosovë.

Ndërkaq, nga aspekti sportiv, për librin foli Fehmi Sylejmani, recensent i veprës, i cili theksoi se autori, nga perspektiva e shikuesit, ish-lojtarit dhe gazetarit, i ka trajtuar të gjitha derbit me kujdes të veçantë dhe objektivitet të plotë.

Në fund të promovimit, autori i librit, Dr. Enver Sadiku, falënderoi të gjithë ata që e kanë mbështetur në çfarëdo forme gjatë realizimit të veprës, si dhe të pranishmit për pjesëmarrjen e madhe dhe interesimin e treguar.

Promovimi u moderua nga prof. Tahir Arifi, i cili i dha aktivitetit rrjedhë të natyrshme dhe një organizim dinjitoz.

Share This:

Tags: Drita Enver Sadiku Gjilani
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Kryetari Haliti shpërndau 14 plugje për fermerët

24 November 2026
Lajme

Sibel Halimi doktoron me temën “Trupi si

24 November 2026
Lajme

Vidhen mbi 275 mijë euro nga një

24 November 2026
Champions League

Nëntë ndeshje në Ligën e Kampionëve, në

24 November 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Nga Ismajl Veliu, sociolog: Gjilani i dikurshëm

23 November 2026

Një fotografi e rrallë historike e Gjilanit, nga fillimet e viteve 1970, na sjell

Futboll Sport

Ballkani kërkon rikthimin te fitorja, Drita synon

22 November 2026

Sot zhvillohen dy ndeshjet e fundit të javës së 14-të në Albi Mall Superligën

Futboll Sport

Drita mban konferencë për media në prag

20 November 2026

FC Drita do të mbajë të shtunën konferencë për media, në prag të përballjes

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.