LRF Gjilan uron Agim Ademin për rizgjedhjen Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës
Në emër të Lidhjes Rajonale të Futbollit Gjilan, ju shprehim urimet tona më të sinqerta për rizgjedhjen tuaj në pozitën e Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Rizgjedhja juaj përfaqëson vlerësim për angazhimin, përkushtimin dhe kontributin tuaj të vazhdueshëm në zhvillimin dhe avancimin e futbollit në Republikën e Kosovës. Jemi të bindur se edhe në mandatin tuaj të radhës do të vazhdoni të udhëhiqni me vizion, përgjegjësi dhe profesionalizëm, duke forcuar më tej institucionin e FFK-së dhe strukturat e saj.

LRF Gjilan mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe konstruktiv në funksion të zhvillimit të futbollit në nivel rajonal dhe kombëtar.
Ju dëshirojmë shëndet të mirë dhe suksese të mëtejme në realizimin e objektivave tuaja.
Mëtej LRF Gjilan uron Armend Misinin për marrjen e mandatit si anëtar i Komitetit Ekzekutiv në FFK
