Wednesday 26 August 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

MINTI cakton çmimet e karburanteve: Nafta lirohet, benzina shtrenjtohet

PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë: Askush nuk është mbi Kushtetutën

Haxhiu u dorëzon shtetësinë e Kosovës Joseph dhe Shirley DioGuardit

Shkruan, Nehat Hyseni – RIZA HALIMI – PERSONIFIKIM DHE SIMBOL I NJË EPOKE TË LAVDISHME!

KFOR-i Turk viziton Spitalin e Përgjithshëm Gjilanit

Dyshohet se e kanosi dhe e mbajti pa dëshirë një grua në banesën e tij,

Delegacioni nga Zvicra viziton bizneset e fidanishteve në Kamenicë

SHBA përsërit thirrjen për formimin e institucioneve në Kosovë

Mbahet mbledhje solemne në nderim të Heroit Kombëtar Metush Krasniqi

Haxhiu takon Hargreaves, flasin për ‘‘nevojën e dialogut politik’’ për dalje nga ngërçi institucional

 Fakulteti Juridik i UKZ bashkëorganizator në Kongresin Ndërkombëtar të Shkencave Humane, Shoqërore dhe Arteve të Universitetit të Tetovës
Lajme

Fakulteti Juridik i UKZ bashkëorganizator në Kongresin Ndërkombëtar të Shkencave Humane, Shoqërore dhe Arteve të Universitetit të Tetovës

17 November 2025 0 Comment 4 min read

AA

Universiteti i Tetovës ka mbajtur Kongresin Ndërkombëtar mbi Shkencat Humane, Shoqërore dhe Artet, një ngjarje akademike madhore që bashkon profesorë, studiues dhe ekspertë nga rajoni dhe më gjerë.

Kongresi përfshin një seri konferencash ndërkombëtare të fakulteteve të ndryshme, duke përfshirë Fakultetin e Ekonomisë, Fakultetin e Filologjisë, Fakultetin e Juridikut, Fakultetin e Filozofisë dhe Fakultetin e Pedagogjisë.

Në kuadër të këtij kongresi, Fakulteti Juridik i Universitetit Publik “Kadri Zeka” është bashkëorganizator i Konferencës Ndërkombëtare të Fakultetit Juridik, duke dëshmuar përkushtimin e tij të vazhdueshëm në fuqizimin e bashkëpunimit akademik rajonal dhe ndërkombëtar.

Fakulteti Juridik i UKZ-së u përfaqësua nga Dekanja, Prof. Asoc. Dr. Fatmire Krasniqi, e cila mori pjesë aktive në sesionet shkencore dhe diskutimet profesionale. Ajo kontribuoi në debatin akademik mbi sfidat bashkëkohore juridike, integrimin evropian, etikën profesionale dhe ndikimin e teknologjive të reja në sistemet ligjore, duke forcuar rolin e Fakultetit në arenën shkencore ndërkombëtare.

Në hapjen e kongresit, me një videomesazh nga Londra, Rektori i UT-së, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, përshëndeti të pranishmit dhe i përgëzoi për kontributin e tyre në zhvillimin e dijes dhe të shkencës.

Prorektori për Shkencë, Prof. Dr. Vullnet Ameti, theksoi rëndësinë e këtij kongresi si një laborator idesh, vizionesh dhe transformimesh shoqërore. Ai nënvizoi se gjatë dy ditëve të punimeve do të prezantohen 265 punime shkencore nga mbi 450 autorë e bashkëautorë, në 25 sesione paralele dhe 4 seanca plenare, duke përfshirë fusha të ndryshme të dijes: gjuhësi, letërsi, ekonomi, filozofi, pedagogji dhe drejtësi.

Folësja kryesore e kongresit ishte znj. Majlinda Bregu, ish-Sekretare e Përgjithshme e RCC-së, e cila solli një analizë të thellë mbi rolin e arsimit, sfidat globale dhe transformimet shoqërore e teknologjike. Në mesazhin e saj, ajo theksoi se universitetet duhet të jenë hapësira të mendimit të lirë dhe inovacionit, duke paralajmëruar po ashtu për rreziqet e epokës së inteligjencës artificiale dhe mungesën e kontrollit etik.

Ky kongres, së bashku me bashkëorganizimin e Fakultetit Juridik të UKZ-së, dëshmon angazhimin e institucioneve të arsimit të lartë në avancimin e kërkimit shkencor, shkëmbimin e ideve dhe forcimin e bashkëpunimit akademik në rajon.

Share This:

Tags: UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

MINTI cakton çmimet e karburanteve: Nafta lirohet,

26 August 2026
Lajme

PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e

26 August 2026
Futboll

Oltion Bilalli shpallet “Ylli i Javës” pas

24 August 2026
Lajme

Haxhiu u dorëzon shtetësinë e Kosovës Joseph

24 August 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet

27 July 2026

Fakulteti i Edukimit organizoi një ceremoni solemne me rastin e pensionimit të Prof. Asoc.

Lajme

UKZ nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Universitetin e

22 July 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me  Petroleum-Gas University në

Lajme

UKZ – Shpallen rezultatet preliminare të provimit

16 July 2026

Rezultatet Preliminare (mund të ndryshojnë pas shqyrtimit të ankesave) të provimit pranues në Universitetin

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.