Soprano, Elonë Sadiku, pjesë e koncertit festiv për 28 Nëntorin
Një koncert me këngët më të bukura shqiptare do të organizohet me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, duke sjellë një program të veçantë muzikor në atmosferën e festës kombëtare.
Nën drejtimin e dirigjentit Edon Ramadani, Orkestra Harkore do të interpretojë një repertor të përzgjedhur me këngë shqiptare, në një mbrëmje që synon të ndërthurë emocionin e muzikës me frymën festive të kësaj date të rëndësishme për shqiptarët.

Në këtë koncert do të marrin pjesë sopranot Zana Abazi Ramadani, Arta Jashari dhe Elonë Sadiku, si dhe flautistja Zanë Abazi, të cilat do t’i japin programit një dimension të veçantë artistik.
Koncerti do të mbahet të shtunën, më 28 nëntor 2026, në orën 18:00, në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
