Wednesday 13 May 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Raportimet nga Spanja: Pretendime për fushatë mediatike kundër Florentino Pérez dhe ndikim politik te Real

AAK publikon listën për deputetë, Ardian Gjini bartës i listës

Zyrtare: Gentrit Murseli kandidon për deputet nga radhët e LDK-së

Top 10-shja e LDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit

Sabri Fejzullahu “Extra” dedikim – uron bashkëshorten Nera për ditëlindje: “Ke mbetë e njëjta dritë

SHBA: Drejtori i Arsimit në Gjilan viziton “Sioux City Career Academy”, fokusi te arsimi profesional

UKZ dhe UP diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit akademik në fushën e historisë

Kosova në turneun e FIBA YDF-së në Rumani

KQZ: Sot përfundon afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet e 7 qershorit

Asllani: Ëndrra për Ligën e Kampionëve mbetet gjallë

 ‘PSG vs yjet saudite’ – çfarë duhet ditur për sfidën ndërmjet Messit dhe Ronaldos
Lajme

‘PSG vs yjet saudite’ – çfarë duhet ditur për sfidën ndërmjet Messit dhe Ronaldos

18 January 2023 0 Comment 7 min read

AA

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi do të takohen sërish në sfidën që mund të shënojë duelin e fundit në karrierat e tyre, kur Paris Saint-Germaini do të zhvillojë një ndeshje miqësore me njëmbëdhjetëshin më të mirë saudit që përbëhet nga skuadrat e Al-Nassr dhe Al-Hilal.

Superylli portugez akoma nuk ka debutuar për klubin e ri prej se nënshkroi marrëveshjen mega-milionëshe, për shkak të pezullimit me dy ndeshje nga koha kur ishte pjesë e Manchester Unitedit e që sipas rregullave të FIFA-s iu bart në ligën e re.

37-vjeçari do ta ketë mundësinë që nesër (e enjte) të debutojë në futbollin saudit duke qenë kapiten i ekipit që do të luajë kundër Messit dhe bashkëlojtarëve të tij nga klubi parisien.

Cristiano Ronaldo será el capitán del equipo de Estrellas de Riyadh FC (Al Nassr & Al Hilal) en el partido contra el PSG. pic.twitter.com/mcgACAagAm

— Blue (@BlueboyCR7) January 15, 2023

Cristiano Ronaldos i është dhënë shiriti i kapitenit para ndeshjes miqësore të ‘All-Star XI’ saudit ndaj PSG-së.

Sfida zhvillohet kundër klubit francez që këtë muaj ndodhet në një turne mes-sezonal në Lindjen e Mesme, ku Messi kthehet vetëm një muaj pasi e ngriti Kupën e Botës në Katar.

CR7 do ta udhëheqë skuadrën e përbërë nga yjet e elitës së futbollit saudit të përbërë nga Al-Nassr dhe Al-Hilal, teksa ribashkohet me Messin ndoshta për herë të fundit në një ndeshje, që padyshim se do të ndiqet nga miliona tifozë anekënd botës.

Sipas L’Equipe, PSG do të përfitojë rreth 10 milionë euro për zhvillimin e këtij takimi.

Promovimi i ndeshjes është dominuar nga Ronaldo, i cili më në fund do të debutojë në Arabinë Saudite – megjithëse jo specifikisht për Al-Nassr – pas pezullimit për dy ndeshje moslojë për shkak të goditjes së telefonit të një tifozi të Evertonit në Goodison Park derisa luante për Djajtë e Kuq.

Kur dhe ku zhvillohet ndeshja

(Foto: Reuters)

PSG vs Saudi All-Star XI do të zhvillohet të enjte (19 janar) me fillim në ora 18:00 (sipas orës tonë).

Ndeshja e shumëpritur nga futbolldashësit është caktuar të luhet në King Fahd Stadium në Riad të Arabisë Saudite.

Për koincidencë, në të njëjtin stadium, të dielën u takuan ish-klubet e Ronaldos dhe Messit, Real Madridi dhe Barcelona, në sfidën e Superkupës së Spanjës, të cilën e fituan Blaugranët me rezultat 3-1.

Vallëzimi i fundit

(Foto: Goal)

Kjo mund të jetë hera e fundit kur mund t’i shohim Ronaldon dhe Messin duke u përballur me njëri-tjetrin në fushën e lojës – dy nga më të mëdhenjtë në historinë e lojës së bukur.

Përballja e fundit mes dyshes ishte në dhjetor të vitit 2020, kur Juventusi e mposhti Barcelonën në fazën grupore të Ligës së Kampionëve me rezultat 3-0, ndërsa CR7 realizoi dy herë.

CR7 dhe Leo janë përballur plot 36 herë me klube dhe përfaqësuese, ndërsa Messi udhëheq me 16 fitore kundrejt 11 triumfeve të Ronaldos (nëntë herë kanë luajtur baras). Argjentinasi i ka shënuar 22 gola në këto takime, kurse portugezi një më pak (21).

Share This:

Tags: Messi PSG Ronaldo
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Raportimet nga Spanja: Pretendime për fushatë mediatike

12 May 2026
Lajme

AAK publikon listën për deputetë, Ardian Gjini

12 May 2026
Lajme

Zyrtare: Gentrit Murseli kandidon për deputet nga

12 May 2026
Lajme

Top 10-shja e LDK-së për zgjedhjet e

12 May 2026
RELATED Stories for you
Futboll Lajme Sport

Natë vendimtare në Mynih: Bayern Munich dhe

6 May 2026

Gjysmëfinalja e UEFA Champions League arrin kulmin sonte në Mynih, ku Bayern pret PSG-në

Champions League Futboll Sport

PSG dominon në “Anfield” dhe siguron biletën

14 April 2026

Paris Saint-Germain ka konfirmuar formën e shkëlqyer në Ligën e Kampionëve, duke eliminuar Liverpoolin

Futboll Lajme Showbiz Sport Sporte tjera

A po perëndon epoka e tij? Ronaldo

23 January 2026

Ylli i futbollit Cristiano Ronaldo po e konsideron seriozisht pensionimin nga futbolli vitin e

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.