Wednesday 9 July 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Enes Qazimi nga Gjilani përfundon me sukses Implantologji dhe Rigjenerim Kockor në Universitetin e Romës

Parashikimi i motit për të mërkurën, 09 korrik 2025

Alarm në ANP “Adem Jashari” – Punëtorja e mirëmbajtjes gjen “armë” të mbështjellë në tualet,

Komuna e Gjilanit, mbështet 50 bletarë të rinj me 150 koshere bletësh

Salihu: Raporti i gjysmë vitit, reflekton përkushtimin tonë ndaj qytetarëve dhe zhvillimit të qëndrueshëm të

Kreu i degës së AAK-së në Gjilan sjell një emër të dëshmuar për Zgjedhjet e

Sonte ndizen qirinj para Teatrit Kombëtar në nderim të Agon Zejnullahut

Mamografia është falas për të gjithë qytetarët

Kontrata milionëshe nga Serbia për kompaninë e përfshirë në aktakuzën për Banjskën

LDK-ja thërret mbledhje të kryesisë të enjten, pritet zyrtarizimi i kandidatëve për zgjedhjet lokale

 Riad Rashiti – PDK Gjilan: Në këtë qeverisje, gratë e Gjilanit janë diskriminuar në secilën pozitë udhëheqëse në institucionet komunale
Lajme

Riad Rashiti – PDK Gjilan: Në këtë qeverisje, gratë e Gjilanit janë diskriminuar në secilën pozitë udhëheqëse në institucionet komunale

9 March 2025 0 Comment 7 min read

AA

Kryetari i degës së PDK-së në Gjilan, Riad Rashiti, përmes një reagimi ka thënë se në vend të urimit për 8 marsin, kryetari i komunës është dashtë të turpërohet dhe të kërkoj falje për diskriminimin e rëndë që ia ka bërë grave të Gjilanit gjatë qeverisjes tij.

Sipas tij, në qeverisjen e kryetarit Hyseni, gratë e Gjilanit janë diskriminuar në secilën pozitë udhëheqëse, përfshirë suspendimet e disa prej tyre, për të cilat thotë se z. Hyseni ka ndikuar të dorëhiqen nga pozitat udhëheqëse.

“Ai i ka detyruar të dorëhiqen mbi dhjetë gra nga pozitat e tyre udhëheqëse, vetëm përshkak se ato kanë treguar integritet dhe vendosmëri në punën e tyre të drejtë dhe ligjore, duke mos iu nënshtruar presionit dhe kërkesave të jashtëligjshme të kryetarit të komunës, siç janë punësimet e shumta të familjarëve të tij, për dhënien e subvencioneve të ndryshme, të granteve, të tenderëve, të lejeve ndërtimore dhe të pagesave të jashtëligjshme nga buxheti i komunës”, ka thënë Rashiti.

Reagimi/Postimi i plotë i z. Rashiti:

Në vend të urimit për 8 marsin, kryetari i komunës është dashtë të turpërohet dhe të kërkoj falje për diskriminimin e rëndë që ia ka bërë grave të Gjilanit gjatë qeverisjes tij.

Në qeverisjen e Alban Hysenit, gratë e Gjilanit janë diskriminuar në secilën pozitë udhëheqëse kudo nëpër institucionet komunale. Ai i ka detyruar të dorëhiqen mbi dhjetë gra nga pozitat e tyre udhëheqëse, vetëm përshkak se ato kanë treguar integritet dhe vendosmëri në punën e tyre të drejtë dhe ligjore, duke mos iu nënshtruar presionit dhe kërkesave të jashtëligjshme të kryetarit të komunës, siç janë punësimet e shumta të familjarëve të tij, për dhënien e subvencioneve të ndryshme, të granteve, të tenderëve, të lejeve ndërtimore dhe të pagesave të jashtëligjshme nga buxheti i komunës.

Prej 12 drejtorive sa i ka komuna e Gjilanit, sot janë vetëm tri gra në pozita udhëheqëse, ndërsa sipas kuotës gjinore minimalisht është dashtë të jenë së paku katër drejtoresha në këto pozita udhëheqëse.

