Saturday 21 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Gjilan: Mbahet testi i maturës 2025 – vlerësohet organizimi dhe mbarëvajtja

Pakistani nominon Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen

Arrestohet një burrë në Gjilan për keqpërdorim seksual të fëmijëve

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti uron maturantët

Akademik Rexhep Ismajli dekorohet me Medaljen e Meritës së Lartë të Komunës së Preshevës

Trumpi përmend përsëri Kosovën e Serbinë si konflikt që e kishte ndalur: Duhej të ma

Në UKZ-së ka qëndruar një delegacion nga Iowa e SHBA-së

Dr. Ismail Bekteshi pensionohet pas 35 vitesh shërbim: Nderohet nga Komuna e Vitisë për kontributin

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni: Ky është subvencionimi më i madh për qumështin në nivel

 Doli nga shtypi Revista “Horizonti” nr. 133, me laryshi temash e lloje enigmash
Lajme

Doli nga shtypi Revista “Horizonti” nr. 133, me laryshi temash e lloje enigmash

1 August 2024 0 Comment 8 min read

AA

Në mbështetje të Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport të Republikës së Kosovës, doli nga shtypi numri më i ri, 133, i Revistës Enigmatike “Horizonti”.

 Në këtë numër lexuesit mund të gjejnë një pasqyrim tekstual nga tribuna enigmatike e mbajtur kohë më parë, si dhe fjalëkryqe tematike skandi dhe lloje tjera të enigmave, të cilat në vete ngërthejnë sfidën e zgjidhjes, gjithnjë me karakter argëtimi e mësimi si imperativ i motos së enigmatikës.

Me përmbajtje tërheqëse e të posacme për admirues, në 32 faqe, me laramani enigmash të llojeve të ndryshme, numri më i ri i “Horizonti”-t nis me fjalën e redaktorit.

Aty theksohet rikthimi i revistës “Horizonti”, pas një kohe të gjatë, me mbështetje fillimisht të DKRS-së në Gjilan, në kuadër të Manifestimit “Flaka e Janarit 2024”, gjegjësisht me garat e enigmatikës, e së fundi me mbështetje të MKRS-së.

“Vitin 2024 e konsiderojmë vit me rëndësi për zhvillimin e enigmatikës, duke iu falënderuar MKRS-së, e cila na ndau mjete financiare për nxjerrjen e 4 numrave të revistës “Horizonti”. Padyshim se vendimi për të ndihmuar shoqatën dhe revistën “Horizonti”, u mor duke pasur parasysh angazhimin e gjatë, që nga vitit 1980, por edhe riaktivizimi i disa prej anëtarëve të shoqatës dhe redaksisë së revistës ”Horizonti”, e më pas organizimin e garave në zgjidhjen e gjëegjëzave, si dhe botimit të veprave të vecanta enigmologjike, (Gjilan, 2023, 2024), pjesëmarrjes në takimet e gjëzakuptuesve në rajon e më gjërë”, thuhet në fjalën e redaktorit.

Më tej potencohet moto e revistës se një nga detyrat kryesore të gjëzësajuesve është kultivimi i identitetit të pupoullit tonë, vecanërisht ruajta e gjuhës letrare shqipe dhe mësimi përmes lojës e argëtimit.

“Dihet se pasuria dhe begatia e gjuhës jeton me popullin aq sa shfrytëzohet, dhe duke marrë parasysh këtë fakt roli i revistës është i padiskutueshëm e i rëndësishëm”, thuhet po aty.

“Obligim tjetër me rëndësi i gjëzakuptuesve ose enigmatëve është popullarizimi i saj në rininë shkollore, ndërsa në revistën “Horizonti”, gjejmë ngjarje të ndryshme kulturore, sportive e historike nga e kaluara por edhe nga e tashmja, aktualja e popullit tonë, sikurse popujve dhe civilizimeve tjera. Aty u botuan gjëza, krijime të ndryshme, por edhe rekorde, jo vetëm kombëtare, të gjëzasajuesve tanë”, shkruan Dr. Zijadin Hasani më tej, në fjalën hyrëse.

PËRMBAJTJA E NUMRIT TË RI (133) TË REVISTËS “HORIZONTI”

Ndonëse përmbajtja e numrit të fundit të revistës “Horizonti”, dominohet me enigma të llojit Fjalëkryqe Skandi, në 32 faqet e revistës në formatit A4 gjejmë edhe lloje tjera të posacme: – Fjalëkryq i vecantë, plotësore anagramore, Fjalëdoku, Rrokjekryq, Asociacion, Anagrame, Rebuese, Mburojë Magjike 7X14, Mburojë Magjike 7X12, si dhe një faqe të tërë me anagrame kushtuar shkrimtarëve të shquar nga Anamorava, nga autori Ismet Shkodra, etj.

Ndërsa në faqen e dedikuar për të rinjë lexuesi i pasionuar i enigmatikës, gjegjësisht “Horizont”-it, mund të gjejë gjëegjëza, kuriozitete etj.

