Saturday 8 November 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Reshat Randobrava nderohet me “Okarina e Artë” për arritje jetësore

Mbahet aktiviteti për parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore

Kosova përgatitet për balotazhin e 9 nëntorit: Mbi 1 mijë e 600 të rinj votojnë

Kërcënimi i fundit i Donald Trump për Kupën e Botës ngjall shqetësim të madh

Xhiroja e 13-të, ndeshje shumë interesante në Superligën e Kosovës

Qeveria në detyrë merr tri vendime të reja

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar

Drejtori i Policisë së Kosovës takim me homologun kroat, diskutojnë për rendin dhe sigurinë

Sot, e premte, Mot i vranët dhe me shi

Lutfi Haziri: Arbëri dhe armata e njerëzve të LDK-së trashëgojnë gjenet e dashnisë për Gjilanin,

 Krahasimi i faturave me tarifa të  kaluara dhe ato të  reja për disa shembuj të konsumatorëve.!
Lajme

Krahasimi i faturave me tarifa të kaluara dhe ato të reja për disa shembuj të konsumatorëve.!

9 February 2022 0 Comment 4 min read

AA

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) në Kosovë ka miratuar të martën tarifat e reja për energji elektrike. Departamenti për Tarifa në ZRRE ka thënë se rritjen e çmimit në fatura do të vërejnë konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kilovat për orë brenda muajit. Fillimisht ky institucion kishte propozuar rritje për konsumatorët që shpenzojnë mbi 600 kilovat për orë në muaj.

“Të gjithë konsumatorët komercialë dhe konsumatorët shtëpiakë që shpenzojnë deri në 800 kilovat në orë do të kenë zero rritje”, është thënë në takim, duke përmendur se rreth 20 për qind e konsumatorëve e tejkalojnë këtë konsum.

Konsumatorët e tarifës mbi 800 kilovat për orë do të kenë tarifën e lartë prej 12.5 cent për kilovat dhe 5.9 cent për tarifën e ulët.

Për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovat në orë në muaj, tarifa e lartë do të jetë 7 cent, ndërsa ajo e ulët, 3 cent.

Tarifat e reja do të hyjnë në fuqi nga sot pra me 9 shkurt dhe do të aplikohen deri më 31 mars 2023.

Nga data 1 tetor deri më 31 mars, në Kosovë aplikohet tarifa e ulët e rrymës, prej orës 22:00 deri në 07:00.

Ndërsa, nga data 1 prill deri më 30 shtator, tarifa e ulët vlen nga ora 23:00 deri në 08:00.

Sipas ZRRE-së, bllok-tarifa nuk është diskriminuese pasi “zbatohet njëtrajtësisht për të gjithë konsumatorët”.

Për bizneset nuk do të ketë blloqe tarifore.

Për të lehtësuar barrën e qytetarëve nga rritja e pritshme e çmimit të rrymës, Qeveria e Kosovës ka ndarë një shumë prej 75 milionë eurosh në formë subvencionimi për ta.

Subvencionet e Qeverisë do të shfrytëzohen për një periudhë njëvjeçare.

Muajve të fundit, Kosova është futur në krizë energjetike, si pasojë e krizës së ngjashme që ka përfshirë Evropën.

Kriza në Evropë është thelluar kah mesi i vitit 2021, kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të gazit.

Kjo ka bërë që Kosovës t’i rriten çmimet e importit.

Kosova nuk mund t’i përballojë e vetme kërkesat – kryesisht për shkak të vjetërsisë së termocentraleve që ka.

Share This:

Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Franco Foda publikon listën e futbollistëve për

8 November 2025
Kulturë

Kanadaja drejt Eurovisionit? Kryeministri Mark Carney përfshihet

7 November 2025
Lajme

Reshat Randobrava nderohet me “Okarina e Artë”

7 November 2025
Lajme

Mbahet aktiviteti për parandalimin e trafikimit me

7 November 2025
RELATED Stories for you
Futboll Kampionati Botërorë Sport

Franco Foda publikon listën e futbollistëve për

8 November 2025

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar

Kulturë Muzikë

Kanadaja drejt Eurovisionit? Kryeministri Mark Carney përfshihet

7 November 2025

Qeveria kanadeze po shqyrton mundësinë që Kanada të marrë pjesë për herë të parë

Lajme

Reshat Randobrava nderohet me “Okarina e Artë”

7 November 2025

Një nga momentet më emocionuese të edicionit të tretë të Festivalit të Këngës në

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.