Sepse, dy drejtoresha të Arsimit janë përballur rëndë përmes presionit të kryetarit të komunës, njëra duke dhënë dorëheqje, tjetrën duke e larguar nga pozita sepse nuk i është nënshtruar atij.

Ndaj dy drejtoreshave të shëndetësisë poashtu ka vepruar njësoj. Dhe sot këto dy drejtori komunale e Arsimit dhe e Shëndetësisë udhëhiqen nga “burrat e fortë të VV-së”.

E vetmja drejtoresha e inspeksionit është që i ka shpëtuar largimit nga pozita e saj udhëheqëse. Fatkeqësisht, falë heshtjes së saj ndaj ndërtimeve të jashtëzakonshme që po ndodhin pa kurfar leje ndërtimore. Sepse ajo e ka zgjedhur rrugën e saj të mosveprimit, që të mos bie ndeshë me interesat e ngushta dhe pazaret e kryetarit të Gjilanit.

Aktualisht sot, po ky kryetar komune është duke i bërë presion të paparë drejtoreshës së buxhetit dhe financave për të dhënë dorëheqje prej pozitës së saj, sepse nuk po ia realizon kërkesat e jashtëligjshme të kryetarit të Gjilanit.

Ndërsa ka edhe shumë raste të tjera, por po i theksojë disa prej tyre:

– Drejtoreshën e Prokurimit e ka detyruar të dorëheqet nga pozita udhëheqëse, sepse nuk ka lejuar të favorizohen kompani të caktuara për të marr tenderë sipas kërkesës së kryetarit të komunës

– Te urbanizmi poashtu i ka larguar gratë nga pozitat udhëheqëse të sektorëve në kuadër të kësaj drejtorie, përshkak se nuk janë lejuar anashkalime të procedurave për lëshimin e lejeve ndërtimore.

– ZKF-në (Zyrtaren Kryesore Financiare) në drejtorinë për buxhet dhe financa e ka larguar dhe zëvendësuar me të gjinisë kundërt. Sepse nuk ka pranuar qasjen e favorizimit për ekzekutimin e pagesave milionëshe sipas kërkesave të kryetarit të komunës.

– Drejtoreshën e QKMF përmes presioneve të drejtëpërdrejta të kryetarit të komunës, e ka detyruar të dorëhiqet nga pozita dhe ka emëruar një tjetër të gjinisë kundërt. Sepse ajo nuk ka lejuar punësime të jashtëligjshme në QKMF, ndërsa me UD së drejtorit “burrë” e ka bërë kaos QKMF-në në çdo aspekt.

– Drejtoreshën e dalluar të shkollës fillore “Thimi Mitko” e ka luftuar për ta larguar, por e cila përmes gjykatës e ka ri-fituar pozitën e saj.

Pra kjo është “puna e madhe” e kryetarit të komunës së Gjilanit, që e ka bërë gjatë këtyre viteve për t’a fuqizuar pozitën e gruas në udhëheqje institucionale.

E fatkeqësisht, të vetmen fuqizim për gratë, kryetari e ka bërë duke i punësu kunatat, balldëskat, gratë e shokëve dhe mbesat e veta. Kaq ka bërë kryetari i komunës për gratë, e që vërtet është e turpshme qasja e tij ndaj grave të Gjilanit.

Share This:

Tags: PDK Gjilan Riad Rashiti
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Champions League

Lidhja Rajonale e Futbollit të Gjilanit –

9 July 2025
Lajme

Enes Qazimi nga Gjilani përfundon me sukses

9 July 2025
Lajme

Parashikimi i motit për të mërkurën, 09

9 July 2025
Lajme

Alarm në ANP “Adem Jashari” – Punëtorja

9 July 2025
RELATED Stories for you
Lajme

PDK në Gjilan nominon z. Riad Rashiti

27 June 2025

Sot, me vota unanime kryesia e degës dhe struktura e Partisë Demokratike në Gjilan,

Lajme

Riad Rashit – PDK Gjilan: “Mbi 6.2

5 April 2025

KOMUNIKATË PË SHTYP NGA PDK dega Gjilan: – Planifikimi dhe menaxhimi i keq i

Lajme

PDK Gjilan – Komunikatë për Media –

15 March 2025

Sipas raportit zyrtar financiar për vitin 2024 mënyra e shpenzimit të buxhetit komunal është

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.