Monday 10 November 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Lëshohet ashensori për personat me aftësi të kufizuara në administratën e komunës

Dyshimet për manipulime në Mitrovicë, reagon KQZ: Gabim teknik

UKZ pjesëmarrëse e Konferencës Ndërkombëtare STEM-PD 2025 mbajtur në Stamboll

Arbër Ismajli në Gjilan, mori më pak vota dje sesa më 12 tetor!

Rikthehen seancat në Hagë, sot nis dëshmia e Christopher Hill

Pas rrebesheve në fillim të javës, kthjellimet rikthejnë atmosferën e qetë – mëngjeset mjaft të

UKZ: Vazhdohet afati për regjistrimin e lëndëve dhe regjistrimin e semestrit dimëror në nivelin bachelor

Komuna e Gjilanit prezanton ndriçimin publik, Kryetari Hyseni: Pamje fantastike nga sheshi i ndriçuar gjithandej

Arian Tahiri e uron Faton Pecin për fitore: Rezultati është vullnet i qytetarëve

KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 273 mijë e 666 qytetarë, apo 20.78% e

 Regjistrimi i popullsisë në Serbi, shqiptarët e Luginës drejt 100 mijëshit
Lajme

Regjistrimi i popullsisë në Serbi, shqiptarët e Luginës drejt 100 mijëshit

27 October 2022 0 Comment 5 min read

AA

Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbyllje të procesit të regjistrimit të popullsisë në Serbi, shqiptarët e Luginës po trokasin shtëpi për shtëpi që të mos mbetet asnjë qytetar pa u regjistruar. Në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë numri i të regjistruarve e ka kaluar shifrën e 120 mijë banorëve, shifër që rritur shpresat se në këtë numër, mbi 100 mijë janë shqiptarë.

Rrugë më rrugë, e shtëpi për shtëpi, troket nëpër çdo derë. Që nga data një tetori Afrim Abdullahu, ka nisur një detyrë, që për shkaqe të ndryshme, është bërë mjaft delikate. Familja e cila po i bënë atij konak, familja Shahini, është ndër të fundit nga Presheva që po merr pjesë në regjistrimin e popullsisë në Serbi.

Kryefamiljari Selami Shahini është entuziast se bashkë me 10 anëtarët e familjes po e kryejnë një akt patriotik, por shqetësim për kryefamiljarin, mbetet largimi i të rinjve.

“Të rinjtë po largohen me të madhe. Kjo për disa arsye, ndër to vendet e punës. Ata nuk po kanë ku të punojnë, nuk kanë jetë të sigurt, nuk kanë asgjë të sigurt në këtë shtet”, deklaron Shahini për RTV Dukagjinin.

Mund të jenë larguar për në Europë, por vullneti për regjistrim është më i madh se kurrë.

“”Në fshat janë prezent por edhe nga diaspora ka shumë të atillë që kanë ardhur enkas për regjistrim. E ata që nuk kanë mundë për të ardhur i kanë dërguar të dhënat tek familjarët e tyre. Një pjesë dërmuese më kanë gjetur përmes kontaktit mua personalisht”, thotë regjistruesi Afrim Abdullahu.

Me rreth pesë mijë banorë sa janë regjistruar në fshatin Miratoc, Presheva numëron mbi 50 mijë banorë.

“Deri më tash nuk e kemi pasur as më të voglin problem apo incident, ndërsa numri total i të regjistruarve është 57 mijë e 500 deri sot, pra të enjten në orën 12:00 në mesditë”, ka deklaruar  Hevzi Ramadani, kryetar i Komisionit për regjistrim në Preshevë.

Nëpër shtëpi e kafene pyetja që shtrohet e diskutohet është se a e kalojnë 100 mijëshin shqiptarët. Regjistrimi i popullsisë në Serbi është pritur me entuziazëm nga shqiptarët. Me secilin që patëm rastin të flasim në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë thanë se shpresojnë që numri i shqiptarëve do të përkthehet në të drejta për ta. Të drejta që Serbia i’ua mohon vazhdimisht”

Video – TV Dukagjini

Aty ku Serbia është angazhuar më shumë në drejtim të pasivizimit të adresave, efekti është vërejtur edhe në regjistrimin e popullsisë.

Në Medvegjë deri tani janë regjistruar afër tetë mijë banorë. Aty mund të jenë më pak shqiptarë por jo edhe në Bujanoc. RTV Dukagjini mëson se mbi 60 për qind e të regjistruarve janë shqiptarë. Ndërkaq sipas instruktorëve qe po marrin pjesa në regjistrim Bujanoci ka kaluar shifrën 50 mijë.

“Në Tërnoc të Madh deri më tani janë regjistruar 10 mijë e 299 persona, pa asnjë problem. Në disa rrethe janë regjistruar rreth 70 për qind e popullsisë. Në gjithë Bujanocin janë regjistruar 52 mijë e 342 persona”, ka thënë në një përgjigje me shkrim Arbnor Sadriu, Instruktor në Tërnoc (Bujanoc).

Duke pasur parasysh përbërjen demografike sidomos në Preshevë, numri i shqiptarëve në Serbi i afrohet shifrës 100 mijë. Përgjigje, dilemat do të marrim pas një nëntorit, datë kur përfundon regjistrimi i popullsisë dhe publikimit zyrtar të rezultateve.

Share This:

Tags: Bujanoci Lugina Presheva Regjistrimi 2022
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Sesko mungon ndaj Kosovës

10 November 2025
Lajme

Lëshohet ashensori për personat me aftësi të

10 November 2025
Kulturë

Timo Merkuri – Qasje eseistike… KUR HESHTJA

10 November 2025
Lajme

Dyshimet për manipulime në Mitrovicë, reagon KQZ:

10 November 2025
RELATED Stories for you
Arte tjera Kulturë

Preshevë: U mbajt Konferencë shkencore me temë:

27 October 2025

Në Preshevë më datën 25 dhe 26 tetor u mbajtë Konferencë shkencore e organizuar

Lajme

Zjarre të mëdha në Corroticë, lokalitet në

6 July 2025

Një zjarr i madh ka përfshirë zonën pyjore mbi fshatin Corroticë të Preshevës. Kështu

Kulturë Lajme

Akademik Rexhep Ismajli dekorohet me Medaljen e

21 June 2025

Ardita Sinani: Në një ceremoni të veçantë të mbajtur në ambientet e Kabinetit të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.