
Drita shkëlqen, luan si pa komplekse, plotësisht e barabartë në 45 minutat e parë ndaj Copenhagen
Copenhagen dhe Drita kanë luajtur baras pa gola në 45 minutat e parë, në ndeshjen e parë të rrethit të dytë të fazës së eliminimit në Ligën e Kampionëve.

Kampioni i Kosovës, Drita, po luan futboll të sigurt dhe me raste ndaj Copenhagen, duke treguar fuqinë e saj.
Danezët ishin më të mirë normalisht, pasi edhe si vendas, krijuan më shumë, por mbrojtja e Dritës ishte e sigurt.

Rasti më i mirë ishte në minutën e 33-të, kur Mohamed Elyounoussi goditi të dy shtyllat, por Faton Maloku ishte me fat, duke kap topin në vijë.
Gjyqtari Martin Matosa, ndëshkoi Albert Dabiqajn dhe Vesel Limajn, të vetmit të dy që morën kartonë në këtë pjesë lojë.
