Thursday 25 June 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

“Horizonti” dhe “Ndre Mjeda” – 46 vite histori të enigmatikës shqiptare kurorëzohen me monografinë e

Gjilan: Rrënim i një objekti me rrezikshmëri të lartë në “Livadhet e Arapit”

Kamenica mban punëtori profesionale për organizimin e mësimit tërëditor në shkolla

Nënshkruhen kontratat e përfituesve të subvencioneve në kulturë

Publikohen çmimet e reja të derivateve në Kosovë

Rrahje mes pesë personave në Aeroportin e Prishtinës, përfundojnë në mbajtje

Vjedhje e rëndë në ish-pishinën Hawaii në Gjilan, dëmi kap vlerën rreth 55 mijë euro

Gjilan: Disa nxënës, mësimdhënës e drejtoresha e shkollës “Thimi Mitko” vizitojnë Liqenin e Ujmanit

Kryetari Hyseni, priti ambasadorin e Sllovenisë, flasin për thellimin e bashkëpunimit

Kryetari Rahimaj: Shumë punë në proces në Koretin

 Rektori i UKZ ka pritur në takim Kryetarin e Komunës së Gjilanit
Uncategorised

Rektori i UKZ ka pritur në takim Kryetarin e Komunës së Gjilanit

4 October 2024 0 Comment 4 min read

AA

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku, ka pritur në takim Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

Gjatë kësaj kohe Rektori Dërmaku dhe Kryetari Hyseni kanë parë nga afër punimet e renovimeve të  hapësirave të brendshme të universitetit, përfshirë sallat mësimore dhe ambientet tjera akademike, për të cilat është duke u punuar për krijimin e një mjedisi më të përshtatshëm për zhvillimin e aktiviteteve akademike.

Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku tha se me këto punime të renovimit, do të përmirësohet infrastruktura që  është jetik për të siguruar kushte optimale për studentët dhe stafin. “Investimet në arsimin e lartë janë investime në të ardhmen e komunitetit tonë. Krijimi i një infrastrukture moderne është bazë për një mësimdhënie dhe mësimnxënie më cilësore,” tha Rektori Dërmaku.

Rektori ndër tjerash tha se përveç sallave të mësimit, po bëhen përmirësime në laboratorë dhe hapësira të tjera të përdorura për kërkime shkencore, duke synuar që këto përmirësime të jenë në përputhje me standardet më moderne. Këto përpjekje për të përmirësuar kushtet infrastrukturore janë pjesë e strategjisë së universitetit për të krijuar një mjedis të qetë dhe të favorshëm për mësim dhe studim.

“Ne kemi ndërmarrë këtë proces të renovimit për të përmbushur pritshmëritë e studentëve dhe për t’u siguruar që ata të kenë hapësirat e nevojshme për të zhvilluar mësimet dhe hulumtimet në një mjedis sa më produktiv,” tha rektori Dermaku. Ai gjithashtu shtoi se këto përmirësime janë të nevojshme për të përballuar sfidat dhe ndryshimet e vazhdueshme në fushën e arsimit të lartë.

Kryetari Alban Hyseni gjatë inspektimit të punimeve vuri në dukje mbështetjen e Komunës së Gjilanit për universitetin, duke e quajtur atë një faktor kyç për zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit. “Komuna e Gjilanit do të vazhdojë të jetë përkrahëse e projekteve që synojnë rritjen e cilësisë së arsimit në rajon. Bashkëpunimi ynë me Universitetin “Kadri Zeka” është një shembull i qartë i përpjekjeve tona të përbashkëta për të investuar në të ardhmen e të rinjve,” tha kryetari Hyseni.

Ai gjithashtu përgëzoi universitetin për punën që po bën në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës dhe përkushtimin e treguar ndaj përmirësimit të cilësisë së arsimit në përgjithësi.

Share This:

Tags: Alban Hyseni Artan Dermaku UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

“Horizonti” dhe “Ndre Mjeda” – 46 vite

25 June 2026
Kulturë

Sonte në Gjilan: “Nëna” ngjitet në skenë

25 June 2026
Lajme

Gjilan: Rrënim i një objekti me rrezikshmëri

25 June 2026
Futboll

Drita po merr formë: Pas përforcimeve të

25 June 2026
RELATED Stories for you
Lajme

UKZ dhe Instituti i Historisë “Ali Hadri”

23 June 2026

Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Konferencës Shkencore me temën “Flaka e Janarit:

Lajme

U mbajt punëtori për avancimin e Statutit

22 June 2026

Më 18–19 qershor 2026, Programi SHER mbështeti Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan në

Lajme

UKZ pjesëmarrëse e takimit të radhës të

22 June 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” mori pjesë në Takimin e Tretë Transnacional të Projektit AUREA

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.