ZYRTARE: Harry Kane është shpallur Sulmuesi i Vitit në ceremoninë e Topit të Artë 2026
Superylli i Bayern Munichut, Harry Kane, ka fituar zyrtarisht Trofeun “Gerd MUller” si sulmuesi më i mirë i vitit, në ceremoninë e “Ballon d’Or” për vitin 2026.
Kapiteni i Anglisë e fitoi këtë çmim prestigjioz pas një sezoni historik, gjatë të cilit shënoi plot 73 gola në 65 paraqitje për klubin dhe kombëtaren e tij.
Kane ishte i pandalshëm në nivel klubesh, duke realizuar 61 gola për Bayern Munichun – arritje që i dha atij “Këpucën e Artë” evropiane – dhe duke ndihmuar gjigantët bavarezë të fitonin dy trofe vendas.

Gjithashtu, Kane shënoi 12 gola për Anglinë në arenën ndërkombëtare, përfshirë gjashtë gola gjatë rrugëtimit të “Tre Luanëve” drejt medaljes së bronztë në Kupën e Botës 2026.
