Monday 26 October 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizje politike

SESION INFORMUES NË GJIMNAZIN “XHAVIT AHMETI” PËR SIGURINË KIBERNETIKE

Studentët fituan në 22 qytete, Vuçiqi në dy, edhe në Kosovë dhe në burgje

UKZ dhe Komuna e Gjilanit diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit institucional

Kuvendi Komunal i Vitisë shqyrtoi pasqyrat financiare të buxhetit komunal për periudhën janar–shtator 2026

POLICIA E GJILANIT ORGANIZON LIGJËRATË PËR PARANDALIMIN E KANCERIT TË GJIRIT

Presidentja Shiroka Pula priti në takim kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava

Kryetari Haliti priti në takim drejtorin e Zyrës Rajonale të OSBE-së në Gjilan, Igli Totozani

Grupi i Grave Deputete reagon për Arlinda Zekajn: Mbrojtja e grave duhet të jetë detyrim

QIKA me aksion simbolik para Qeverisë: Shteti e vrau Arlindën, kërkohet përgjegjësi institucionale

 Kuvendi Komunal i Vitisë shqyrtoi pasqyrat financiare të buxhetit komunal për periudhën janar–shtator 2026
Lajme

Kuvendi Komunal i Vitisë shqyrtoi pasqyrat financiare të buxhetit komunal për periudhën janar–shtator 2026

26 October 2026 0 Comment 6 min read

AA

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e dhjetë të rregullt në të cilën asamblistët shqyrtuan nëntë pika të rendit të ditës, përfshirë çështje financiare, zhvillimore, infrastrukturore dhe të bashkëpunimit ndër komunal.

Fillimisht kryesuesi Bekim Azizi i njoftoj të pranishmit lidhur me vlerësimin e ligjshmërisë së akteve të nxjerra nga mbledhja e fundit e këtij organi.

Ndonëse në këtë takim janë shqyrtuar disa pika të rendit të ditës, diskutimi më i gjatë në këtë seancë u zhvillua rreth Pasqyrave Financiare të buxhetit komunal për periudhën janar–shtator 2026.

Drejtoresha për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Milihate Ajeti, duke prezantuar pasqyrat financiare tha se gjatë periudhës janar–shtator 2026, janë inkasuar gjithsej të hyra vetanake në vlerë prej 1.115.746,64 €, me shkallë të inkasimit prej 86,18%, duke u bazuar në planifikimin vjetor.

Krahasuar me të hyrat për periudhën janar–shtator të vitit 2025, të hyrat e vitit 2026 janë më të ulëta për 60.797,68 €. Sa i përket shpenzimet buxhetore, nga buxheti i alokuar për periudhën janar–shtator 2026, nga fondet burimore, përfshirë grantin qeveritar, të hyrat vetanake dhe donacionet, është 16.760.026,88 €.

Ndërsa, shpenzimet për të njëjtën periudhë janë 16.255.876,45 €.Shkalla e ekzekutimit të buxhetit për periudhën janar–shtator 2026 është 96,99%, në krahasim me alokimet për të gjitha programet dhe kategoritë ekonomike.

Gjatë debatit, këshilltarët parashtruan pyetje dhe kërkuan sqarime lidhur me realizimin e të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore.

Në këtë seancë i shqyrtuan dhe miratuan edhe propozim vendimi i raportit për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe dëmet tjera të shkaktuara në territorin e Komunës së Vitisë, propozim vendimi për dhënien e pëlqimit institucional dhe mbështetjen komunale për zhvillimin e projektit investues në fushën e teknologjisë se informacionit dhe infrastrukturës së të dhënave në lokalitetet e Sllatinës se komunës së Vitisë, propozim vendimi për ngritjen e obeliskut për dëshmorët dhe martirët e Vërbanit.

Propozimi për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për Planin Komunal për Ri Integrimin e Qëndrueshëm të Personave të Riatdhesuar dhe Integrimin e të huajve në Komunën e Vitisë 2026–2028. Propozimi për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për nismën e kryetarit të Komunës së Vitisë për nxitjen e bashkëpunimit ndërkomunal me komunën e San Cosmo Albanese.

Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për autorizimin e kryetarit të Komunës së Vitisë për nxitjen e bashkëpunimit ndër komunal me komunën e San Cosmo Albanese, si dhe u dha një informatë mbi ndarjen e subvencioneve në DKRS gjatë vitit 2026.

Në mbledhjen e fundit të Komitetit për Politikë e Financa, është kërkuar që të jepet një Informatë nga QKMF, lidhur me aktivitetet gjatë muajit tetor si muaj i ndërgjegjësimit-muaji Rozë.

Kjo pikë është hyrë në rend dite me aprovimin e këshilltarëve komunal dhe Kuvendi është njoftuar me aktivitetet që jane realizuar gjatë këtij muaji në Viti dhe lokalitetet e saj.

Në fund të seancës, këshilltarët kanë parashtruar pyetje për çështje të ndryshme në interes të qytetarëve

Share This:

Tags: Vitia
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizje

26 October 2026
Lajme

SESION INFORMUES NË GJIMNAZIN “XHAVIT AHMETI” PËR

26 October 2026
Lajme

Studentët fituan në 22 qytete, Vuçiqi në

26 October 2026
Lajme

UKZ dhe Komuna e Gjilanit diskutojnë për

26 October 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Kryetari Haliti priti zv.drejtorin e KEDS-it, Avni

1 October 2026

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim zv.drejtorin e përgjithshëm

Lajme

Komuna e Vitisë dhe projekti AQH investojnë

16 June 2026

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e QKMF-së, Vjollca

Lajme

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti seancë të

15 June 2026

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot një seancë të jashtëzakonshme me vetëm një

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.