Sunday 8 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

371 kandidatë në garë për 34 pozita të prokurorëve të rinj të shtetit

Gjilani i dha lamtumirën e fundit Bajram Isufit: “Kujtimi yt do të jetojë mes nesh”

Kurti: Gjatë vitit 2025, 171 mjekë u kthyen për të jetuar dhe punuar në Kosovë

Parashikimi i motit për të shtunën, 07.11.2026

Kurti: Dokumentimi i krimeve të luftës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës

Ahmet Isufi me dedikim për Bajram Isufin: Njeri i idealit të lirisë dhe i përkushtuar

Bashkëshortja e heroit Agim Ramadani: “Bajrami u bë një yll më shumë në qiellin e

PDK-ja në Gjilan shpreh ngushëllime për familjen Isufi: Bajrami la gjurmë në jetën politike dhe

Komuna e Gjilanit mban mbledhje komemorative në nderim të Bajram Isufit

Arrestohet në Gjilan personi i kërkuar nga policia për armëmbajtje pa leje dhe arratisje

 Lisbon revisited (1926)
Kulturë Letërsi

Lisbon revisited (1926)

4 April 2024 0 Comment 10 min read

AA

Poezi e shkruar nga FERNANDO PESSOA

Asgja nuk më lidh me asgja.
Due pesëdhetë gjana në të njejten kohë.
I dishruem me nji ankth urie mishi
ajo çka nuk di se çka asht-
përfundimisht e papërcaktuemja…
Flej i shqetësuem, dhe jetoj në nji gjumë të shqetësuem
të atij që flen i shqetësuem, gjysmë në andërr.

M’i kanë mbyllë tana dyert abstrakte dhe të nevojshme.
I kanë ulë tendat prej mbrendë të çdo hipoteze, që do të kisha mujtë me pá prej rruge.
Nuk asht në rruginën e gjetun numri i derës që më kanë dhanë.

U zgjova në të njejten jetë, me të cilën më kishte zanë gjumi.
Der ushtritë e mia të andrrueme janë shpartallue.
Der andrrat e mia janë ndie të rreme në të kênunit t’ andrrueme.
Der edhe jeta vetëm e dëshirueme më lodh; der kjo jetë…

Kuptoj me intervale të shkëputuna;
shkruej me intervale lodhjet;
dhe deri nji mërzi e mërzisë më hedh në plazh.
Nuk e di cili fat apo e ardhme do të ndeshet me ankthin tim pa timon;
nuk e di cilët ishuj të Jugut të pamujtun më presin anijenbytun;
apo cilat palma letërsie do të më japin të paktën nji varg.
Jo, nuk e di as këtë, as atë tjetrën, as kurrgja…

Dhe në fund të shpirtit tim, ku andrroj atë që andrrova
në fushat e tejme të frymës, ku jetoj pa shkak
( e kaluemja asht nji mjegull e natyrshme me lot të rremë),
nëpër rrugë, nëpër shtigje të pyjeve të largta
ku kam paramendue të kênunit tim,
ikin të shkatërruem, të mbetunit e fundit
e përhitjes finale,
ushtritë e mia të andrrueme, të shpartallueme për pa ekzistue,
kohortat e mia ende për të ekzistue, cungue nga Zoti.

Prapë të shoh qytet i fëminisë sime, frikshëm i tretun…
Qytet i trishtë dhe i gëzuem, qè tek u ktheva me andrrue…
Unë? Po a jam i njejti që ka jetue këtu, që asht kthye këtu,
dhe që këtu asht kthye për me u kthye, dhe për me u rikthye,
dhe prapë për me u rikthye?
O a jemi, të gjithë Unët që kam qenë këtu apo kanë qenë,
nji seri entesh- të mëdhaja lidhun nga nji fill- kujtesë,
nji seri andrrash për mue për dikend jashtë meje?

Prapë të shoh, me zemër ma të largtë dhe shpirtin ma pak timin.
Prapë të shoh- Lisbonë dhe Tago, dhe gjithçka-,
udhëtar i kotë prej teje dhe prej meje,
i huej këtu si gjithkund, rastsor në jetë si në shpirt,
fantazmë e arratisun në krypë kujtimesh,
në zhurmën e mijve dhe të tavolinave që brehen
në kështjellën e mallkueme të t’detyruemit me jetue… .

Fernando António Nogueira Pessoa – (13 qershor 1888 – 30 nëntor 1935) ishte një poet, shkrimtar, kritik letrar, përkthyes, botues dhe filozof portugez, i përshkruar si një nga figurat më të rëndësishme letrare të shekullit XX, dhe një nga poetët më të mëdhenj në gjuhën portugeze. Ai gjithashtu shkroi dhe përktheu në anglisht dhe frëngjisht.

