Epiteti “Ylli i Javës” për xhiron e dhjetë i takon futbollistit të Prishtinës, Rin Ahmeti
Rin Ahmeti shpallet “Ylli i Javës” për xhiron e 10-të të Superligës.
Futbollisti i Prishtinës, Rin Ahmeti, është shpallur “Ylli i Javës” për xhiron e dhjetë të Superligës së Kosovës, pas paraqitjes vendimtare në fitoren e skuadrës kryeqytetase ndaj Ballkanit në Suharekë.
Ahmeti realizoi golin vendimtar të ndeshjes, duke i siguruar Prishtinës tri pikë të rëndësishme në udhëtim. Me këtë paraqitje, ai u vlerësua si futbollisti më i dalluar i xhiros.

Për çmimin tradicional “Ylli i Javës”, përzgjedhja u bë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.
