Komuna e Gjilanit vazhdon bashkëpunimin me shoqatat nga Austria
Kemi pranuar një donacion të pajisjeve medicinale nga shoqata HIKöDe nga Austria, të cilat i janë dedikuar OJQ-së Handikos në Gjilan, shkruan faqja zyrtare e Komunës së Gjilanit, duke iu referuar bashkëpunimit në fjalë, raporton TV Gjilani..
“Procedurat e nevojshme administrative dhe profesionale të pranim-dorëzimit të donacionit, janë kryer përmes Zyrës së Kryetarit Alban Hyseni dhe Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale”, shkruan më tej faqja e Komunës.
Sic merret vesh, mes tjerash donacioni përfshin karroca për invalidë, shtretër mekanikë, dyshekë për shtretër dhe karrika toaleti, përfundon njoftimin kjo faqe, duke falënderuar shoqatën HIKöDe për mbështetjen dhe ndihmën e çmuar për qytetarët e komunës sonë.