Friday 3 July 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Gjilan: 70,000 euro për OJQ-të që kujdesen për shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve

Artisti Zeqirija Rexhepi hap ekspozitën personale në Berat

Kryetari Hyseni: Rruga “Hamdi Kurteshi”, afër përfundimit

Përkrahen financiarisht klubet sportive të Komunës së Kamenicës

Tragjedi në Suharekë: Rrufeja i merr jetën një të riu 26-vjeçar në zonën malore

Një kapitull mbyllet me nder: Pas 27 vitesh shërbim në Policinë e Kosovës, pensionohet Muamer

Drejt përfundimit rruga “Hamdi Kurteshi”, investimi shumëmilionësh që i jep fund një problemi shumëvjeçar në

Tragjedi në Gjilan: 75-vjeçar humb jetën gjatë pastrimit të bunarit

Administrata e Gjilanit do të punojë edhe të shtunave për shkak të fluksit të bashkatdhetarëve

UKZ hap konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin Bachelor për vitin akademik

 VITI: KKSB në mbledhjen e parë vlerësoi gjendjen e sigurisë në komunën e Vitisë të qetë dhe stabile
Lajme

VITI: KKSB në mbledhjen e parë vlerësoi gjendjen e sigurisë në komunën e Vitisë të qetë dhe stabile

2 April 2026 0 Comment 4 min read

AA

Sot është mbajtur mbledhja e parë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në Viti, e cila u kryesua nga zëvendëskryetari i komunës, Hasan Aliu.

Në hapje të këtij takimi kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti u uroi mirëseardhje të gjithë pjesëmarrësve, duke përmendur rëndësinë e këtij këshilli për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve.

Ai ritheksoi se qeveria komunale mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve në interes të qytetarëve vitias, ndërsa foli edhe për ndikimin e kontratës kolektive, e cila sipas tij po paraqet sfida në realizimin e projekteve dhe menaxhimin e buxhetit, ndonëse komunat nuk janë nënshkruese të saj.

Po ashtu kryetari Haliti theksoi se komuna e Vitisë, përveç kujdesit për qytetarët e saj, po mbështet edhe komunën e Kllokotit, për shkak të mungesës së kapaciteteve në këtë të fundit.

Gjatë mbledhjes, sipas rendit të ditës, është diskutuar për gjendjen e sigurisë në komunë. Zv. kryetari Aliu deklaroi se situata e sigurisë në Viti vazhdon të jetë e qetë dhe stabile, duke falënderuar të gjithë kontribuuesit në këtë drejtim, në veçanti Policinë e Kosovës.

Ndërkohë, komandanti i Stacionit Policor në Viti, kapiten Ruzhdi Abdullahu, prezantoi një raport të shkurtër për periudhën janar–mars 2026. Ai bëri të ditur se gjatë kësaj kohe janë evidentuar 80 raste të veprave penale të llojeve të ndryshme, prej të cilave 15 janë ende në hetim.

Sipas tij, shqetësuese në fillim të vitit kanë qenë vjedhjet në shkolla, por këto raste tashmë janë zbardhur. Ai shtoi se sfida mbeten përdorimi i narkotikëve si dhe përdorimi i mjeteve në komunikacion, si trotinetet dhe motoçikletat pa leje përkatëse dhe nga persona në moshë të papërshtatshme.

Në fund të takimit, anëtarët e KKSB-së ngritën edhe çështje të tjera që lidhen me sigurinë publike, duke dhënë propozime dhe rekomandime për përmirësimin e mëtejmë të gjendjes në komunë.

Share This:

Tags: Viti
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

“ROGANA 2026” THYEN REKORDIN – 5 MIJË

3 July 2026
Futboll

Zvicra eliminon Algjerinë dhe siguron kualifikimin në

3 July 2026
Lajme

Gjilan: 70,000 euro për OJQ-të që kujdesen

3 July 2026
Futboll

Portugali – Kroaci: Përballja e Ronaldos dhe

2 July 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Ndalohen tre persona nën dyshimin për keqpërdorim

17 June 2026

Tre persona janë ndaluar nën dyshimin për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë

Lajme

Vitia i jep Kosovës një doktor në

10 June 2026

Viti, 9 qershor 2026 – Mosha është vetëm numër kur pasioni dhe puna takohen.

Lajme

VITIA MIKPRITËSE E NJËRIT NGA SAMITET MË

1 June 2026

Komuna e Vitisë, nën udhëheqjen e Kryetarit z. Sokol Haliti, do të jetë mikpritëse

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.