Sunday 20 September 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Me nderime të larta u përcoll në banesën e fundit humanisti Avdullah Selishta

Gjilanin dhe skenën teatrale e pllakos heshtja! Ndërron jetë aktori Jashar Shahiqi

LVV merr vendim: Nesër i votojmë Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën për nënkryetarë të Kuvendit

Qeveria e Kosovës nderon viktimat e 11 Shtatorit, ndërtesa ndriçohet me flamurin amerikan

Sebi Ismajli: 27 vite qëndrueshmëri, shembulli i krenarisë dhe dinjitetit në Gjilan

MINTI cakton çmimet e karburanteve: Nafta lirohet, benzina shtrenjtohet

PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë: Askush nuk është mbi Kushtetutën

Haxhiu u dorëzon shtetësinë e Kosovës Joseph dhe Shirley DioGuardit

Shkruan, Nehat Hyseni – RIZA HALIMI – PERSONIFIKIM DHE SIMBOL I NJË EPOKE TË LAVDISHME!

KFOR-i Turk viziton Spitalin e Përgjithshëm Gjilanit

 Sanie Maloku, shembull i forcës njerëzore që përballoi tragjedinë e 1975-ës!
Lajme

Sanie Maloku, shembull i forcës njerëzore që përballoi tragjedinë e 1975-ës!

27 August 2024 0 Comment 9 min read

AA

Më 27 gusht 1975, qyteti i Gjilanit përjetoi një nga ngjarjet më të rënda dhe më tragjike në historinë e tij. Një aksident i tmerrshëm ndodhi në rrugën afër Fakultetit “Kadri Zeka” duke shkaktuar humbjen e jetës së katër personave dhe plagosjen e dy të tjerëve.

Kjo ngjarje tronditi thellë jo vetëm qytetin e Gjilanit, por u bë një lajm i madh në të gjithë Jugosllavinë e asaj kohe, duke mbetur e gdhendur në kujtesën e qytetarëve për dekada me radhë.

Shkruan: Sylejman Ismajli

Ngjarja e tmerrshme ndodhi rreth orës 11:45 paradite, kur një kamion, i cili po lëvizte me shpejtësi të lartë, humbi kontrollin dhe doli nga rruga kryesore. Kamioni, pasi humbi drejtimin, u përplas me një grup këmbësorësh, duke shkaktuar humbje të mëdha në jetë njerëzish.

Sania Maloku 

Viktimat e kësaj ngjarjeje të tmerrshme ishin Rexhep Zejnullahu, Mustafe Uka, Mustafe Maloku dhe Faik Hasani. Ndërsa, Sanie Maloku, atëherë vetëm nëntë vjeç, u plagos rëndë dhe humbi të dy duart, i lënduari tjetër Bejtullah Nuredini, shpëtoi me lëndime më të lehta.

Pas përplasjes me këmbësorët, kamioni vazhdoi rrugën e tij të shkatërrimit duke u përplasur në shtëpinë e qytetarit Faik Mehmetit. Përplasja ishte aq e fortë sa që rrënoi plotësisht shtëpinë dhe një shtyllë të energjisë elektrike. Fatmirësisht, askush nga familja Mehmeti nuk ishte në shtëpi në atë moment, duke shmangur kështu një tragjedi edhe më të madhe.

Ky aksident tronditi thellë qytetin e Gjilanit dhe përtej. Për një kohë të gjatë, aksidenti ishte tema kryesore e diskutimeve në mediat e asaj kohe, jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë Jugosllavinë. Shkrime të shumta, analiza dhe raportime të ndryshme u publikuan, duke e kthyer këtë ngjarje në një simbol të dhimbjes dhe tragjedisë që preku një komunitet të tërë.

Sanie Maloku, e cila atëherë ishte vetëm një vajzë e vogël 9-vjeçare, përjetoi një traumë të paimagjinueshme që ndryshoi rrënjësisht jetën e saj. Në atë ditë fatkeqe, Sania po ecte dorë për dore me gjyshin e saj, Faik Hasani, duke u kthyer për në shtëpi pas një vizite të pasuksesshme te dajat e saj.

“Ishte ditë e mërkurë, kishim edhe disa ditë për të filluar viti i ri shkollor. Në atë ditë vendosa t’i vizitoj dajët e mi, por fatkeqësisht ata nuk ishin aty dhe u ktheva për në shtëpi, ku rrugës takova gjyshin tim dhe më mori për dore për të shkuar në shtëpine time, por në gjysmë të rrugës na u ndërpre jeta të cilën edhe sot e asaj dite po e vuaj,” kujton Sania.

