Tuesday 1 July 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme të Mjekësisē në Gjilan

Kryetari Haliti inspekton punimet në projektin ndërkufitar të financuar nga Bashkimi Evropian

Gjilani i së nesërmes ndërtohet me punë dhe vendime të mençura sot.

Vazhdojnë punimet në shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit në Fshatin e Ri

Gazetarët nën presion politik – theksohet në tryezën për lirinë e mediave

Takimi i Osmanit me partitë, sipas PDK-së mbahet nesër

Ankohet Kusari-Lila: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për mosvotimin e deputetëve opozitarë

Hyseni: Mbi 2 milionë euro investime në shëndetësi që përmirësojnë jetën e qytetarëve

Gjilan: Shoferi i taksisë humb jetën papritur gjatë vozitjes në Gjilan, arrin në spital pa

U mbajt mbledhja e gjashtë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë

 OKB voton rezolutën: Rusia të dëmshpërblejë Ukrainën për dëmet e luftës
Lajme

OKB voton rezolutën: Rusia të dëmshpërblejë Ukrainën për dëmet e luftës

15 November 2022 0 Comment 3 min read

AA

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi sot një rezolutë, nëpërmjet së cilës kërkohet që Rusia, duke pushtuar Ukrainën, të shpallet përgjegjëse për shkeljen e ligjit ndërkombëtar dhe për pasojë të paguajë edhe dëmshpërblimet për dëmet e luftës.

Gjatë votimit në OKB, ku bëjnë pjesë 193 shtete anëtare, 94 votuan pro, 14 kundër, ndërsa 73 shtete abstenuan.

Shqipëria votoi pro kësaj rezolute, ndërsa Serbia abstenoi në votën e saj, duke konfirmuar edhe njëherë afërsinë me Rusinë duke qenë shteti i vetëm ballkanik që refuzon të dënojë agresionin e paprovokuar rus në Ukrainë.

Kjo rezolutë pati një nivel më të ulët mbështetje, krahasuar me 5 rezolutat e tjera për Ukrainën, të miratuara nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, që nga nisja e pushtimit të Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt 2022.

Rezoluta pasqyron nevojën për të krijuar “një mekanizëm ndërkombëtar për kompensimin e dëmeve”, që rrjedhin nga “veprimet e gabuara” të Rusisë kundër Ukrainës.

Rezoluta rekomandon që vendet anëtare të Asamblesë, në bashkëpunim me Ukrainën, të krijojnë “një regjistër ndërkombëtar” për të dokumentuar pretendimet dhe informacionet mbi dëmet, humbjet ose dëmtimet e ukrainasve dhe qeverisë, të shkaktuar nga Rusia.

E drejta e vetos së Rusisë në Këshillin e Sigurimit prej 15 anëtarësh ka bllokuar organin më të fuqishëm të OKB-së, që të ndërmarrë veprime, që kur Presidenti Vladimir Putin urdhëroi pushtimin. Por vetoja nuk vlen gjatë votimeve në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Ndryshe nga rezolutat e Këshillit të Sigurimit, rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, nuk janë ligjërisht detyruese, por ato, gjithsesi, pasqyrojnë opinionin botëror, i cili ka qenë kundër veprimeve ushtarake të Rusisë ndaj Ukrainës.

Share This:

Tags: OKB Rusia Ukraina
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme të

1 July 2025
Lajme

Kryetari Haliti inspekton punimet në projektin ndërkufitar

1 July 2025
Lajme

Gjilani i së nesërmes ndërtohet me punë

1 July 2025
Lajme

Vazhdojnë punimet në shtrirjen e rrjetit të

1 July 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Irani kërkon mbledhje urgjente të OKB-së, pas

22 June 2025

Irani i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të mblidhet urgjentisht

Lajme

Tensionet e larta Iran-Izrael, Këshilli i Sigurimit

18 June 2025

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë një tjetër takim urgjent

Lajme

Rusia pranon armëpushimin 30-ditor, Putin: Falënderoj Trump,

14 March 2025

“Jemi dakord me propozimet për armëpushim, por qëndrimi ynë bazohet në supozimin se armëpushimi

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.