Thursday 1 October 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

10 viktima nga Ethet e Nilit Perëndimor, Maqedonia e para në rajon për numrin e

UKZ merr rol udhëheqës në projektin evropian SMART-XFER

SHKOLLA “ZENEL HAJDINI” NË GJILAN ORGANIZON LIGJËRATË PËR “NDIHMËN E PARË”

EKSKLUZIVE: QEVERIA MIRATON SHPRONËSIMIN PËR AUTOSTRADËN PRISHTINË-GJILAN-DHEU I BARDHË, SEGMENTI BANULLË-BRESALC

Paga e 13-të dhe shtesa e përvojës për sektorin publik, Qeveria ndan 102 milionë euro

UKZ organizon pritjen solemne të studentëve për Vitin e Ri Akademik 2026/2027

Erson Zymberi përfundon mandatin si drejtor i Teatrit të Gjilanit: “Për mu, ka me mbetë

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

Përplasje në Komisionin për Legjislacion, PDK largohet për shkak të Projektligjit për Specialen

Kryetari Rahimaj nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me AIP, Kamenica pjesë e fazës pilote për publikimin proaktiv

 Vendimtar në derbi me një super gol, Armend Thaqi më i miri i javës së 17-të
Futboll Sport Superliga e Kosovës

Vendimtar në derbi me një super gol, Armend Thaqi më i miri i javës së 17-të

17 December 2024 0 Comment 3 min read

AA

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim, për javën e 17-të në Albi Mall Superligë, i është ndarë futbollistit të SC Gjilanit, Armend Thaqi.

Vlerësimi për më të mirin e javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, në përbërje të Lulzim Berishës, Enver Prapashticës dhe Berat Berishës. Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e shtatëmbëdhjetë t’i takojë Armend Thaqit, i cili ishte heroi i Skifterave, me golin e vetëm në ndeshje, duke mposhtur rivalin e qytetit, FC Dritën, me rezultat 1:0 dhe duke arkëtuar 3 pikë të rëndësishme për skuadrën e tij.

Pasi mori këtë çmim, Thaqi u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës: “Po, tradicionalisht dihet që është derbi, një nga më të mëdhenjtë në rajonin tonë. Është një ndeshje që çdo futbollist do të donte ta luante, pasi është ajo që të bën të ndihesh futbollist. Fitimi i tij sjell shumë benefite, përfshirë rikthimin e besimit në skuadër”.

“Edhe pse ishim në një moment të vështirë në tabelë dhe bëmë disa gabime, fitorja na solli tri pikë të rëndësishme që na kthyen qetësinë dhe atmosferën pozitive. Kur fiton derbin, jo vetëm që mposht rivalin në tabelë, por gjithashtu fiton rivalitetin e qytetit, që është një motiv i jashtëzakonshëm për ndeshjen e ardhshme. Kjo fitore na jep besim për ndeshjet që na presin edhe për sezonin pranveror”.

“Klubi ka bërë investime të mëdha dhe ne jemi të motivuar të arrijmë një vend në garat evropiane, që do të ishte një objektiv shumë i merituar. Për mua, ky çmim individual është shumë i rëndësishëm, por nuk është vetëm meritë e imja. Ky është një çmim që ia dedikoj trajnerit Ardian Nuhiu dhe të gjithë futbollistëve, pasi ky sukses është rezultat i angazhimit të gjithsecilit”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

Share This:

Tags: Armend Thaci
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

10 viktima nga Ethet e Nilit Perëndimor,

1 October 2026
Arte Pamore

PËRFUNDON KOLONIA “LUGINA ART 3” – AVNI

1 October 2026
Lajme

UKZ merr rol udhëheqës në projektin evropian

1 October 2026
Arte Pamore

ARTISTI HAJRUSH FAZLIU: KOLONIA NË IZMIR BASHKOI

1 October 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Armend Thaqi vazhdon me SC Gjilanin, rinovon

17 June 2026

GJILAN – Sport Club Gjilani ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me futbollistin Armend Thaqi,

Sport

Po shkëlqen me fanelën e Ballkanit, Thaçi

26 October 2022

Futbollisti që po shkëlqen me fanellën e Ballkanit, Armend Thaçi ka dhënë një interevistë

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.