Wednesday 28 October 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Exit Poll në Izrael: Pëson humbje koalicioni rreth Netanyahut, por opozita nuk e ka shumicën

Kolegët nga DKA-së në Gjilan urojnë Fadil Shabanin për pensionimin

Nxënësit e shkollës “Sadulla Brestovci” vizitojnë atelienë e skulptorit Avni Behluli

Presidentja Shiroka Pula priti në takim ish-presidenten Atifete Jahjaga

Kukësi zbardhet nga bora, reshjet përfshijnë disa fshatra malorë

Pas 45 vitesh në shërbim të pacientëve, pensionohet infermierja gjilanase Adile Zylfiu Jakupi

Ministri Hajrulla Çeku në Gjilan: Takim me prindërit e studentëve të UKZ-së dhe komunave të

Gjykata Supreme e hedh si të palejuar ankesën e Blerim Isufajt për shkarkim

Komuna e Vitisë shpërndau 112 mekanizma bujqësor

Dy burra arrestohen në Viti nën dyshimin për dhunë fizike ndaj një gruaje

 Universiteti Publik “Kadri Zeka” forcon bashkëpunimin me Shoqatën e Miqësisë Austriako-Kosovare
Lajme

Universiteti Publik “Kadri Zeka” forcon bashkëpunimin me Shoqatën e Miqësisë Austriako-Kosovare

24 September 2024 0 Comment 4 min read

AA

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, së bashku me Prorektorin për Bashkëpunim ndërkombëtar dhe projekte Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka, kanë qëndruar në një vizitë zyrtare në Austri.

Ata kanë vizituar Shoqatën e Miqësisë Austriako-Kosovare, ku u zhvilluan bisedime konstruktive mbi mundësitë e bashkëpunimit mes dy institucioneve.

Në takim mori pjesë Sekretari i Përgjithshëm i shoqatës z. Arbër Marku, me të cilin u diskutua për nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi që pritet të realizohet së shpejti.

Gjatë këtij takimi u shpreh angazhimi për krijimin e mundësive për studentët e UKZ-së që të përfshihen në programe mobiliteti në universitetet austriake, organizimin e aktiviteteve akademike dypalëshe dhe ndërtimin e urave lidhëse mes UKZ-së dhe institucioneve arsimore austriake.

Po ashtu në takim ishte i pranishëm edhe ish Ambasadori i Kosovës në Vjenë, Sami Ukelli, i cili pritet të angazhohet si Guest Speaker në Fakultetin e Shkencave Sociale, në programin “Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Evropiane”.

Po ashtu, u përmend edhe përfshirja e profesorëve austriakë në programet mësimore të UKZ-së, ku shumë shpejt deputeti i Parlamentit Evropian, z. Lukas Mandl, i cili nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ne janar të 2023, me nismën e Këshillit të Bizneseve të Rajonit të Gjilanit dhe pas vendimit të Senatit, është nderuar me çmimin “Doctor Honoris Causa” i UKZ-së, do të ligjërojë për studentët e këtij universiteti.

Një tjetër pikë e rëndësishme e takimit ishte mirënjohja për kontributin e jashtëzakonshëm të Z. Erhard Busek në zhvillimin e arsimit në Kosovë dhe njohjen e diplomave gjatë periudhës së okupimit. Në nder të tij, UKZ ka planifikuar ndërtimin e një busti në oborrin e universitetit, emërtimin e një salle mësimore dhe bashkëpunimin me Komunën e Gjilanit për të emërtuar një rrugë në nder të tij.

Me këtë nismë, UKZ synon të zgjerojë horizontet akademike dhe bashkëpunimet ndërkombëtare, duke siguruar mundësi të reja për studentët dhe profesorët e saj.

Share This:

Tags: UKZ UKZ Gjilan
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Exit Poll në Izrael: Pëson humbje koalicioni

27 October 2026
Lajme

Kolegët nga DKA-së në Gjilan urojnë Fadil

27 October 2026
Arte Pamore

Nxënësit e shkollës “Sadulla Brestovci” vizitojnë atelienë

27 October 2026
Lajme

Presidentja Shiroka Pula priti në takim ish-presidenten

27 October 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Ministri Hajrulla Çeku në Gjilan: Takim me

27 October 2026

“Prindërit janë partnerë të pazëvendësueshëm për arsim më cilësor” GJILAN – Ministri i Arsimit,

Lajme

UKZ dhe Komuna e Gjilanit diskutojnë për

26 October 2026

Rektorja e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, znj. Fitore Malaj, priti në takim

Lajme

UKZ mori pjesë në META Career University

22 October 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan mori pjesë në META Career University Fairs 2026,

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.