Ndalohet rreptësisht qarkullimi i trotinetëve elektrik, biçikletave dhe motoçikletave në të gjitha sheshet e kryeqytetit
Komuna e Prishtinës ka rikujtuar edhe një herë qytetarëve se është i ndaluar qarkullimi i trotinetëve elektrik, biçikletave, motoçikletave dhe mopedëve elektrik në sheshe e hapësira publike.
Ky vendim u marrë rreth një vit më parë nga kryetari i Komunës, Përparim Rama, dhe mbetet në fuqi edhe aktualisht.
“Të nderuar qytetarë ju rikujtojmë se është ndaluar rreptësisht qarkullimi i trotinetëve elektrik, biçikletave, motoçikletave dhe mopedëve elektrik në sheshe e hapësira publike”- thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.