Atalanta e eliminon Juventus dhe kalon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë
Atalanta ka arritur një fitore të madhe ndaj Juventus, duke e mposhtur 3-0 dhe duke siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Kjo është ndeshja e katërt radhazi që Atalanta nuk humb ndaj “Zonjës së Vjetër” në përballje zyrtare.
Juventus e ka nisur ndeshjen më mirë dhe ka krijuar disa raste të rrezikshme, por pa sukses. Goli i parë erdhi në minutën e njëzet e shtatë, kur pas një rishikimi me VAR është akorduar penallti për Atalanta, të cilën Gianluca Scamacca e ka shndërruar në gol.
Në pjesën e dytë, Juventus ka tentuar barazimin, por mbrojtja e Atalanta ka qenë e sigurt. Dy zëvendësime rezultuan vendimtare për vendasit: Kamaldeen Sulemana ka shënuar golin e dytë, ndërsa Mario Pasalic e ka vulosur fitoren 3-0 pak minuta më vonë.
Me këtë fitore, Atalanta kalon në gjysmëfinale, ku do të përballet me fituesin e duelit Bologna – Lazio, ndërsa Juventus eliminohet në çerekfinale për sezonin e dytë radhazi.
