Monday 29 June 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Gjilan: Drejtori Kushtrim Ibrahimi sqaron rastin në Kuvendin e Gjilanit: “Nuk ka pasur konflikt fizik”

Gjilan: Kuvendi i Gjilanit miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

Përfundon segmenti i fundit rrugor Breznicë–Muhoc, hapet një perspektivë e re për Malësinë e Bujanocit

PDK i bën thirrje publike KBI-së në Gjilan: Mos e pranoni “Fshatin e Lumtur”, ai

Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit reagon pas tensioneve në seancë: Nuk do të zmbrapsem

Gjilani synon avancimin e shërbimeve shëndetësore, Hyseni dhe Vitia diskutojnë projektet e ardhshme

Pensionohet mësuesja Fatbardha Shehu nga Shkolla “Musa Zajmi” në Gjilan

Gazetarja dhe kameramani i RTV Dukagjinit sulmohen gjatë punës në Gjilan

“Horizonti” dhe “Ndre Mjeda” – 46 vite histori të enigmatikës shqiptare kurorëzohen me monografinë e

Gjilan: Rrënim i një objekti me rrezikshmëri të lartë në “Livadhet e Arapit”

 Presidentja Osmani u prit në Selinë e Shenjtë nga Papë Françesku
Lajme

Presidentja Osmani u prit në Selinë e Shenjtë nga Papë Françesku

23 January 2023 0 Comment 3 min read

AA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u prit në audiencë nga Ati i Shenjtë, Papë Françesku. Në këtë takim të ngrohtë, Presidentja Osmani e falënderoi Papë Françeskun për kujdesin e vazhdueshëm të cilin Selia e Shenjtë dhe vetë Ati i Shenjtë kanë treguar ndaj Kosovës.

“Kam ardhur këtu për t’jua shprehur mirënjohjen e popullit të Kosovës për kujdesin që keni treguar ndaj vendit tim, duke i ndenjur afër vazhdimisht”, tha Presidentja Osmani.

Presidentja Osmani e njoftoi Papë Françeskun mbi orientimin e Kosovës si pjesë e qytetërimit të hershëm evropian dhe vizionin e vendit për integrim në strukturat euroatlantike.

“Njohja e sakrificës qëndron në themel të besimit për të ardhmen”, tha Presidentja. “Populli i Kosovës është ringritur mbi hirin e kësaj sakrifice të shumë brezave dhe përpjekjeve të tyre për liri. Tani Kosova po e ndërton sigurt të ardhmen e saj, brenda familjes së gjerë të popujve të lirë. Njohja e Kosovës nga Selia e Shenjtë ndikon në fuqizimin e mëtejmë të shtetësisë sonë dhe për integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike. Synimi i Kosovës për njohje nga Vatikani kontribuon në thellimin dhe avancimin e mëtejmë të raporteve tona shekullore si dhe në rrugën evropiane të vendit tonë”, tha Presidentja Osmani.

Presidentja Osmani e falënderoi Papë Françeskun për vendimin e tij të vitit 2018 për ta ngritur Administratën Apostolike të Kosovës në nivel të Dioqezës.

“Në pesë vjetorin e vendimit tuaj për avancimin e statusit të Administratës Apostolike në Kosovë, duke e ngritur atë në nivel të dioqezës, jam shumë e lumtur që mund t’ju falënderoj personalisht për kujdesin dhe t’ju siguroj se vlerat tona të përbashkëta, mbi të cilat janë krijuar historikisht raportet tona do të vazhdojnë të mbeten themel i fuqishëm i lidhjes sonë, të cilën ne synojmë ta thellojmë më tej”, tha Presidentja Osmani. Po sot, Presidentja Osmani do të pritet edhe nga sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Parolin. 

Share This:

Tags: PAPA Vatikani Vjosa Osmani
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Besar Musolli i jep fund karrierës, Gjilani

28 June 2026
Lajme

Gjilan: Drejtori Kushtrim Ibrahimi sqaron rastin në

27 June 2026
Lajme

Gjilan: Kuvendi i Gjilanit miraton Kornizën Afatmesme

27 June 2026
Futboll

Fisnik Asllani drejt Borussia Dortmund – talenti

27 June 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Voton Osmani: Kam optimizëm të madh që

7 June 2026

Vjosa Osmani, kandidate për presidente nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka

Lajme

LAJMI I FUNDIT | “3 probleme më

8 May 2026

Këshilltarja e Donika Gërvallës, Triera Kasumi, ka reaguar për largimet që kanë ndodhur nga

Lajme

Gjilan: Vjosa Osmani në vizitë, pritet nga

13 April 2026

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qëndruar për vizitë në Gjilan, ku është takuar

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.