Po aty, në numrin e ri të “Horizonti”-t, përvec enigmave të sajuesve gjinalas, gjejmë edhe të tilla sajime  e krijime enigmatike që vijnë nga enigmatë të njohur e të shquar të së kaluarës së begatë të enigmatikës Kosovare, përfshirë autorë si Xhevat Ruhani nga SHBA – kryemjeshtër i enigmatikës, pastaj nga Dr. Mensur Mahmuti nga Tetova, gjithashtu kryemjeshtër i enigmatikës, i cili vjen me një punim tematik dedikuar legjendës së futbollit, Fadil Vokrri.

Padyshim se një pjesë e vecantë eshte dedikuar për pasqyrimin e prezantimit të suksesshëm të enigmatëve Kosovarë, në takimet jubilare (XL), të zgjidhësve dhe sajuesve te enigmave në Rabac të Kroacisë, si dhe një përshkrim nga Rexhep Hasani, përkitazi me garat e enigmave të mbajtura në manifestimin “Flaka e Janarit 2024”, në Gjilan. E po aty gjejme edhe një përkujtim për doajenin e gazetarisë gjilanase, Hasan Bunjaku, i cili ndërroi jetë kohë më parë.

Për ta plotësuar koloritin e mozaikut përmbajtësor të revistës nr. 133, redaksia është kujdesur që të ketë edhe lloje tjera të enigmave, të cilat herë-herë na vijnë mjaft tërheqëse, e herë-herë mjaft të dashura, duke ri-kthyer kësisoji në kujtesë periudhën e shkëlqimit të enigmatikës shqipe në Kosovë e mbarë trojet etnike.

Fjalëkryqi Zviceran është një lloj i enigmave të dashura për aderuesin e pasionuar. E një i tillë është pjesë e përmbajtjes së numrit të fundt të revistës “Horizonti”, në faqe 22, ndërsa në faqen pasuese lexuesi mund të gjejë lloje të poscame të enigmave, ku spikasin punime me figura magjike, si: mburoja magjike, figura magjike, anagrame kushtuar heroit Agim Ramadani etj, ndërsa në faqen pasuese hasim në disa tetëkahore, fjalëkryqe mozaik, plotësore alfabetike, Skandi, gjëegjëza, etj.

S’do mend se revista “Horizonti” nuk do të shquhej si më e vecanta e të gjitha kohërave ndër revistat dhe gazetat e këtij lloji, sikur të mos argëtonte dhe dëfrente lexuesit në vazhdimësi, cdo herë që del një numër i ri!

Ndaj, pa dyshim se Akrostik(-u) pananagramor – shteti amë, është enigma e radhës që e pasuron edhe më përmbajtjen e “Horizonti”-t numër 133, së bashku me rebuset pasuese e Katrorin Magjik 7X7 dhe Katrorin Magjik 8X8, fotplotësorin e mëpastajmë, rebusin spunerizëm (9), rebusin me shkronja, sikurse edhe shkrimin e rikthyer nga shkrimtari Musa Ramadani, Misteri i fjalëkryqit, për t’u përmbyllur në fund me fjalëkryqin skandi, kushtuar sportit, e më tej me  fjalëkryqin dedikuar enkas këngëtares Leonora Jakupi nga autori Dr. Mensur Mahmuti.

“Horizonti” nr. 133 është mbështetur nga MKRS, ndërsa është redaktuar nga kolegiumi i redakisë në përbërje: Dr. Zijadin Hasani, kryeredaktor, Rasim Vllasaliu, Xhelal Selmani, Abdylmexhid Selmani, Shemsedin Kryeziu, Rexhep Hasani, Enver Hajrullahu, Mensur Mahmuti e Islam Zuzaku, anëtarë të redaksisë, ndërsa është shtypur nga Shtëpia Botuese “Proart Design”, Gjilan.

Share This:

Tags: Horizonti
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Besiktasi dëshiron transferimin e Vedat Muriqit, sulmuesi

21 June 2025
Lajme

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

21 June 2025
Kulturë

Kosova përfaqësohet denjësisht në Festivalin Ndërkombëtar “Myjava”

21 June 2025
Lajme

Gjilan: Mbahet testi i maturës 2025 –

21 June 2025
RELATED Stories for you
Kuriozitete Opinione

Shkruan: Mensur Mamuti, Tetovë: – Unë, gjëzat

16 January 2025

Me enigmatikë merrem që nga fëmijëria. Mund të them që kam filluar të bëj

Kulturë Kuriozitete

Enigmatët shqiptarë sfidohen “online” në Garat e

5 January 2025

Shoqata e Enigmatëve “Ndre Mjeda” dhe Redaksia e Revistës për Enigmatikë, “Horizonti”, në kuadër

Kuriozitete Lajme

Garat e enigmatëve në Gjilan: Skënder Tullumi

27 October 2024

– Në Gjilan, u mbajtën garat e enigmatëve në sajimin dhe zgjidhjen e enigmave

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.