Pessoa ishte shkrimtar i frytshëm, dhe jo vetëm nën emrin e tij, sepse ai krijoi afërsisht shtatëdhjetë e pesë të tjerë. Ai nuk i quajti të gjithë këta emra pseudonime sepse mendonte se disa nuk merrnin jetë në mënyrën e tyre të vërtetë, intelektuale dhe të pavarur, dhe kështu i quante heteronime . Këto figura imagjinare nganjëherë mbronin ide ekstreme.

Pessoa lindi në Lisbonë më 13 qershor 1888. Kur ai ishte pesë vjeç, babai i tij, Joaquim de Seabra Pessôa vdiq nga tuberkulozi dhe vitin tjetër, më 2 janar, vdiq edhe vëllai i tij i vogël Jorge, vetëm një vjeç .

Pas martesës së dytë të nënës së tij, Maria Magdalena Pinheiro Nogueira, me João Miguel dos Santos Rosa, Fernando lundroi me nënën e tij për në Afrikën e Jugut në fillim të vitit 1896, për t’u bashkuar me njerkun e tij, një oficer i emëruar konsulli Portugez në Durban, kryeqyteti i ish kolonisë Britanike të Natalit. Më vonë, më 1918, Pessoa shkroi një letër në të cilën referohet:

Vitin e fundit në Lisbonë para se të transferohej në Durban, 1894, në moshën 6 vjeç.

Ekziston vetëm një ngjarje në të kaluarën e cila ka edhe përcaktueshmërinë dhe rëndësinë e nevojshme për ratifikim; kjo është vdekja e babait tim, e cila ndodhi më 13 korrik 1893. Martesa e dytë e nënës time (e cila u zhvillua më 30 dhjetor 1895) është një datë tjetër që mund ta jap me përpikëri dhe është e rëndësishme për mua, jo në vetvete, por në një nga rezultatet e saj – fakti që, njerku im duke u bërë Konsull Portugez në Durban (Natal), bëri që unë të arsimohesha atje, që ishte një rrethanë me rëndësi të madhe në jetën time, duke formuar kështu fatin tim.

Pessoa e mori arsimin e tij të hershëm në shkollën St. Joseph Convent, një shkollë e drejtuar nga murgesha irlandeze dhe franceze . Ai u transferua në shkollen e mesme Durban në Prill 1899, duke u bërë njohës i mirë i anglishtes, dhe duke zhvilluar një vlerësim për letërsinë angleze.

Pessoa në Durban, 1898, në moshën 10 vjeçare.

Në parathënien e librit The Book of Disquiet (Libri i Shqetësimit), Pessoa shkroi për veten e tij:

Asgjë nuk e kishte detyruar atë të bënte diçka. Ai e kishte kaluar fëmijërinë e tij vetëm. Ai kurrë nuk u bashkua me ndonjë grup. Ai kurrë nuk ndoqi një kurs studimi. Ai kurrë nuk i përkiste një turme. Rrethanat e jetës së tij përbëheshin nga ai fenomen i çuditshëm, por mjaft i zakonshëm – mbase, në fakt, është i vërtetë për të gjitha jetët – të ishte i përshtatur me imazhin dhe paraqitjen e instinkteve të tij, që shkonin drejt plogëtisë dhe mbylljes në vetvete.

Share This:

Tags: Fernando Pessoa Poezi
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Futboll

Gjilani mposht Malishevën në derbin dramatik: Arjol

7 November 2026
Futboll

Feronikeli ’74 mposht Ballkanin në minutat shtesë

7 November 2026
Lajme

371 kandidatë në garë për 34 pozita

7 November 2026
Lajme

Gjilani i dha lamtumirën e fundit Bajram

7 November 2026
RELATED Stories for you
Arte tjera Kulturë Letërsi Muzikë

Më vjen të vdes – poezi nga

25 October 2026

Më vjen të vdes Në delir më vjen të vdes,paranoja bie në gjumë,pastaj rishtas

Kulturë Letërsi Librari

Shkruan: Sherafedin Kadriu – Poezi e mëkatit

3 May 2025

POEZI E MËKATIT TË ËMBËL – (Për vëllimin poetik, ” Kasaforta erotike” të Muhamet

Kulturë Letërsi

Babai – poezi nga Xhevahir Spahiu

3 April 2025

Babai – poezi nga Xhevahir Spahiu BABAI Natën kur bota fle dhe deti përtyp

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.