SHFMU “Mulla Idriz Gjilani” në Velekincë vlerëson 4 media lokale gjilanase për bashkëpunim
Gjilan, 14 Tetor 2026 – Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Mulla Idriz Gjilani” në Velekincë ndau sot mirënjohje për katër portale informative lokale, në shenjë falënderimi për mbështetjen dhe promovimin e aktiviteteve shkollore.
Në një ceremoni të organizuar në ambientet e shkollës, drejtori i SHFMU-së, Zaim Zymeri priti përfaqësuesit e mediave të cilat, sic u theksua, me përkushtim kanë pasqyruar punën dhe sukseset e nxënësve.

Sipas njoftimit të shkollës theksohet përkushtimi permament i mediave lokale të apostrofuara në funksion të pasqyrimit objektiv e profesional i të arrituratve të kësaj vatre të dijes, në kontinuitetin e vazhdimësisë adekuative të brezave.

“Sot, në shkollën tonë SHFMU „Mulla Idris Gjilani” në Velekincë, patëm kënaqësinë të mirëpresim përfaqësuesit e katër portaleve informative, të cilët me përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre kanë kontribuar në pasqyrimin dhe promovimin e aktiviteteve tona shkollore.”

Mirënjohjet iu ndanë gazetarëve dhe mediave: Fehmi Sylejmani – Dita 24h.com; Enver Sadiku – Kryelajmi.com; Muhamet Halili – 2LONLINE.com; Visar Beqiri – Gjilani Press.com.




Drejtoria e shkollës theksoi rolin e rëndësishëm të mediave në edukim:
“Kontributi i mediave në promovimin e punës së shkollës, sukseseve të nxënësve dhe aktiviteteve edukative e arsimore është i çmuar. Përmes këtij bashkëpunimi, puna dhe përkushtimi i komunitetit tonë shkollor marrin vëmendjen dhe vlerësimin e merituar.”
Në fund të njoftimit, shkolla shprehu mirënjohje publike:
“Faleminderit për mbështetjen, bashkëpunimin dhe përkushtimin tuaj ndaj arsimit!”
Me respekt dhe mirënjohje,
Drejtoria e SHFMU „Mulla Idris Gjilani” – Velekincë, Gjilan
