Saturday 3 January 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Me mbi 338 mijë vota, Albin Kurti vendos rekord të ri zgjedhor

Numërohen mbi 97% e votave të rregullta të kandidatëve, kush janë më të votuarit?

Fundjava me mot të vranët dhe reshje shiu, pritet edhe borë në viset malore

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy gra përfundojnë në spital

Akademi Përkujtimore në Kuvendin e Kosovës për Nexhat Dacin

Homazhet për Nexhat Dacin në Kuvendin e Kosovës

Nis numërimi i votave nga 29 përfaqësitë diplomatike

Kolona të gjata në pikëkalimet me Serbinë – Diaspora po kthehet në vendet e BE-së

VV, PDK dhe LDK: Renditja e kandidatëve më të votuar deri tani

Chelsea ndahet me trajnerin Enzo Maresca

 Dënohet me 22 vjet burgim ish-lideri i Djemve Krenarë për sulmin në Capitol
Lajme

Dënohet me 22 vjet burgim ish-lideri i Djemve Krenarë për sulmin në Capitol

6 September 2023 0 Comment 4 min read

AA

Ish-drejtuesi i grupit të krahut të djathtë, Proud Boys (Djemtë Krenarë), është dënuar me 22 vjet burgim për rolin e tij në sulmin e 6 janarit të vitit 2021 ndaj Capitolit.

Mbështetësit e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, atë ditë kishin tentuar të përmbysnin rezultatin e zgjedhjeve presidenciale.

Enrique Tarrio u dënua për akuzën komplot për kryengritje lidhur me rolin e tij në planifikimin e sulmit në Capitol, kur mijëra mbështetës të presidentit të atëhershëm republikan, Donald Trump, me dhunë tentuan të ndalonin Kongresin që të certifikonte rezultatet zgjedhore. Trump, në mënyrë të rreme ka pretenduar se ka humbur zgjedhjet për shkak të mashtrimeve zgjedhore.

Prokurorët federalë i kanë kërkuar gjykatësit Timothy Kelly që të shqiptonte dënim prej 33 vjetësh burgim për Tarrion, i cili nuk ishte i pranishëm në Capitol në ditën kur shpërtheu dhuna sepse një gjykatës tjetër e kishte urdhëruar atë të qëndronte jashtë Uashingtonit. Prokurorët thanë se ai kishte ndihmuar në drejtimin e sulmit nga Baltimori.

Avokatët e Tarrios kërkuan një dënim më të ulët për klientin e tyre, raporton REL.

Javën e kaluar, gjykatësi Kelly dënoi liderin tjetër të Djemve Krenarë, Ethan Nordean me 18 vjet burgim. Në maj, themeluesi i milicisë Oath Keepers, Stewart Rhodes u dënua po ashtu me 18 vjet burgim.

Po ashtu, edhe tre anëtarë të tjerë të Djemve Krenarë janë dënuar javën e kaluar për rolin e tyre në trazirat e 6 janarit.

Mbi 1.100 persona janë arrestuar nën akuza që lidhen me sulmin në Capitol. Prej tyre, të paktën 630 persona janë gjetur fajtorë dhe të paktën 110 janë dënuar pas mbajtjes së gjykimeve.

Pesë persona, përfshirë një polic, vdiqën gjatë trazirave të 6 janarit të vitit 2021 dhe mbi 140 policë u lënduan.

Si pasojë e sulmit, në Capitol janë shkaktuar dëme në vlerë prej miliona dollarësh.

Prokurori i posaçëm, Jack Smith, që po heton përpjekjet për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2020, ka ngritur aktakuzë ndaj Trumpit për komplot për përmbysjen e rezultatit zgjedhor. Trump aktualisht po prin në garën për të fituar nominimin nga republikanët për të garuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Share This:

Tags: Capitol Proud Bojs
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Me mbi 338 mijë vota, Albin Kurti

2 January 2026
Kulturë

VIDEO – Ibo ShoW – Qau me

2 January 2026
Lajme

Numërohen mbi 97% e votave të rregullta

2 January 2026
Lajme

Fundjava me mot të vranët dhe reshje

2 January 2026
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.