
Albi Mall Superliga – Dita e ndeshjeve me dy përballje interesante
Sot (e shtunë) janë në program për t’u luajtur dy ndeshje të Albi Mall Superligës së vlefshme për javën e 22-të.

Xhiro e 22-të fillon sot me dy ndeshje, ndërsa dy tjera zhvillohet të dielën dhe e fundit të hënën.
Ndeshja e parë e rëndësisë të veçantë ditën e sotme është ajo në mes të Suharekës dhe Gjilanit, i cili pritet të zhvillohet në stadiumin me bari artificial.
Në ndeshjen tjetër, por jo më pak të rëndësishme luajnë Feronikeli ’74-Dukagjini, në “Rexhep Rexhepi” të Drenasit.
Të dy përballjet është paraparë të fillojnë nga ora 14:00.
