Sunday 24 August 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

LAJMI I FUNDIT – Aksion i madh i Policisë dhe AKI-së në rajonin e Gjilanit

Vdes gazetari Artur Zheji

Moti që do të karakterizojë fundjavën në Kosovë

Intensifikohet Parafushata – Arbër Ismajli prezanton ekipin, Fatos Ramadani, njëri nga ta – proklamon “boom”

Dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë-Suedi

Parashikimi i motit për ditën e shtunë

Më shumë se një orë pritje për të dalë nga Dheu i Bardhë, gjendja e

Buzëqeshje e shtrëngim duarsh: Takohen dy legjendat e boksit shqiptar

Dhunohet një e mitur në Gjilan, arrestohet i dyshuari

Kryetari Alban Hyseni, nderon me çmimin “Çelësi i Qytetit” shkrimtarin Ibrahim Kadriun

 Shfaqja “Lule Sajza” nga teatri “Kujtim Spahivogli” përshkruan tmerrin e internimit nëpër kampet e diktaturës në Shqipëri
Kulturë Teatër

Shfaqja “Lule Sajza” nga teatri “Kujtim Spahivogli” përshkruan tmerrin e internimit nëpër kampet e diktaturës në Shqipëri

27 January 2025 0 Comment 5 min read

AA

Shfaqja Lule Sajza nga Shqipëria, një teatër dokumentar, solli historitë e të vërtetat e përjetimeve në kampin e Tepelenës.

“Lule Sajza” është titulli i shfaqjes me pjesë të inkorporuara dokumentare, apo përshkruese narrative nga aktoret e teatrit “Kujtim Spahivogli” nga Tirana, i cili titull simbolizon fatin tragjik të një vajze të vogël, apo një lule që nuk mbiu asnjëherë!

Ndryshe, “Lule Sajza” u shfaq në Teatrin e Gjilanit në natën e pestë të festivalit të dramës “Talia e Flakës 2025”, duke hyrë me automatizëm në garë për ndonjërin nga cmimet tradicionale të parapara nga organizatori nikoqir i “Flakës…”.

Periudha komuniste e pas luftës së dytë botërore në Shqipëri është përshkruajtur e trishtë për gati gjysmë shekulli përmes rrëfimeve e ngjarjeve tronditëse.

Diktatura në kuptimin gjuhësor i atribuohet një pushteti të dhunshëm e të pakufizuar shtetëror, që shpreh e mbron interesat e sunduesve, e që në Shqipëri zgjati mbi 45 vite, me tortura e dhunime të ndryshme, deri në internim të shumë personaliteteve të të gjitha moshave dhe gjinive.

E veçanta tjetër e këtij lloji të teatrit është tek pasqyrimet e dokumentarizuara, që si mënyrë e realizimit nuk është parë ndonjëherë më parë, ndaj mund të konsiderohet risi. Për të qenë shfaqja plotësisht e besueshme, regjisori ka vendosur në skenë simbolikën e një varri, mbi të cilën përpëliten fate tragjike të personazheve të ndryshme të të dyja gjinive, e njeherit të moshave të ndryshme. Ato personazhe i gjejmë të internuara në një kamp të frikshëm përqëndrimi, të ngjashëm me kampet që i hasim në letërsinë ruse, apo tek “Krimi e Dënimi”, gjegjësisht tek figura e Raskolnikovit, personazhit të Destojevskit.

Shfaqja vijon me tregime e dëshmi autentike të dhunës sistematike, për ç’gjë janë kujdesur aktoret Rajmonda Bulku e Adriana Tolka si dhe Valentina Meteveli. Shfaqja arrinë kulmin dramatik kur në skenë paraqitet një nga të mbijeturit e atyre kampeve të frikshme, i cili sqaron fill e për pe fatin e tij përgjatë periudhës 40-vjeçare që kishte kaluar në burgjet e tmerrshme, si i internuar. Performanca e aktores Valentina Meteveli mbi varrin e paraqitur në skenë, bënte përshtypje të jashtëzakonshme, duke mbajtur të gjallë kërshërinë e publikut, pasi kishte aq shumë dramë brenda asaj performance që manifestohej me përpëlitje të saj mbi varr.

Sipas përshkrimit kjo është shfaqja e parë e teatrit eksperimental “Kujtim Spahivogli” që realizohet si premierë e këtij lloji, në formë të teatrit dokumentar. Ajo sjell dëshmi të të mbijetuarve të kampit të Tepelenës, ndërsa ka për strukturë historitë personale që nga momenti i bastisjes nga shtëpitë, te vendosja në kampin e Beratit dhe, më pas, në atë më famkeqin, burgun e Tepelenës.

Shfaqja Lule Sejza është prodhim i Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” nga Tirana, me regji nga Endrit Çela. Interpretuan: Rajmonda Bulku, Adriana Tolka dhe Valentina Myteveli.

Festivali i dramës “Talia e Flakës 2025” tanimë ka hyrë në fazën përfundimtare kur kanë mbetur edhe dy shfaqje për t’u prezantuar e për të plotësuar numrin prej 7 shfaqjeve të parapara këtë vit në “”Talia e Flakës 2025”.

Të hënën, më 27 janar, para dashamirëve të artit gjilanas do të paraqitet teatri “Bekim Fehmiu” nga Prizreni, me shfaqjen “Krejona” kurse në fund mysafire do të jetë shfaqja “Jam unë ajo”, nga postproduksioni “Bon” me tekst të Valmira Thaqi dhe Diturije Neziraj.

Share This:

Tags: Lule sajza Xhemail Veseli
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Milani e nis me humbjen sezonin e

23 August 2025
Lajme

LAJMI I FUNDIT – Aksion i madh

23 August 2025
Lajme

Vdes gazetari Artur Zheji

23 August 2025
Lajme

Moti që do të karakterizojë fundjavën në

23 August 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Murati, Ramës: Të votojë LDK-ja konstituimin e

8 July 2025

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar ndaj akuzave të kryetarit të

Futboll Sport

SC Gjilani ndërron kundërshtarin në miqësore

27 January 2025

FC Zimbru Chisinau nga Moldavia është kundërshtari i fundit për “kuqebardhët” në tokën turke.

Kulturë Letërsi

Anton Nikë Berisha: SHKRIMTARI NASI MERITON TË

27 January 2025

Anton Nikë Berisha: SHKRIMTARI NASI MERITON TË PROPOZOHET PËR ÇMIMIN NOBEL PËR LETËRSI ●

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.