Tuesday 1 July 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme të Mjekësisē në Gjilan

Kryetari Haliti inspekton punimet në projektin ndërkufitar të financuar nga Bashkimi Evropian

Gjilani i së nesërmes ndërtohet me punë dhe vendime të mençura sot.

Vazhdojnë punimet në shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit në Fshatin e Ri

Gazetarët nën presion politik – theksohet në tryezën për lirinë e mediave

Takimi i Osmanit me partitë, sipas PDK-së mbahet nesër

Ankohet Kusari-Lila: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për mosvotimin e deputetëve opozitarë

Hyseni: Mbi 2 milionë euro investime në shëndetësi që përmirësojnë jetën e qytetarëve

Gjilan: Shoferi i taksisë humb jetën papritur gjatë vozitjes në Gjilan, arrin në spital pa

U mbajt mbledhja e gjashtë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë

 Një tatuazh nga telat me gjemba – Cikël poetik nga Arif Molliqi
Kulturë

Një tatuazh nga telat me gjemba – Cikël poetik nga Arif Molliqi

1 April 2023 0 Comment 19 min read

AA

NJË TATUAZH NGA TELAT ME GJEMBA – Cikël poetik nga Arif Molliqi – Botuar nga Revista Letrare “Agmia”

NJË PLLAKË PREJ MERMERI TË ZI

kur shoh arkivolet në televizion

më vjen një çast trishtimi

ajo pamje më thotë

se vdekja paska qenë ndryshe

(edhe ngushëllimi ndryshe)

megjithatë mbetet pak dilemë

a ishte e mistershme ajo vdekje

apo fatkeqësi mes njerëzve

kur askush nuk pyet për moshën

për plagën që vazhdon të kullojë gjak

mbi qefinin e bardhë

në sheshin e qytetit

e shoh një pllakë prej mermeri të zi

emri dhe fotografia janë të bardha

zëri i shpifur i spikerit

tregon në televizion një narcis

duke vënë lule te mermeri i ftohtë

nuk më kujtohet

sa herë n’ vit e bën këtë

e kur e shoh të përlotur

më vjen një ndjenjë hakmarrëse të them

pastë ndjesë gënjeshtra e tij

PËRRALLË E VERDHË

në planetin e rrumbullakët

rruga që kam humbur

është e rrafshët

tash e kuptova ç’domethënë nata

pa asnjë yll në qiell

lehtë mund të zë pritë

e liga e fshehur brenda njeriut

duke i nuhatur erërat e parfumit

shkel mbi shiringa të zbrazëta

mbi të kuqtë e buzëve

qosheve të ndyra të sheshit

në një shtëpi të vjetër

matem me të panjohurën

në aktin e pazakonshëm

mbesin vetëm njollat

një përrallë e verdhë

një mijë vjet përsëritet

nën yllin rreth kokës

një tatuazh nga telat me gjemba nëpër kufij

pak gjak nga kofshët e gërvishtura

e mbartin sëmundjen shekullore

DUKE KËRKUAR RRUGËN E RRAFSHËT

në shitoren e katundit e lashë emrin

të shënuar në fletoren e borxhlinjve

e lashë blinin që për herë të parë

nën hijen e tij thithnim ajër të tymosur

i shikonim kryqëzimet e insekteve

si e kafshonin njëra-tjetrën

e çiftoheshin në duart tona…)

UJKU AVDALL

një ujk avdall zbriti nga mali i prerë

ra në qytet ta kthejë orën prapa

pastaj në torishtën e bagëtive

u ngatërrua me qengjin

një shekull nuk e mësuam

kush e thuri torishtën me thupra të kalbura

nesër do të jetë tepër vonë

t’i gjejmë ata që shkuan pas ujkut avdall

bariut i duhet urtia që ta kuptojë

se ujkut i duhet mjegulla

LËNDINA E QYQEVE

kur ra ujku në torishtë

ne i numëruam delet

veç bariu dhëmbëprishur

doli tepër

dikush kurrë s’do të dijë

pse asgjë s’i ndodhi qenit

ai kishte shkuar te Lëndina e Qyqeve

i mbështjellë me lëkur ujku

për delet që shpëtuan

askush nuk mbeti për t’u kujdesur

as sa për një imazh të vrasësve

kjo është loja e bariut

që mban afër vetes qenin e keq

kur qeni dhe ujku bëjnë dashuri

oborri u falet çakajve

PROTEZA PREJ ASHTI

buzë varri krejt pa hiri

i kishte mbetur certifikata e lindjes

thanë nuk ia dimë emrin

as vrasësit

as të vrarit

(kishin harruar ta regjistronin)

në varfëri duhet të mësohem

të hamë sorra të zeza…

ose të hamë bar

sado që kurrë s’do ta mësojmë

si hahen sorrat e gjalla

si hahet bari i njomë

sa herë bën vapë në Kosovë

dalin minjtë e na ngjitin sëmundjen

për shërim përdorim ilaçe të skaduara

për të vdekurit porositim proteza ashti

t’ua qelin varrin të gjallëve

deri te kau i zi

PREMTIME TË MENÇURA

nga pema e papjekur

kokrrat i hëngra unë

farat nën dhé

gjarpri

nëpër vrimat e kafkës

djalli e ndërtoi strofullin

për kënaqësinë e vetes

mashtrimin e të tjerëve

shikoni lisin

n’ asnjë stinë s’ka hije

e kanë kthyer me rrënjë përpjetë

te liqeni i shterur

narcisoidët me sy të verbër

kërkojnë ta shohin atdheun

që po i përsëriten të qarat e lirisë

duke marrë n’ thua në hartat e copëtuara

KUJTIMET E LEJLEKUT

çdo vit e shihja lejlekun

kur ndërtonte çerdhen mbi oxhakun e shtëpisë sime

me fletët e reja të qershisë

s’di nga vjen ai pelegrin

por kthehet

edhe pse e di se unë nuk e pres

në stinën e vjeshtës

kur qielli bëhet i murrmë dhe i zi

e ul shikimin përdhe

mbath këpucët e arnuara

midis territ niset për udhë

që vetëm ai e di

në dimër

oxhaku me plot borë

rri i vetmuar

duke biseduar me kujtimet

e lejlekut

KUR VESHIM RROBA TË HUAJA

sot është dita

kur garojnë dhimbjet

pa u shëruar nga e para

fitojmë dhimbjen tjetër

në ditën e dhjetë

duke i veshur rrobat e huaja

infektohemi nga zhuga

janë rroba që na bien të ngushta

të shkurtra

pa shije

asnjëherë tamam

Share This:

Tags: Arif Molliqi Tela me gjemba
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme të

1 July 2025
Lajme

Kryetari Haliti inspekton punimet në projektin ndërkufitar

1 July 2025
Lajme

Gjilani i së nesërmes ndërtohet me punë

1 July 2025
Lajme

Vazhdojnë punimet në shtrirjen e rrjetit të

1 July 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.