Thursday 18 June 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Profesoresha nga Gjilani – Kosova, dr. Milote Sadiku, ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani

U mbajt aktivitet përkujtimor për Ditën e Çlirimit me nxënësit e shkollave të Kamenicës

Armend Thaqi vazhdon me SC Gjilanin, rinovon kontratën deri në vitin 2028

Mësimdhënësja Zuhrije Rifati pensionohet pas një karriere të gjatë në arsim

Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

Programi “Shkenca Kompjuterike, BSc” riakreditohet për periudhën pesëvjeçare

Kandidatja për anëtare të KGJK-së, Gentiana Haziri, merr 11 vota, të pamjaftueshme për vazhdimin e

Ndalohen tre persona nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, mes tyre një noter nga

Me aktivitete të ndryshme u shënua Dita e Çlirimit të Gjilanit

Komuna e Vitisë dhe projekti AQH investojnë në avancimin e shërbimeve shëndetësore në Viti dhe

 U mbajt aktivitet përkujtimor për Ditën e Çlirimit me nxënësit e shkollave të Kamenicës
Lajme

U mbajt aktivitet përkujtimor për Ditën e Çlirimit me nxënësit e shkollave të Kamenicës

18 June 2026 0 Comment 5 min read

AA

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit, Drejtoria Komunale e Arsimit në Kamenicë organizoi një aktivitet të veçantë përkujtimor me pjesëmarrjen e nxënësve, mësimdhënësve, veteranëve të luftës dhe qytetarëve, me qëllim të ruajtjes dhe kultivimit të vlerave të luftës çlirimtare.

Në fjalën hyrëse u theksua rëndësia e ruajtjes së kujtesës historike dhe nevoja që brezat e rinj të njohin sakrificat e atyre që kontribuan për lirinë e vendit. Të pranishmit patën mundësinë të dëgjojnë rrëfime dhe përjetime nga protagonistë të ngjarjeve historike, të cilët dhanë kontribut të çmuar në periudhat më të vështira për Kosovën.

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Selami Kllaiqi, tha se ky aktivitet po organizohet për herë të parë në kuadër të manifestimeve për Ditën e Çlirimit.

“Jemi të lumtur që nxënësit e shkollave tona po bëhen gjithnjë e më të vetëdijshëm për kontributin dhe sakrificën e atyre që dhanë jetën për lirinë që ne e gëzojmë sot”, u shpreh ai.

Të pranishmëve iu drejtua edhe komandanti i Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, i cili foli për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe rolin e aleatëve ndërkombëtarë në çlirimin e vendit.

“Është e rëndësishme që vlerat e luftës të kultivohen nga gjeneratat e reja dhe mbi këto vlera të vazhdohet puna për ndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës”, theksoi Isufi.

Ndërkaq, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së në Kamenicë, Milaim Limoni, foli për sakrificën e dëshmorëve dhe rëndësinë e njohjes së historisë nga brezat e rinj.

“Liria që gëzojmë sot nuk erdhi rastësisht. Ajo u fitua me mund, sakrifica dhe gjakun e dëshmorëve tanë. Detyra e brezit të ri është ta ndërtojë Kosovën përmes dijes, kulturës dhe përgjegjësisë qytetare”, tha Limoni.

Programi artistik u pasurua me interpretime nga nxënësit e shkollave të Kamenicës. Nxënësja Elona Lipovica recitoi poezinë “Nëna” të Ismail Kadaresë, ndërsa nxënësja Miradie Arifi interpretoi poezinë “Tung Europë” të Ali Podrimjes. Gjithashtu, nxënësit e klasave VIII dhe IV interpretuan dramën “Pritja e nënlokes”, e cila u mirëprit me duartrokitje nga të pranishmit.

Aktiviteti u përmbyll me mesazhe mirënjohjeje për të gjithë ata që kontribuuan për lirinë e Kosovës, si dhe me urimet për Ditën e Çlirimit. Njëkohësisht, u përcoll mesazhi se ruajtja e kujtesës historike dhe kultivimi i vlerave kombëtare mbeten detyrë e përhershme e brezave të rinj.

Share This:

Tags: Kamenica
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Profesoresha nga Gjilani – Kosova, dr. Milote

18 June 2026
Lajme

U mbajt aktivitet përkujtimor për Ditën e

18 June 2026
Futboll

Almir Ajzeraj transferohet te Dinamo City

18 June 2026
Kulturë

Daut Maliqi nderohet në Dardanë – “Ditët

18 June 2026
RELATED Stories for you
Kulturë Letërsi

Daut Maliqi nderohet në Dardanë – “Ditët

18 June 2026

Në kuadër të Manifestimit “Qershori i Lirisë”, në Shtëpinë e Kulturës Isa Kastrati në

Lajme

Kamenicë: Mbahet konsultimi publik për Kornizën Afatmesme

15 June 2026

Kuvendi Komunal në bashkëpunim me Drejtorinë për Buxhet dhe Financa mbajti konsultimin publik për

Lajme

Nis rehabilitimi i rrugës Kolloleq – Dajkoc

10 June 2026

KAMENICË – Ka nisur realizimi i një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore në

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.