Në momentet kritike, gjyshi i saj, në një përpjekje të dëshpëruar për të shpëtuar mbesën, e largoi atë nga rreziku sa më shumë që mundi. Megjithatë, Faiku nuk mundi të shpëtonte veten dhe humbi jetën në këtë aksident të tmerrshëm. Për Sanien, ky moment mbeti i gdhendur thellë në kujtesën e saj, duke shënuar fillimin e një rrugëtimi të gjatë dhe të vështirë të përballjes me pasojat e aksidentit.

Sanie Maloku kishte festuar ditëlindjen e saj të nëntë vetëm dy ditë para aksidentit, një ditë që për të duhej të ishte e mbushur me gëzim dhe shpresë për të ardhmen. Por, në vend të kësaj, ajo përjetoi një nga momentet më të errëta të jetës së saj. Pas aksidentit, ajo u dërgua me urgjencë në spitalin e Gjilanit, ku mjekët bënë gjithçka që ishte e mundur për t’i shpëtuar jetën. Pavarësisht plagëve të rënda, Sania mbeti e vetëdijshme gjatë gjithë kohës, duke treguar një forcë të pashtershme shpirtërore.

Pas aksidentit, Sania përballoi një rrugëtim të gjatë dhe të vështirë për shërimin dhe rehabilitimin e saj. Humbja e të dy duarve në moshë aq të re ishte një goditje e madhe, jo vetëm për të, por edhe për familjen e saj. “I jam falemnderuese për gjithë jetën motrave e shoqeve të cilat i konsideroj si motra, prindërve të cilët sakrifikuan dhe po sakrifikojnë ende për mua, por Zoti i shpërbleftë të gjithë me të mirat e tij,” shprehet Sania, duke falënderuar ata që i qëndruan pranë gjatë këtyre viteve të vështira.

Protezat që Sania vendosi pas aksidentit ishin një ndihmë jetike për të, por ato kërkonin mirëmbajtje dhe ndërrime të shpeshta. Deri në moshën 22 vjeçare, Sania duhej të udhëtonte në Gjermani çdo dy vite për të ndryshuar protezat e saj. Ky proces ishte jo vetëm fizikisht dhe emocionalisht i vështirë, por edhe financiarisht i kushtueshëm. Çdo ndërrim i protezave kishte një kosto të lartë duke e bërë këtë një barrë të rëndë për të dhe familjen e saj. Sipas llogarive, deri më tani, Sania ka shpenzuar afërsisht mbi 100,000 euro për të mbajtur protezat e saj funksionale.

Me kalimin e kohës, teknologjia ka avancuar dhe tani Sania ka nevojë për proteza të reja elektro-mekanike, të cilat do t’i ofronin më shumë lehtësi dhe mundësi për të kryer nevojat e saj të përditshme. Por ky ndryshim kërkon mjete financiare të mëdha, të cilat ajo dhe familja e saj nuk mund t’i përballojnë vetëm.

Gjatë këtyre 49 viteve, Sanie Maloku ka përballuar sfida të shumta, duke treguar një forcë të jashtëzakonshme dhe një vendosmëri për të mos u dorëzuar kurrë përballë vështirësive. Përkundër dhimbjes dhe pengesave, Sania ka arritur të jetojë një jetë me dinjitet dhe të përballojë të gjitha sfidat që i kanë dalë përpara.

“Sfidat e mia kanë qenë të shumta, por dashuria për jetën dhe mbështetja e familjes dhe miqve më kanë ndihmuar të qëndroj e fortë. Asnjëherë nuk jam dorëzuar,” shprehet ajo me krenari.

Pavarësisht sfidave të jashtëzakonshme që Sanie Maloku përjetoi pas aksidentit tragjik, ajo arriti të përfundonte studimet në Fakultetin Ekonomik..Ajo tani e një kohë punon në Stacionin e Autobusëve në Gjilan.

Sanie Maloku është një shembull i gjallë i forcës së njeriut për të kapërcyer vështirësitë dhe për të ndërtuar një jetë të re, përkundër sfidave të mëdha që i janë paraqitur.

Share This:

Tags: Gjilan
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Me nderime të larta u përcoll në

19 September 2026
Arte tjera

25 Vjetori i Karrierës së Balerinit Sinan

12 September 2026
Kulturë

Gjilanin dhe skenën teatrale e pllakos heshtja!

12 September 2026
Lajme

LVV merr vendim: Nesër i votojmë Vlora

12 September 2026
RELATED Stories for you
Lajme Shëndeti

Sebi Ismajli: 27 vite qëndrueshmëri, shembulli i

12 September 2026

“Forca nuk është të mos rrëzohesh kurrë, por të gjesh guximin të ngrihesh” GJILAN

Lajme

Dyshohet se e kanosi dhe e mbajti

21 August 2026

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Gjilan, nën dyshimin se ka kanosur dhe

Lajme

Diskutohen reformat në shëndetësinë e Gjilanit, Komuna

15 July 2026

Komuna e Gjilanit ka mbajtur një takim me përfaqësuesit e subjekteve politike për të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.