Friday 6 February 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Osmani thotë se do ta nominonte Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Universiteti Publik “Kadri Zeka” diskuton mundësitë e bashkëpunimit me WSB University nga Polonia

Vështrim kritik nga Shemsi Doda – “Kabare 1999” – Argëtim skenik si pasqyrë e plagëve

Moti nesër kryesisht i vranët, priten edhe ca riga shiu

Atalanta e eliminon Juventus dhe kalon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

E trishtë: Tifozi i Kocaelisporit ndërron jetë pas rënies nga tribuna

LRF Gjilan uron Agim Ademin për rizgjedhjen Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës

I pari i futbollit në botë uron Agim Ademin për rizgjedhjen në krye të FFK-së

Këshilli Drejtues i UKZ-së verifikon mandatin e anëtarëve të rinj të emëruar nga MAShTI

Agim Ademi sërish në krye të FFK-së, nuk kishte asnjë kundërkandidat

 Osmani thotë se do ta nominonte Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen
Lajme Librari Opinione

Osmani thotë se do ta nominonte Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

6 February 2026 0 Comment 3 min read

AA

Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se presidenti amerikan Donald Trump e meriton Çmimin Nobel për Paqe. 

Në një intervistë për “Newsweek”, e pyetur nëse do ta nominonte Trumpin për këtë çmim prestigjioz, Osmani u shpreh: “Sigurisht, nëse jam presidente (kurdo që këto gjëra të ndodhin)”.

Vetëm persona të caktuar kanë të drejtë të propozojnë kandidatë për Çmimin Nobel për Paqe, ndër ta edhe krerët e shteteve. Afati për nominime përfundon në fund të janarit, ndërsa fituesi shpallet në muajin tetor.

Trumpi ka shprehur prej kohësh publikisht dëshirën për të fituar Çmimin Nobel për Paqe. Ai ka deklaruar se ka ndërmjetësuar marrëveshje që kanë ndalur konflikte në pjesë të ndryshme të botës, megjithëse këto pretendime janë vënë në diskutim nga vëzhgues të ndryshëm.

Deklarata e Osmanit u bë nga Samiti Botëror i Qeverive në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe. Ajo e përshkroi popullin e Kosovës si “popullin më pro-amerikan në Tokë” dhe shprehu mirënjohje për çdo administratë të SHBA-së.

Osmani tutje ka theksuar se ka pasur katër biseda të shkurtra, por domethënëse me Trumpin dhe se ai ka dhënë “kontribut të jashtëzakonshëm” për paqen në Ballkanin Perëndimor. 

“Nuk ka asnjë dyshim se ai e meriton (Çmimin Nobel për Paqe)”, deklaroi ajo.

Çmimi Nobel për Paqe jepet çdo vit nga Komiteti Norvegjez i Nobelit. Muajin e kaluar, një medalje Nobel iu dorëzua Trumpit nga Maria Corina Machado e Venezuelës, veprim që u prit me reagime në Oslo. 

Pas kësaj, Trumpi deklaroi se nuk ndihej më i detyruar të “mendonte vetëm për paqen”, duke iu referuar faktit se, sipas tij, Norvegjia nuk ia kishte dhënë çmimin për ndalimin e disa luftërave.

Share This:

Tags: Vjosa Osmani
Previous post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Osmani thotë se do ta nominonte Trumpin

6 February 2026
Ciceroni

Universiteti Publik “Kadri Zeka” diskuton mundësitë e

6 February 2026
Arte tjera

Vështrim kritik nga Shemsi Doda – “Kabare

6 February 2026
Lajme

Moti nesër kryesisht i vranët, priten edhe

5 February 2026
RELATED Stories for you
Kuriozitete Lajme Opinione

Presidenca paralajmëron ndjekje ligjore në Gjermani ndaj

4 February 2026

Presidenca e Kosovës ka reaguar ndaj raportimit të gazetës gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, me

Ciceroni Ekonomi Lajme Natyra

Osmani në Davos me ftesë të Trump

22 January 2026

Presidentja Vjosa Osmani ka arritur në Davos për ceremoninë e themelimit të Bordit të

Ciceroni Featured Lajme Librari

Trump letër Osmanit, e fton Republikën e

21 January 2026

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një ftesë nga Presidenti i

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.