Monday 27 October 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Delegacioni i UKZ-së ka marr pjesë në Konferencën e OSBE-së për Lirinë e Mendimit, Ndërgjegjes

Arbër Ismajli: “LDK është më e madhe se çdo individ”

Delegacioni i UKZ-së përmbyll vizitën zyrtare në ShBA

Gjilani bëhet me sisteme kamerash bashkëkohore, funksionojnë me Inteligjencë Artificiale dhe ndërveprojnë në një platformë

Parashikimi i motit për të hënën, 27 tetor 2025

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

“Thumbon” Murati: ‘Ndoshta në të kaluarën ka qenë më i lehtë bashkëpunimi përmes ryshfeteve e

Dhjetor apo shkurt, opsionet për zgjedhje të jashtëzakonshme

Kurti s’i ka numrat, dështon votimi i Qeverisë së re

Rritje të pagës minimale në 500 Euro, e pensioneve në 150€ – Kurti tregon pesë

 Xhevdet Kallaba – Fjalë rasti në përurimin e monografisë “Veteranët e Shëndetësisë së Anamoravës”
Letërsi

Xhevdet Kallaba – Fjalë rasti në përurimin e monografisë “Veteranët e Shëndetësisë së Anamoravës”

25 October 2025 0 Comment 8 min read

AA

Nga redaktori Xhevdet Kallaba
25 tetor 2025

Të nderuar të pranishëm,
Të dashur mjekë, miq e dashamirë të librit,

Sot jemi mbledhur për të përuruar një vepër që nuk është vetëm një libër, por një monument kujtese – një shenjë mirënjohjeje dhe nderimi për ata që ndërtuan themelet e shëndetësisë sonë me dije, përkushtim dhe sakrificë.

Shkruan: Xhevdet Kallaba


Monografia “Veteranët e Shëndetësisë së Anamoravës”, e autorit Dr. Xhavit Hajdari, lindi nga dëshira e tij e sinqertë për t’u dhënë vendin e merituar mjekëve që, me zemër e me shpirt, i shërbyen njeriut dhe komunitetit.

Biografitë që përfshihen në këtë vepër nuk janë vetëm rrëfime individuale – ato janë pjesë e kujtesës sonë kolektive, pjesë e historisë së qytetit dhe e Anamoravës. Çdo faqe ruan frymën e një humanizmi të madh, ku mjeku shihet jo vetëm si profesionist, por si njeri që jeton me hallet, dhimbjet dhe shpresat e popullit të vet.

Në këtë monografi janë përfshirë 112 biografi mjekësh veteranë – emra që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën tonë.


Në fakt, dy prej këtij numri nuk arritën ta përmbyllnin rrugëtimin e tyre akademik drejt titullit të mjekut, për shkak të rënies së tyre në altarin e lirisë, gjatë luftës së fundit në Kosovë: Alban Ajeti nga Gjilani dhe Ismajl Ismajli nga Kopërnica e Dardanës, të cilët me të drejtë u shpallën Dëshmorë të Kombit.

Megjithatë, fryma e tyre e angazhimit dhe përkushtimi në shërbim të jetës gjatë luftës ishte sikur të ishin mjekë të vërtetë, të përkushtuar ndaj detyrës humane deri në frymën e fundit.

Sigurisht, mund të kenë mbetur jashtë disa që, për arsye të ndryshme, nuk kanë arritur të dërgojnë të dhënat e tyre. Por, libri mbetet një bazë e fortë, një themel që mund të zgjerohet në të ardhmen me botime plotësuese.

E rëndësishme është që sot kemi para vetes një arkiv të gjallë të shëndetësisë sonë – një testament të brezave që punuan me ndërgjegje e me dashuri për profesionin.

Kjo monografi është, në radhë të parë, një shenjtërim i kujtesës – për ata që nuk kursyen as ditë, as natë, në shërbim të tjetrit.  Është nderim për ata që përballuan mungesa, padrejtësi e sfida të panumërta, por nuk u dorëzuan kurrë. Rruga e tyre mbetet një shembull frymëzimi për gjeneratat e ardhshme të mjekëve, për studentët e rinj që do të ecin në gjurmët e tyre.

Dua të falënderoj me përzemërsi të gjithë mjekët që nuk janë më në jetë, si dhe familjarët e atyre, të cilët ndanë me autorin kujtimet, të dhënat dhe historitë e tyre. Falë këtij bashkëpunimi, sot kemi një dëshmi të vlefshme për historinë e mjekësisë në Anamoravë dhe më gjerë.

Rëndësia e kësaj vepre është e shumëfishtë: ajo ruan kujtesën, frymëzon përkushtimin dhe forcon identitetin profesional e etikën mjekësore. Përmes këtyre biografive, kuptojmë jo vetëm zhvillimin e shëndetësisë, por edhe jetën shoqërore e kulturore të këtij rajoni – lidhjen e mjekut me komunitetin, me arsimimin, me humanizmin dhe solidaritetin njerëzor.

Edhe pse unë, si redaktor, nuk vij nga fusha e mjekësisë, ndjej se jam thellësisht i lidhur me këtë histori. Kam pasur fatin t’i njoh shumë prej këtyre mjekëve personalisht, të shoh nga afër përkushtimin e tyre dhe ndikimin që kanë lënë.

Angazhimi im në këtë projekt ka qenë plotësisht vullnetar – si shenjë respekti për figurat që përbëjnë identitetin dhe kujtesën tonë kolektive.

Në dekadën e fundit, si kronist i jetës kulturore e shoqërore të Anamoravës, kam mësuar se çdo histori që dokumentohet është një dhuratë për të ardhmen.

Ky bashkëpunim është dëshmi e mirë se kur arti, kultura dhe kujtesa historike bashkohen, lindin vepra që i japin vlerë qytetit dhe shoqërisë sonë.

Prandaj, ky libër është shumë më tepër se një përmbledhje biografish – është një mirënjohje për jetën, për profesionin dhe për njeriun.

Duke e përuruar këtë vepër, ne i përulemi me respekt gjithë atyre që e kanë bërë shëndetësinë e Anamoravës një histori të dinjitetit, sakrificës dhe dashurisë për njeriun.

Ju faleminderit të gjithëve që jeni këtu për ta ndarë këtë ditë nderimi dhe kujtese.

Share This:

Tags: Btime Librari Shendetesia
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Sport

Largohet Igor Tudor, ky do të jetë

27 October 2025
Lajme

Delegacioni i UKZ-së ka marr pjesë në

27 October 2025
Lajme

Arbër Ismajli: “LDK është më e madhe

27 October 2025
Lajme

Delegacioni i UKZ-së përmbyll vizitën zyrtare në

27 October 2025
RELATED Stories for you
Lajme Shëndeti

Dreshaj: Jemi vendi i vetëm në Rajon

29 February 2024

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka deklaruar se Kosova është

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.