Tuesday 20 May 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Aksion kundër lojërave të fatit në Prishtinë, mbyllen disa prej tyre dhe arrestohen 14 persona

Përkujtohen dëshmorët Abdullah Tahiri, Ibrahim Pacolli dhe Arben Ramadani

Ftesë/UKZ organizon diskutim me Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut mbi sfidat rajonale dhe

Përkujtohen dëshmorët Abdullah Tahiri, Ibrahim Pacolli dhe Arben Ramadani

E përjashtoi nga takimi me liderët, Osmani e priti sot Limajn me kërkesë të tij

Lirohet Safet Gjici, do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit me “qendrim në shtëpi”

Nderohen Dëshmorët e Kombit, Abdullah Tahiri, Ibrahim Pacolli dhe Arben Ramadani

Kryetari Hyseni: Gjilanin po e kthejmë në kryeqendër të sportit falë suksesit të sportistëve

Për të 18-tën herë, dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Ish-ambasadori i SHBA-së në Kosovë shkoi në koncertin e Ramë Lahajt në Seattle

 Vedat Muriqi për herë të dytë shpallet futbollisti i Vitit, fiton çmimin “Fadil Vokrri”
Sport

Vedat Muriqi për herë të dytë shpallet futbollisti i Vitit, fiton çmimin “Fadil Vokrri”

25 December 2022 0 Comment 8 min read

AA

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës dhe i skuadrës spanjolle, Mallorca, Vedat Muriqi është shpallur futbollisti më i mirë i vitit 2022.

Në ceremoninë tradicionale të Federatës së Futbollit të Kosovës, e cila u mbajt, të shtunën, në “Klan Arena”, në një atmosferë madhështore dhe me praninë e mysafirëve të shumtë, çmimin kryesor “Fadil Vokrri” në mungesë të Muriqit, i cili është i angazhuar me skuadrën e tij, e pranoi drejtori i Kombëtares, Muharrem Sahiti, derisa atë e dorëzuan bashkërisht presidenti Agim Ademi dhe kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama.

Agim Ademi, kryetar i FFK-se

Pjesë e këtij eventi ishin edhe Daulina Osmani, zv/ministre e Sportit, presidenti i FSHF-së, njëherësh anëtar i KE të UEFA-s, Armand Duka dhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, derisa këtë event me nga një telegram e përshëndetën i pari i FIFA-s, Gianni Infantino dhe ai i UEFA-s, Aleksandër Çeferin.

Për Muriqin ky është çmimi i dytë i futbollistit të vitit nga FFK, ngase herën e parë e kishte fituar në vitin 2019. “Ju uroj festat e fundvitit. Jam i lumtur dhe krenar për këtë çmim. Falënderoj bashkëlojtarët e Kombëtares. Jam i sigurt se do të më përkrahni deri në fund të karrierës.

Është hera e dytë që po zgjidhem si më i miri. Shpresoj që viti 2023 të jetë viti i Kosovës dhe të arrijmë majat, si në aspektin ekipor me Kosovën, por edhe në aspektin individual”, ka thënë Muriqi nëpërmjet një video mesazhi. Ndërkaq, epiteti i futbollistit më të mirë 2022 në Superligë i takoi anëtarit të FC Ballkani, Armend Thaqi.

Në 11-shen më të mirë të Superligës u zgjodhën: Enea Koliqi, Armend Thaqi, Lumbardh Dellova, Astrit Thaqi, Ardian Limani, Ermal Krasniqi, Lindon Emërllahu, Ilir Krasniqi, Endrit Krasniqi, Albion Rrahmani, Marko Simonovski. Ky i fundit e fitoi edhe çmimin e golashënuesit më të mirë të vitit. Futbollistja më e mirë e vitit u shpall Lumbardha Misini, derisa shpresa Aurora Racaj.

Lojtari më i mirë në futsall ishte Dardan Topilla. Çmimi i klubit më të mirë të vitit i takoi FC Ballkani, çmimi ‘Fair-Play’, FC Ferizaj, çmimin e klubit më të mirë të vitit tek femrat i takoi KFF EP Hajvalia, derisa në futsall klubi më i mirë u shpall FC Liqeni. Epiteti i trajnerit më të mirë i takoi Ilir Dajës, derisa gjyqtari më i mirë për herë të shtatë u shpall Genc Nuza.

Me mirënjohje të veçanta u nderuan MKRS, Policia e Kosovës, UEFA, FSHF, FFM, FFSHF dhe UKSHF, si dhe sponsorët e FFK-së. Ndërkaq me mirënjohje post-mortum u nderuan Erion Kajtazi, Leon Kurtishaj, Milaim Krasniqi, Dervish Shala, Avdullah Svarça, Skender Selmani, Eroll Krasniqi, Arben Dubova, Alush Batatina, Hilmi Bellanica, Sokol Hadri, Muharrem Neziri, Halil Gllogjani, Genc Shasivari, Nexhmedin Lleshi, Galip Hoda, Xhelal Haziraj, Shukri Osmani, Vedat Ibrahimi, Afrim Kuqi-Belaku.

Share This:

Tags: Muriqi
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Jurgen Klopp në krye të Romës? Vjen

20 May 2025
Lajme

Aksion kundër lojërave të fatit në Prishtinë,

20 May 2025
Lajme

Përkujtohen dëshmorët Abdullah Tahiri, Ibrahim Pacolli dhe

20 May 2025
Futboll

Lionel Messi shpallet më i miri i

20 May 2025
RELATED Stories for you
Futboll Sport

Muriqi: I kemi treguar Evropës se jemi

24 March 2025

Kombëtarja e Kosovës triumfoi edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Islandës me rezultat 3-1

Futboll Sport

Drejtori i Mallorcas tregon se a do

8 January 2025

Drejtori i Mallorca-s, Pablo Ortells, theksoi këtë të mërkurë se klubi nuk po mendon

Futboll Sport

Prapaskenat e ndeshjes Rumani – Kosovë: Tensione,

16 November 2024

Kosova ka luajtur baras me rezultat 0-0 ndaj Rumanisë në udhëtim në kuadër të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.